Mali i Zi rrezikon që të mbetet sërish pa qeveri. Nëse marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe do të nënshkruhet javën e ardhshme, Milo Gjukanoviç do të kërkojë zyrtarisht rrëzimin e qeverisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti malazez në një intervistë për N1. Sipas Gjukanoviç, marrëveshja në fjalë përmban pjesë të cilat “falsifikojnë historinë e Malit të Zi”. “Abazoviç vendosi krejt papritur të riformulojë prioritetet e agjendës së qeverisë, në mënyrë që në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, të vinte në plan të parë nënshkrimin e kontratave për çështje me interes të…
Author: tirana
Burkhard Blienert, Komisioneri gjerman për drogërat dhe varësinë deklaroi nga Vlora se e vetmja mënyrë për të luftuar krimizalizimin është legalizimi i drogërave të lehta si kanabisi.Në një bashkëbisedim me të rinjtë eurosocialistë, Burkhard Blienert thekson se koha ka treguar se trajtimi që i është bërë deri më tani këtij fenomeni nuk po funksionon në botë.“Ajo çfarë është vërtet e rëndësishme është që të fokusohemi në luftën ndaj varësisë dhe ne duhet të fokusohemi tek këta njerëz. Një nga aspektet më të rëndësishme është që ne nuk mund të vijojmë me kriminalizimin e përdorimit të drogës. Kështu që ne kemi…
Faqet zyrtare të institucioneve publike do të jenë sërish offline sot nga ora 14:00 deri në 23:59. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën me dije se gjatë kësaj kohe do të kryhet një operacion mirëmbajtje për sistemet dhe faqet e këtij institucioneve të cilat pak javë më parë ranë pre e një sulmi kibernetik Në njoftim thuhet se kjo ndërhyrje do i shërbime përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike online. “Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me dije qytetarëve shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe…
Jetlira Elezi, nëna e një vajzë që u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj orët e para të kësaj të shtune, e kishte raportuar disa ditë më herët dhunën nga 37-vjeçari. Ramis Mici autori që ende është në kërkim nga policia, nuk e kishte për herë të parë që dhunonte njerëzit e tij të afërm. Edhe në martesën e parë ai ka shfaqur të njëjtat probleme me dhunën. Pesë ditë më parë, çifti ishte në ambientet e policisë Elbasan, ku 37-vjeçarja kishte denoncuar për dhunë bashkëjetuesin. Pas konfliktit, Mici vijoi të jetonte në ambientet që ata kishin marrë me…
Një 54-vjeçare në Vlorë ka humbur jetën të shtunën ndërsa qëndronte në breg të detit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Gruaja po rrinte në breg kur dyshohet se i ka rënë infarkt. Për pasojë, 54-vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Po më dukesh vajzë e mirë dhe dua të të ndihmoj”, ky ishte premtimi që i ishte bërë vajzës me inicialet A.H., 15 vjeçe, nga një burrë më i vjetër. Ajo çfarë pësoi pas kësaj, sipas A.H., do të çonte në eksperiencën më të rëndë të jetës së saj. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, kjo vajzë që tani është 18-vjeçare tregon se si ra pre e mashtrimit, u trafikua dhe u dhunua seksualisht për disa javë. A.H. nga Kosova në atë kohë jetonte me prindërit dhe vëllain e saj. “Si fëmijë, kujtoj zhurma, konflikte, e shumë pak…
Në koncertin e fundit, Ylli Limani ka rrezikuar që të digjet. Teksa po performonte në ambient të hapur, del flakë nga aparatet që përdoren për efekte skenike. Ylli ka qenë shumë pranë saj dhe për pak sa nuk është përfshirë nga flakët. Pamjet i ka ndarë vetë këngëtari në Instagram ku shkruan, “Shpëtuam”. Ai është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.
Një burrë është përfshirë nga flakët në Rusi, pasi ndezi cigaren duke furnizuar makinën. Pavarësisht se nëpër karburante ka shumë paralajmërime te tipit “mos ndiz cigaren” apo të ngjashme, ka ende njerëz që nuk i marrin seriozisht ato duke rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve. Momenti u fiksua nga kamerat e sigurisë së karburantit, ku duket burri që menjëherë sapo ndez çakmakun merr flakë avulli i karburantit që po hidhte në makinë. A man in #Chelyabinsk region, #Russia decided to light a cigarette at a petrol station. The result of this can be seen in the video. pic.twitter.com/PaVS5cuU8P—…
Kryetari i Partisë së Lirisë i ka bërë thirrje qeverisë të ulë çmimet, të rrisë rrogat dhe pensionet dhe të mbështesë financiarisht çdo qytetar. Në një status në rrjetet sociale, Meta shprehet se rritja e çmimeve po varfëron çdo ditë qytetarët duke kërcënuar si kurrë më parë buxhetet familjare. Ai shton se nuk ka asnjë plan masa për të ndihmuar qytetarët ndërsa merr shembull masa e marra në Britaninë e Madhe, Itali, Spanjë etj. Sipas Metës, në vend të ndihmës ekonomike qeveria vazhdon të paguajnë miliona euro për Inceneratorët. “Inceneratori i Elbasanit është financuar në vlerën 1.9 miliard lekë, inceneratori…
Një shqiptar ka sulmuar një italian pasi shkoi tek shtëpia e këtij të fundit për të folur për punë. Ngjarja ndodhi në Ancona, jashtë shtëpisë së italianit. Sipas asaj që kishin shkruar mediat, shqiptari kishte shkuar tek shtëpia e 44-vjeçarit për të përmbyllur një marrëveshje pune. Por gjithçka shkoi keq! Ata u zunë dhe pas sherrit shqiptari mori lopatën në dorë dhe rrahu 44-vjeçarin. Ky i fundit nuk mundi të reagonte, por kanë qenë të bërtiturat e tij që bënë fqinjët të lajmëronin policinë. Pas kësaj, shqiptari u arrestua. Ndërkohë italiani ndodhet në spital ku përveç 3 dhëmbëve në tokë,…
Policia ka arrestuar njw 26-vjeçar, i cili dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë. K. A., i cili kishte disa muaj që kishte dalë nga burgu, është lokalizuar nga blutë e Korçës në lagjen nr. 14 dhe sapo ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e Policisë, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës. Arma u sekuestrua nga efektivët, në cilësinë e provës materiale, ndërsa 26-vjeçari banues në Korçë, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i…
Një ditë pasi u liruan 14 marinarët e anijes që solli afërsisht 60 kg kokainë në Durrës të fshehur brenda në qymyr, një prej tyre është riarrestuar sërish. Marinari rus Grigory Gorbunov ka pasur në celular materiale pornografike me të mitur. Në celularin e Grigory Gorbunov janë gjetur mbi dhjetëra mesazhe foto video që faktojnë aktivitetin e tij kriminal të pornografisë me të mitur. Anija u largua bashkë me 13 marinarët e tjerë, ndërsa shtetasi rus ndodhet ende në Shqipëri në paraburgimin e Durrësit.