Author: tirana

Në një video të postuar në internet të premten, aktori fitues i Oscar, Will Smith, i kërkoi falje drejtpërdrejt komedianit Chris Rock për shuplakën gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, dhe tha se ishte “thellësisht i penduar” për sjelljen e tij. Në një video gati 6-minutëshe, Smith i kërkoi gjithashtu falje nënës së Rokut, Rose, dhe vëllait të tij më të vogël, Toni. “Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe mua do të më kesh këtu sa herë që të jesh gati për të folur”, tha Smith.

Read More

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, kanë inspektuar kantierin e portit të ri të Vlorës. Rama shkruan në Facebook se është një port i integruar ku përveç anijeve të mallrave do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve, ndërkohë që brenda gushtit do të instalohen dy anije prodhuese të energjisë elektrike. Rama u ndal dhe te kriza energjitike dhe takimi me princin e Kurorës së Arabisë Saudite në Athinë duke zbuluar dhe se çfarë marrëveshjeje firmosën. “Isha në Athinë ku takova Princin e Kurorës i cili më ftoi të shkoja atje sepse…

Read More

Gjykata në Angli ka lënë në burg një 25-vjeçar shqiptar, pasi u kap në një fermë kanabisi në High Street në Stalham, ku autoritetet zbuluan 79 bimë kanabisi me vlerë prej gati 80 mijë paundë. Shqiptari, i identifikuar si Kol Hila deklaroi para togave të zeza se ai kishte frikë për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri, pasi pretendon se banda e trafikut të drogës e kishin kërcënuar. Mirëpo, policia nuk beson se shqiptari është kërcënuar. Ai u dënua me 12 muaj burg. Pas përfundimit të dënimit, i riu do të deportohet në Shqipëri.

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm Olsin Çela, që të bëjë një verifikim të thelluar lidhur me të shkuarën e kryetarit të Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi. Kërkesa e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, vjen pas akuzave të forta të Partisë Demokratike, e cila thekson se Kokoneshi ka qenë i arrestuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore. Akuza këto të cilat janë hedhur poshtë nga Kokoneshi i cili thekson se janë sulme politike.

Read More

Ish-deputeti Lefter Maliqi, ndërsa zbuloi se do të kandidojë për kryetar të një bashkie në qarkun e Beratit nën siglën e opozitës së bashkuar, ai nuk la pa përmendur edhe rikthimin e Metës pas 5 viteve si President i Republikës. I ftuar në një intervistë në “Fax News”, Maliqi tha se Berisha dhe Meta kanë 7 fishin e energjisë së kryeministrit Rama. “Bashkimi i këtij binomi të fuqishëm, Sali Berisha mosha 78-vjeç me energji dyfishin e Ramës dhe Ilir Meta me energji 5-fishin e Ramës, do të thotë 7-fishin e energjisë. Ilir Meta ka tre ditë që ka ardhur në…

Read More

Tre deputetët e LSI-së (tashmë Partia e Lirisë), kanë votuar kundër shkarkimit të Arben Ahmetajt nga postet që mbante në Qeveri.Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho votuan kundër dekretit të shkarkimit, ndërsa deputeti i katërt i dalë nga LSI, Agron Çela nuk mori pjesë fare në votim. Në mënyrë të beftë kryeministri Edi Rama, njoftoi se kishte ndryshuar numrin dy të kabinetit të tij qeveritar, zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, një prej figurave ndoshta më jetëgjatë si pjesë e qeverive socialiste që nga 2013. Ai ka mbuluar funksione të ndryshme nga ministri i Ekonomisë, te ai i Financave, me një ndërprerje…

Read More

Presidenti Ilir Meta përsërit shqetësimin e tij për shpopullimin e vendit. Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se janë të shumta familjet që po humbin fëmijët të cilët detyrohen të emigrojnë, duke zbrazur vendin. “FAMILJET PO HUMBIN FËMIJËT! ATDHEU PO HUMB RININË! NUK MUND TË LEJOJMË ZBRAZJEN E SHQIPËRISË! Shumë prindër po përjetojnë sot dramën dhe dhembjen e madhe, që në mungesë të shpresës dhe kushteve ekonomike, të dërgojnë vogëlushët e mitur si emigrant në Europë. Të bashkohemi për të ndalur anxhendën antikombëtare të shpopullimit të Shqipërisë, që as një pushtues nuk do guxonte ta bënte!”

Read More

Dy mjete të tjera i shtohen flotës së Bashkisë Mat për të kryer detyrat e saj të përditshme në shërbim të qytetarëve.Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Kryetari i Bashkisë Agron Malaj, i cili priti në një takim të veçantë ambasadorin japonez në vendin tonë, Takada Mitsuyuki.“Duke u shpallur fitues të projektit “Për mjedisin dhe jetën”, nga Ambasada Japoneze sot morëm në dorëzim dy mjetet multifunksionale si: minieskavator dhe autobot.E falenderova Ambasadorin TAKADA Mitsuyuki për këtë mbështetje ndaj Bashkisë Mat dhe e sigurova që për një bashki si e jona që çdo ditë po shton sipërfaqet e gjelbra, ky…

Read More

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr.1 në Durrës. Bëhet fjalë për një 42-vjeçar me iniciale E.Gj, i cili i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftojnë uniformat Blu.

Read More

Në rrjetet sociale po bëhet virale një video e nxehtë e këngëtares Enca. Ajo shihet teksa është topples dhe gjoksi i saj mbulohet nga duart e një burri. Ende nuk dihet se kush është burri misterioz.Vetë Enca deri më tani nuk ka dalë me një reagim. Prej disa kohësh këngëtarja shqiptare jeton në Dubai dhe thotë se atje ka disa biznese.Enca ka tërhequr disa herë vëmendjen me videot e saj sensual.

Read More

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ia merr valles nën tingujt e tupanit. Nga videoja e publikuar në rrjetet sociale, anëtarja e kabinetit qeveritar shihet teksa iu është bashkuar banorëve të zonës veriore, dhe bashkë me ta argëtohet duke kërcyer vallen e Shotës. Ndërsa Kumbaro shijon folklorin shqiptar, Autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit një dokument, të cilin e vinte në dijeni se presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e diktaturës komuniste, por pa dhënë detaje për rolin e tij.

Read More