Author: tirana

Banorët e fshatit Kuqar në Patos kanë marrë certifikatat e pronësisë, dhe kjo ka ndodhur pas 30 vitesh. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, tha se janë rreth 990 pasuri të paregjistruara në këtë zonë dhe se problematika ka edhe me banesat e para viteve 1990. Kuqari është një prej fshatrave të Patosit, i cili e mbështet ekonominë e tij kryesisht mbi kulturën e ullirit për prodhim vaji. Ullishtat e shtrira në kodrat e kësaj zone kodrinore, vijonin që prej vitit 1991 të ishin të paregjistruara, duke mbartur edhe një numër konfliktesh që të asaj kohe midis vetë fermerëve…

Read More

Kemi lënë pas një sezon të ngjeshur televiziv, që bëri për vete publikun. Tashmë personazhet janë duke pushuar, por duket se ethet e sezonit të ri, i kanë kapur tashmë. Nga ato që kemi mundur të mësojmë, televizionet e kanë bërë gati tashmë programacionin për shtatorin, ku një sërë formatesh të reja do të vijnë për publikun. Me shumë interes do të përcillen edhe dy formatet e njëjta. “Dance with me” në Tv Klan dhe “Dancing with the Stars” në Top. Pjesëmarrja e Bora Zemanit si moderatore ka shtuar edhe më shumë interes, duke ditur se përballë do të jetë…

Read More

Nga: Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi Jemi deri në fyt me ish-fuksa e fuksa. I kemi kudo. Përballë, anash, tek lagja, në stadium, në kinema. Jetojmë në regjimin e fuksave që u ndërtua tullë pas tulle nga ish-sigurimi famëkeq i dikurshëm. Fjala që dëgjohet më shpesh tani sikurse dikur para ‘90 është “mos fol”. Mos fol se të heqin nga puna.Mos fol se të kërcënojnë me polici.Mos fol se të shpallin antiamerikan.Fuksllik kudo. Tradhëti kudo. Gara midis ish-fuksave dhe fuksave të rinj (patronazhistët) është e madhe. Të parët ankohen se nuk iu dihet nderi e se me kontributet e tyre…

Read More

Këtë të dielë Gjermania do të luajë kundër Anglisë në finalen e “UEFA Women’s EURO 2022”, që do të zhvillohet në Wembley. Disa orë para sfidës, Princi William dhe Princesha Charlotte i kanë uruar luaneshave të Anglisë fat, përmes një video të regjistruar në Pallatin Kensington. “Ne të dy duam t’i urojmë fat të mirë për sonte. Ju keni bërë jashtëzakonisht një punë të mirë”. Kurse Princesha Charlotte: “Paçni fat, shpresoj të fitoni, mirupafshim” dhe përshëndet kamerën. 90.000 tifozë do ta ndjekin në stadium këtë finale. Sfidat e futbollit nuk parashikohen lehtë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një…

Read More

Vendi është populluar nga turistët që kanë zgjedhur që pushimet verore ti kalojnë në plazhet e Shqipërisë. Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka paralajmëruar se duke nisur nga muaji gusht do të shtohen masat për mbarvajtjen e sezonit turistik. Kryepolici Gledis Nano ka urdhëruar që të caktohen punonjës policie, kryesisht të Policisë Kriminale të Rendit, për të patrulluar në vijën bregdetare, aty ku ka grumbullime masive të pushuesve dhe të filmojnë çdo rast të tentativës për manovra të rrezikshme nga “Jet ski”-të apo skafet, qoftë brenda perimetrit të sigurisë, ashtu edhe në afërsi të perimetrit të sigurisë. Po ashtu…

