Author: tirana

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar një tjetër detaj lidhur me burgosjen e ish-efektivit të Repartit Special RENEA, i cili u kap me snajper dhe municione. Qyno zbulon se gruaja e tij G. D është agjente tek policia e Tiranës. Elton Qyno Arrestimi dhe më pas burgosja e ish-feketivit të Repartit Special RENEA, bëri që prokuroria e Tiranës të hetojë, për një person të tretë të implikuar në këtë ngjarje, i cili besohet se i ka dhënë çantën e kuqe, ku u gjend snajperi dhe municionet. Ky individ i tretë, jepet në dëshminë e të arrestuarit tjetër Elton Hithi, i cili…

Read More

Në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasi A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kryerjes së procedurave për verifikim në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ishte kthyer INAD (person i padëshiruar) nga pala greke, në datën 17.07.2022. Për të shmangur kontrollin e dokumentacionit, shtetasi A. T. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke vendosur në brendësi të pasaportës një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim daljen nga kufiri i RSH-së. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan…

Read More

Dita ndërkombëtare e buzëkuqit festohet më 29 korrik, duke ja kushtuar këtë ditë një prej produkteve kozmetike më të vjetra dhe më të pëlqyera në botë. I përdorur që në lashtësi edhe nga meshkujt, më pas si emblemë e lëvizjeve për emancipimin e femrës, konsiderohet simbol i feminitetit dhe joshjes dhe e humorit të mirë. Lyerja e buzëve me buzëkuq është një ritual që daton që në kohët e qytetërimeve të Mesopotamisë, pesë mijë vjet më parë. Sipas të dhënave historike, ishte pjesë e rutinës së bukurisë së mbretëreshës sumeriane Pu-Abi, e cila jetonte në qytetin e Urit (tani Iraku).…

Read More

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj thotë se Sali Berisha nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet dhe se kjo nuk lidhet me faktin se ai është shpallur non grata, por me gjithë të shkuarën e tij politike. Xhaferraj tha se duhet një lidershpi i ri opozitar dhe ato nuk mund të jenë as Meta dhe as Berisha. ‘Berisha nuk e sjellë dot PD në pushtet, i duhet opozitës një lidership i ri që të krijohet energjia e nevojshme për të sjellë opozitën në pushte. Gjithçka tjetër është shumë zhurmë për asgjë. Protesta e 7 korrikut veshja e hallit personal me…

Read More

Prokurori i çështjes, ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj anëtares së KPK-së, Etleda Çiftja e cila akuzohet për fshehje pasurie. Shtyrja e seancës është kërkuar nga vetë prokurori i çështjes i cili si shkak ka dhënë problemet shëndetësore që ka. Procesi në GJKKO është shtyrë për në 12 shtator. Ndërkohë avokati i Etleda Çiftes deklaroi se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e kësaj çështje ishte nëpërmjet gjykimit të shkurtuar.

Read More

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1 vit burg për deputetin e LSI, Etjon Jokën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili është filmuar teksa jepte para në këmbim të votave. Burg është kërkuar edhe për personin që ka filmuar videon Elis Babon, i cili ka pranuar ryshfet në këmbim të votës së tij. Ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithçka ka qenë e stisur nga kundërshtarët e tij politik si Alqi Bllako, i arrestuar për Inceneratorët.

Read More

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja është paraqitur këtë të premte në GJKKO, ku pritet që SPAK të shpallet pretencën për të. Çiftja është nën akuzë për fshehje dhe deklarim të rreme të pasurisë. Teksa Çiftja hynte në ambientet e Tiranës, një prej këpucëve e ka ‘tradhtuar’, pasi taka ka ngecur në trotuar. Me shumë sportivitet, anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka riveshur sërish këpucën, dhe ka vijuar të hyjë në ambientet e gjykatës bashkë me avokatët.

Read More

Një zjarr është raportuar në fshatin Façesh, në Dajt, ku ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B., dhe si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftim policie Më datë 29.07.2022, rreth orës 12:40, në fshatin Façesh, në Dajt, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B., dhe si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

A ka frikë Ilir Meta nga padia që do të bëjë ndaj tij, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991? Në konferencën me gazetarët nga selia e Partisë së Lirisë, Meta tha se është 10 hapa para të gjithëve. Pyetja: AIDSSH ka treguar se do të bëjë padi, ju thatë se e dini se kush e ka dërguar e-mail, jeni i gatshëm të deklaroni para organeve? Meta: Unë kam të qartë çdo gjë, jam 10 hapa para të gjithëve. Përpjekja e tyre karagjozëve për shkak se kanë karaktere të përshtira. Unë kam punë të tjera, sot na…

Read More

“Autoriteti do mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje të rëndë që ka bërë. Do mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë, dhe ne i dimë shumë mirë kush”, kështu u shpreh ish-presidenti Ilir Meta në një konferencë me gazetarët, i pyetur për çështjen më të debatuar, atë që një personazh me iniciale I.M ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit. Meta hodhi edhe një herë poshtë pretendimet e Autoritetit të Dosjeve se ai ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Përgjigja e plotë e Metës Jam i sigurt që qëndrimi edhe i deputetëve të Partisë së Lirisë, ka qenë dhe do të jetë…

Read More

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka bërë me dije nismën e re, e cila është se kush do të mbjellë mbi një hektar grurë do të marrë një mbështetje nga qeveria prej 30 mijë lekësh. “Bujqësia në këtë mbledhje ka miratuar një vendim shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me rritjen e masës së financimit të skemës kombëtare për vitin 2022. Kemi miratuar sot një fond prej 1,2 miliardë lekë që i shtohet buxhetit, duke e shtuar atë në 4,9 milionë lekë. Ky është buxheti më i madh i vënë ndonjëherë në dispozicion. Kemi pasur një vit të mbarë…

Read More

SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg të ish-kandidatin për deputet të LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka. Ai akuzohet për “korrupsion në zgjedhje”, pasi u filmua teksa jepte para në këmbim të shtitblerjes së votave. Dënim me 1 vit burg u kërkua edhe për Elis Babon, personi që kishte kryer filmimin, i njëjti që pranoi para nga Joka.

Read More