Author: tirana

Jetlira Elezi u vra nga bashkëjetuesi i saj, Ramis Mici, pak pas mesnatës së të premtes në banesën ku jetonin me qira në Elbasan. Babai i 37-vjeçares mësohet se ka marrë vesh lajmin nga televizonet dhe i tronditur ka shkuar drejt Komisariatit. Në pamje shihet momenti kur ai futet në ambientet e Komisariatit, teksa shoqërohet nga një person tjetër. Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie. Pas vrasjes së bashkëjetueses, 37-vjeçari është arratisur dhe policia po punon për kapjen e tij.

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se qytetarët nuk duhet të konsumojnë produktin patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”. AKU sqaron se pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në këto patatina. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit. Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Read More

Vlora mikpriti të rinj eurosocialistë nga 40 vende të ndryshme të botës. Në ceremoninë e hapjes së shkollës verore të YES, i pranishëm ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i shoqëruar nga Drejtuesi Politik i Qarkut Vlorë, Arben Ahmetaj, Sekretari për Digjitalizimin në PS, Etjen Xhafaj dhe nga deputetë të tjerë të kësaj force. Duke u uruar mirëardhjen në qytetin e Vlorë, Gjiknuri deklaroi se PS vijon të jetë forca kryesore edhe pas 9 vitesh të qëndrimit në pushtet, pasi ka gjithmonë të rinj dhe të reja që i bashkohen asaj. “Ne ju urojmë mirëseardhmen në…

Read More

Kryeministri Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat me ekipin e negociatave me Bashkimin Evropian. Rama tha se tashmë misioni është që vendi të fitojë respektin në aspektin teknik, pas respektit politik që mori. “Është themelore që të garantojmë me punën, me seriozitetin, me cilësinë e materialeve, me cilësinë e komunikimit që Shqipëria të shikohet me respekt në çdo hap. Atë respekt të fituar në aspektin politik ta fitojmë edhe në aspektin teknik. Skuadra shqiptarë në Bruksel të krijojë përshtypje serioziteti dhe në Bruksel të flitet për cilësinë e punës së skuadrës shqiptare”, tha Rama. Kryeministri lavdëroi punën…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto nga Bjeshkët e Namuna në Rugovë. Ai shfaqet krah të shoqes Liri Berisha dhe mbesës së tij, vajzës së Shkëlzen Berishës. Berisha shkruan se mendja e tij fluturon çdo ditë në këto bjeshkë të cilat i cilëson të bekuara. ‘Miq, ju përshëndes me këtë foto nga Bjeshkët e bekuara, Rugovë, ku çdo ditë fluturon mendja ime! Sb”, shkruan Berisha.

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Nga një sondazh elektronik me 1938 të anketuar, qëe zhvillova në 24 orët e fundit, rezultoi se pothuaj 1/3 e shqiptarëve (31.7%) nuk pëlqejnë as Ramën, as Berishën, e as Metën. Ndërsa ndër të tre, 38.6% preferojnë Ramën, 25.5% Berishën, dhe 4.3% Metën (shihni Tabelën 1). Nga të dhënat demografike dhe elektorale tëtë anketuarve, si dhe nga preferencat e tyre ndaj politikanëve, mund të bëhet ky ekstrapolim i përafërt: Rreth 810 mijë banorë të rritur janë simpatizantë të Ramës, rreth 535 mijë të Berishës, rreth 90 mijë të Metës, dhe 665 mijë të asnjërit. Meta rezulton të…

Read More

Një 45-vjeçar është vënë në pranga në Pukë për kultivim kanabisi. Bëhet e ditur se pas kontrolleve në terren, policia në Pukë ka arrestuar L. S., 45 vjeç, djalin dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, të tre banues në Nikël. Nga hetimet e para rezulton se burri, i ndihmuar nga të miturit ka kultivuar në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Këto të fundit, policia njofton se janë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e…

Read More

Vetëm gjatë këtij muaji në Bashkinë e Matit janë evidentuar 23 vatra zjarri. Gati çdo ditë zjarrëfikësit, punonjësit e bashkisë dhe banorë të zonave rurale kanë kontribuar në shuarjen e tyre. Nga ana e saj, Bashkia Mat ka kërkuar nga Policia lokale hetimin dhe zbulimin e autorëve të zjarreve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Agron Malaj ka postuar fotot nga beteja që po bëhet me zjarret, ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që po kontribuojnë në shuarjen e tyre nē pyjet dhe kullotat e Matit. “Temperaturat e larta të muajit Korrik u pasuan me 23 vatra të ndryshme…

Read More

Analisti i BBC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore Gabriel Partos ka komentuar situatën në Ballkan pas shpalljes ‘non-grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Britania e Madhe. “Berisha është një forcë përçarëse në politikën shqiptare dhe në kontekstin më të gjerë rajonal…”, tha ai për Report Tv. “Unë besoj se ka dy arsye kryesore që kanë motivuar vendimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Së pari, qeveria donte të demonstronte angazhimin e saj për të luftuar korrupsionin. Së dyti. dhe besoj se ky ishte një motiv më i rëndësishëm në rastin e zotit Berisha, autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, ashtu si…

Read More

Përfaqësuesi i lartë për Bosnjë-Hercegovinën ka vendosur disa ndryshime – kryesisht të natyrës teknike – në ligjin zgjedhor. Dhe është i shqetësuar për një destabilizim të mundshëm të vendit Para disa ditësh, kur në opinionin boshnjak u shfaq një dokument, që supozohej se përmbante vendime të përgatitura për disa ndryshime në ligjin zgjedhor, shpërtheu një stuhi indinjate. Kryesisht nga boshnjakët, të cilët përbëjnë shumicën në vend. Ky dokument qe përgatitur nga Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje – Hercegovinën, i cili ka një rol të rëndësishëm: mbikëqyrjen e zbatimit të aspekteve civile të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të vitit 1995,…

Read More

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur duke vjedhur 240 litra lëndë djegëse nga pika e karburantit, ku punonte. Sipas mediave greke, i riu shqiptar u kap duke vjedhur nga biznesi 12 bidona me 240 litra lëndë djegëse të lëngshme, me vlerë totale 450 euro. Në automjetin e tij u gjendën bidonat, të cilat i janë konfiskuar dhe i janë dhënë pronarit të biznesit.

Read More

Gafa gjatë një transmetimi ‘live’ në emision e Fjodora Fjorës pak muaj më parë u kthye shumë shpejt në një ndër memet më të përdorura në rrjetet sociale. E gjitha nisi gjatë kohës që moderatori Ronaldo Sharka që ishte i ftuar në emisionin e saj, po fliste për figura publike të moderimit në Shqipëri dhe në një moment krahason veten me to, duke përdorur emrin e tij, pra në vetën e tretë. Pas kësaj moderatorja e pyet: Kush është Ronaldo Sharka?, dhe studio shpërtheu në të qeshura. Kaq mjaftoi që ajo të bëhej virale në rrejt ndërsa moderatorja e ftuar…

Read More