Read More

Është kthyer në një telenovelë lëvizja e mundshme e Ronaldos te Bayern Munich, dhe mbetet padyshim kryefjala e kësaj merkatoje verore. Bavarezët i kanë mbyllur “derën” përfundimisht 37-vjeçarit, pas deklaratës së fundit të një prej drejtueseve, Oliver Kan. Sipas tij ekipi nuk do të transferojë asnjë sulmues për të zëvendësuar Levandovskin, i cili tanimë është lojtar i Barcelonës. “Ne nuk do të transferojmë asnjë sulmues, për këtë nuk ka diskutime. Ne i kemi opsionet tona në skuadër. Zirkze, Çupo-Moting dhe të riun Matis Tel”, u shpreh Kan. Ronaldo ka përsëritur kërkesën për të ikur nga Manchester United, edhe pas bisedimeve…

Read More

Në Californi u zhvillua miqësorja e luksit mes Real Madrid dhe Juventus që u fitua 2-0 nga kampionët e Spanjës dhe njëkohësishtë të Europës. Fillimisht realizoi Benzema, ndërsa më pas Asensio vulosi shifrat. Më herët Inter barazoi me rezultatin 2-2 miqësoren e zhvilluar në Itali kundër Lyon. Francezët në një çast udhëhiqnin me rezultatin 0-2, por golat e Lukaku-t dhe Barrela-s barazuan gjithçka. Në pjesën e dytë pati minuta edhe për shqiptarin Kristjan Asllani, i cili mori një vlerësim pozitiv.

Read More

Një foto unike është publikuar nga kryeministri Edi Rama, të pistës së aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Aeroporti i Vlorës është një investim mbi 100 milionë euro, premtim i kryeministrit Edi Rama për mandatin e tretë. Po ashtu pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit.

Read More

Në Groenlandë, sasia e akullit të shkrirë midis datave 15 dhe 17 korrik do të mjaftonte për të mbushur 7,2 milionë pishina olimpike, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Borës dhe Akullit të Shteteve të Bashkuara. “Shkrirja e veriut javën e kaluar nuk është normale, duke marrë parasysh mesataret e klimës 30-40 vjeçare. Shkrirja ka qenë në rritje”, tha për CNN Ted Scambos, një shkencëtar i lartë kërkimor në Qendrën Kombëtare të të Dhënave të Borës dhe Akullit në Universitetin e Kolorados. Një valë e ngjashme e të nxehtit ka ndodhur në vitin 2019, kur 532 miliardë ton akull…

Read More

Instituti për Shëndet Publik në Malin e Zi, ka konfirmuar rastin e parë më linë e majmunit, ku edhe thekson se pacienti është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme. Laboratori i Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të IJZ zbuloi në bashkëpunim me Institutin e Virologjisë vaksinat dhe serumet “Torlak” dhe konfirmoi rastin e parë të lisë së majmunit. Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive. Janë…

Read More

Zjarret në vend kanë aktive dhe po djegin me mijëra hektarë me pemë. Në Dropull situata është drejt normalizimit. Mesditën e djeshme kanë ardhur në ndihmë dy avion grek të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit në disa zona ku është dhe rreziku më i madh për banorët. Në fshatrat Fratar, Lugar,Terihat dhe Grapsh. Nuk ka dëme as në banesa as në njerëz. Avionët janë rikthyer në mëngjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat deri rreth orës 3 të mëngjesit kanë qenë mbi fshatin Grapsh. Ndërkohë në orët e para të mëngjesit dhe…

Read More

Tobias Ruettershoff, drejtues i zyrës së fondacionit gjerman”Konrad Adenauer” në Tiranë mendon se shkaku kryesor i largimit të rinisë dhe profesionistëve të kualifikuar nga Shqipëria është korrupsioni. Ai thotë edhe se tashmë që (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, (BKI) janë me staf të plotë, duhen veprime më konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, thekson edhe se “emigrimi i rinisë dhe i profesionistëve është me të vërtetë një problem që e kemi parë në rritje gjatë viteve të fundit dhe tani po bëhet një problem shumë i rëndë. Kjo nuk ka të bëjë…

Read More