Author: tirana

Të gjithë qytetarët të cilët ndosin mjedisin, transportojnë mbetje në kundërshtim me ligjin apo djegin në mënyrë të pakontrolluar mbetjet, do të përballet me gjoba të rritura. Këshilli i Ministrave propozon rritjen e vlerës së gjobave. Në draftin e ri të hedhur për konsultim publik thuhet se çdo person që nuk diferencon mbetjet, i asgjëson ato në kundërshtim me ligjin, transferon mbetje pa dokumentacion apo transporton mbetje të rrezikshme në automjet do të marrë masë administrative. Gjoba pr këto raste varion nga 1.3 milionë lekë deri në 1.95 milionë lekë, nga 1 deri në 1.5 milionë lekë që ka qenë…

Read More

Një gjykatë në Sarajevë ka dënuar Amir Zukiqin, ish-zyrtar i lartë i partisë në pushtet, me tre vjet burgim për korrupsion. Zukiq, ish-deputet i shtetit dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë për Veprim Demokratik (SDA), parti e cila është aktualisht në pushtet, u shpall fajtor për ryshfet dhe përdorim të lidhjeve politike për t’u dhënë punë disa njerëzve në institucionet shtetërore në vitin 2016. Departamenti amerikan i Shtetit në vitin 2020 ia ndaloi Zukiqit hyrjen në Shtetet e Bashkuara për, siç thuhet, përfshirje në korrupsion të rëndë. Gjykata e Sarajevës dënoi më 29 korrik edhe katër persona të tjerë me…

Read More

Këngëtaren Rona Nishliu, e cila përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Suus”, nuk e kemi parë shumë aktive Së fundmi, artistja është bërë e “gjallë” përmes një postimi në “Instastory”, ku shfaqet në një spital duke marrë serum. Ende nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me autoren e hitit ‘Suus’.

Read More

Partia Socialiste ka depozituar ditën e sotme dy projektligje për ndryshimin e Kodit Zgjedhor sa i takon verifikimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie. Kështu në projektligjin e parë, PS kërkon që subjekti zgjedhor, kandidatët për deputetë, kryetarë bashkie apo këshilla vendor duhet të paraqesin formularin e aplikimit pranë autoritetit të dosjeve 70 ditë para zgjedhjeve. Ndërkohë ky institucion ka 20 ditë kohë për të verifikuar pastërtinë e kandidatëve që garojnë në zgjedhje dhe më pas informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në rast se ata figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit. Propozimi i PS Në ligjin nr. 10019,…

Read More

Edhe pse plazhet janë të mbushura këtë verë me familje, ka dhe nga ata turistë të huaj të cilët nuk duan t’ia dinë për rregulla në publik. Këtë të premte, një turiste e huaj ka hequr bikinit e sipërme dhe ka dalë “topless” në plazhin e Jalës, përballë pushuesve nga Shqipëria që ishin të pranishëm aty. Pavarësisht syve kureshtarë, askush prej tyre nuk është ngritur t’i thotë që plazhi nuk është nudist.

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Belinda Ballukun, të cilën e uroi për postin e ri si zëvendëskryeministre. Kryediplomatja amerikanë bën me dije se në takim u diskutua për krizën ushqimore dhe energjetike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, si dhe për bashkëpunimin e SHBA me Shqipërinë për sulmin e fundit kibernetikë. “Sot takova Belinda Ballukun për ta përgëzuar për postin e ri si zëvendëskryeministre. Ne mezi presim forcimin e bashkëpunimit në të gjitha frontet, duke përfshirë përgjigjen ndaj sfidave ndaj sigurisë së ushqimit dhe energjisë në shkallë globale të shkaktuar nga lufta…

Read More

Tre qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend nga COVID. Pacientët ishin nga Fieri, Tirana dhe Kamza, 60-76 vjeç. Sakaq, janë identifikuar 1084 raste të reja pozitive me koronavirus nga 2413 testime të kryera. Numrin më të lartë të të infektuarve e shënon Tirana, ndjekur nga Durrësi dhe Lushnja. Aktualisht në spital po marrin trajtim 29 pacientë, ndërsa janë shëruar edhe 1527 qytetarë të tjerë.

Read More

Qytetarët e Vlorës janë surprizuar sot teksa kanë parë mbërritjen e anijeve të NATO-s. Mësohet se përfaqësuesit e NATO-s do të zhvillojnë një takim me pushtetin lokal të Vlorës dhe më pas do të nisin pastrimin e gjirit të Vlorës nga armatimet e vjetra. Këto predha nën ujore mund të jenë të paplasura në bregdet dhe mund të jenë rrezik për shpërthime duke rrezikuar mjetet lundruese.

Read More

Përgjithësisht do të mbizotërojnë orët me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në veri e verilindje gjatë mesditës parashikohen zhvillime vranësirash të cilat do të pasohen nga reshje lokale shiu. Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi e veriperëndimi me shpejtësi mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi në dete do jetë i forcës 2 ballë.

Read More

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Kroaci, pasi është rrëzuar nga një lartësi. 21-vjeçari ishte punonjës i një kompanie të Zagrebit, ndërsa ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton nga një lartësi prej rreth 20 metrash. Policia kroate ka lajmëruar se ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar.

Read More

Presidenti Volodymyr Zelensky ka vizituar në një spital ushtarët e plagosur ukrainas. Zelensky shkoi në spital i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeverisës dhe ushtarë të armatosur, që kujdeseshin për sigurinë e tij. Në videon dhe fotot e publikuara nga vetë presidenti në rrjete sociale, ai falenderon ushtarët që kanë mbrojtur Ukrainën dhe mjeket e infermierët që janë kujdesur për ta. “Edhe nën trajtim, mbrojtësit tanë mbajnë një shpirt luftarak. Dijeni se ne jemi shumë mbështetës për ju. Shërim të shpejtë”, thotë Zelensky.

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas po ndërtonte pa leje, në fshatin Qeparo, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë. Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi I. P. kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një objekt 1-katësh, në një sipërfaqe toke që nuk e kishte në pronësi. Në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të bashkisë Himarë u morën masat për prishjen e ndërtimit pa leje, me qëllim rikthimin e hapësirës në gjendjen fillestare. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan…

Read More