Dy helikopterë nga Greqia ndihmuan në neutralizimin e flakëve në zonën e Dropullit. Kryetari i baskisë, Dhimitër Toli ka falenderuar shtetin fqinj për ndihmën e ofruar në këtë situatë të vështirë. Në një prononcim për mediat, ai tha se në fillim u ndërhy vetëm me tre zjarrfikëse, e më pas u kërkua ndihmë nga Greqia, pasi zjarri po kërcënonte banesat pranë zonës. “Ne kemi marrë të gjitha masat. Kam një falënderim të veçantë për bashkinë Memaliaj, forcat zjarrfikëse të gjithë ata që na mbështetën në këtë situatë. Një falënderim të veçantë kam për qeverinë greke për mbështetjen me helikopter. Fillimisht…
Author: tirana
Arbana Osmani është pyetur nga një ndjekës i saj nëse ka qenë e vështirë të ishte adoleshente në kohën e saj. Moderatorja e njohur u shpreh se nuk ka qenë e vështirë, por, shtoi se ajo çfarë e shqetëson më shumë janë fëmijët e saj, pasi po rriten në periudhën e rrjeteve sociale dhe bullizmit online. Pasi prezantoi për katër muaj formatin “Big Brother VIP”, ku edhe zbuloi se ishte shtatzënë për herë të tretë, aktualisht, moderatorja po bën një pauzë.
Agustin Sefa, 31-vjeçari që u përplas nga një gomone teksa po pushonte në bregdetin e Jalës së bashku me partnerin e tij, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lajmi i mirë është dhënë nga e fejuara e të riut, e cila ka bërë një postim në rrjetet sociale duke falënderuar Zotin për mundësinë e dytë që iu dha për të jetuar edhe një herë jetën e për të dashur përsëri njëri-tjetrin. Pak ditë më parë, Sefa dhe partnerja e tij u goditën nga një gomone gjatë kohës që po qëndronin në çadrën e tyre, duke shijuar rrezet e diellit. Vjaza nuk…
Një person është asfiksuar si pasojë e tymit të krijuar nga zjarret në fshatin Frashtan të Dropullit. Bëhet fjalë për një banor të zonë, i identifikuar si Kristaq Ziso, i cili është gjendur i asfiksuar në hyrje të fshatit të tij pas përhapjes në mënyrë të pakontrolluar të flakëve nga maja e malit drejt zonave të banuara. Ziso është shoqëruar në gjendje të rënduar ne Spitalin e Gjirokastrës.
Ish-Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e dosjeve të ish-Sigurimit. Ai ka rishpërndarë një foto të një reviste të botuar në 1983, dhe bën ironi përmes një karikature që sipas tij mban autorësinë e Kryeministrit, duke e quajtur të “preferuarin e Sigurimit”. “Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta”, shkruan Meta.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për dokumentin e Autoritetit të Dosjeve, që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Teksa tregonte një bisedë të realizuar me Metën në kohën kur PS dhe LSI ishin në koalicion, kreu i qeverisë theksoi se kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, e cila sot “shantazhohet dhe sulmohet”, u propozua në krye të kësaj detyre nga vetë Meta. Kryeministri bëri të qartë se mes Ilir Metës dhe Autoritetit të Dosjeve në lidhje me identitetin e ish-sigurimsit, mbështet këtë të fundit. Reagimi…
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit e konsideron të mbarë këtë sezon turistik. Në një intervistë për “Kjo Javë”, Mirela Kumbaro u ndal edhe te kritikat dhe ankesat për ulje të numrit të pushuesve për shkak të rritjes së çmimeve. Ajo u shpreh se shpërndarjet në rrjetet sociale nuk janë baza për të bërë një perceptim. “Deri në këtë pikë që jemi kemi një sezon të mbarë. Analizat përfundimtare do të bëhen në tetor apo nëntor, por shifrat janë shumë të mira deri tani, edhe po t’i referohemi mediave të huaja. Jemi 40 më shumë vizitor të huaj…Komente që bëhen në rrjet…
Nga Spartak Ngjela: Erdhi koha të pyesim? Kush e disponon sot agjenturën e Sigurimit të Shtetit që ka funksionuar gjatë regjimin komunist në Shqipëri? Sepse, befas, ish presidenti Meta na doli si agjent i policisë sekrete të komunizmit në Shqipëri. Por çfarë ishte kjo polici sekrete që drejtohej nga Sigurimi i Shterit në Tiranë dhe çfarë ndodhi me të pas rënies së komunizmit? Po me agjenturën e Sigurimit të Shtetit çfarë ndodhi pas rënies së komunizmit? Ku shkuan gjithë ata agjentë që shqiptarët i quanin dhe i quajnë spiunë, dhe që përbënin rreth 20% të popullsisë? I. Atëherë, na duhet…
Autoritetet në Londër, gjatë një aksioni kundër lëndëve narkotike në një port të Essex, gjeti të fshehur në një ngarkesë me banane kokainë me vlerë 40 milionë paund. Më shumë se gjysmë ton drogë e klasit A u zbulua në një varkë që kishte destinacion Holandën. “Sekuestrimi i kësaj ngarkese është një goditje e madhe për grupin kriminal, pasi i pengon ata të bëjnë miliona paund, që do të ishin investuar në aktivitete kriminale të mëtejshme”, tha një zyrtar i policisë. Ky aksion vetëm katër muaj pasi një tjetër ngarkesë kokaine e fshehur brenda tufave të bananeve u zbulua në…
Dy qytetarë nga Tirana, 70 dhe 71 vjeç, kanë humbur jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë identifikuar 1019 raste të reja nga 2260 testime të kryera. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Ndërkohë, janë shëruar 1159 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 299,258 që nga fillimi i epidemisë.
Një numër i lartë udhëtarësh është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në dy pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës, duke krijuar radhë të gjata. Raportohet se në Qafë Thanë janë krijuar radhë për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike. Sakaq, po punohet me 2 sportele në dalje dhe 3 në hyrje. Ndërkohë, në Kapshticë shkak është bërë mosfunksionimi i rrjetit.
Autoritetet shëndetësore në Malin e Zi shprehen të shqetësuar për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus. Nga dita e premte, atje kanë hyrë në fuqi masat e reja epidemiologjike, sipas të cilave qytetarët detyrohen të mbajnë maska në të gjitha institucionet publike, farmacitë, dyqanet, pikat e karburantit, aeroportet dhe stacionet e autobusëve. Nëse këto masa nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës në periudhën afatshkurtër dhe numri i vdekjeve, infektimeve dhe shtrimeve në spital rritet, kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galic, paralajmëroi se do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura.