Author: tirana

Kosova mbetet në vendnumërim, sa i përket rrugës drejt Bashkimit Europian. Vendi ka nënshkruar vetëm Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok. E ardhmja evropiane i është konfirmuar disa herë, por rezultate të vërejtshme në praktikë nuk ka pasur. “Rrugën e Kosovës drejt Evropës e ka penguar më së shumti korrupsioni dhe nepotizmi në punësime. Po të mos ishte hajnia, Kosova do të mund të përparonte dyfish më shumë”, thotë Osman Maliqi, një qytetar nga Prishtina. “Nëse vazhdohet kështu, Kosova mund të anëtarësohet në BE në vitin 2050”. Anëtarësimi në BE është një…

Read More

Në fund të të njëzetave dhe në fillim të të tridhjetave, rritja e kockave ndalon. Edhe pse masa juaj kockore arrin kulmin në moshën 30 vjeç, ka ende shumë që mund të bëni për të parandaluar humbjen e kockave. Ekziston një zakon që mund të shkaktojë dëme pa e kuptuar fare: marrja e pamjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D. Këto dy lëndë ushqyese janë shumë të rëndësishme për kocka të forta dhe të shëndetshme. Mungesa e marrjes së tyre mund të ndodhë kur një person vendos të zëvendësojë të gjitha produktet e qumështit, të cilat janë burime të mira të…

Read More

Vetting-u djeg një tjetër prokuror. Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Adnand Xhelili. KPA vendosi të lërë të pandryshuar vendimin e KPK marrë në mars 2020 i cili shkarkonte prokurorin e Prokurorisë së Tiranës me arsyetimin se nuk justifikonte dy prona. Problemet kryesore që dolën nga relatimi në seancë dëgjimore lidhen me dy pasuritë kryesore të familjes së prokurorit Xhelili, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës. Komisioni konstatoi mospërputhje të burimit të deklaruar në vitin 2003 me atë në deklaratën e Vetting-ut, pasi në…

Read More

100 vite lidhje diplomatike ka Shqipëria me SHBA-në. Departamenti Amerikan i Shtetit teksa ka uruar 100-vjetorin e marrëdhënieve, në një bilanc të gjatë thekson se “ne shohim drejt së ardhmes dhe gjithçkaje që mund të arrijmë së bashku në shekullin e ardhshëm”. “Miqësia, demokracia, fusha e mbrojtjes dhe marrëdhëniet ekonomike të biznesit”, janë shtylla kryesore në bashkëpunimin Shqipëri-SHBA dhe janë forcuar intensivisht në këto 100 vite marrëdhënie diplomatike. Një nga pikat e rëndësishme të raportit, është se DASH thekson se programimi i SHBA-së mbështet një shtyp të lirë në Shqipëri të ndërtuar mbi gazetarinë investigative me cilësi të lartë, e…

Read More

Lady Diana, princesha e Uellsit është ende në mendjen dhe në zemrat e njerëzve. Ajo ishte një grua plot jetë dhe gjallëri dhe u fali lumturi shumë njerëzve, edhe pse u bënë 25 vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën. 41 vite më parë, pikërisht më 29 korrik të vitit 1981 të gjithë i kishin sytë te Lady Diana. Ajo shkoi në ceremoninë e martesës e shoqëruar nga babai i saj, me karrocën që ishte përdorur më parë nga mbretëresha dhe princi Filip. Dasma e Dianës me princin Charles është konsideruar si “dasma e shekullit”. Ajo ishte qytetarja e…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka publikuar datat e aplikimeve në programe që do të bëjnë maturantët nga portali U-Albania. Kushi ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë studentët që vitin e ardhshëm akademik do të jenë në auditorë. Nga data 29 korrik deri më 3 gusht portali U-Albania do të jetë i hapur për të gjithë maturantët që të bëjnë përzgjedhjet e tyre. Në mesazhin e saj Ministrja Kushi i inkurajon studentët që të mbështeten në prirjet dhe pasionet e tyre, por gjithashtu që të konsultohen edhe me mësuesit e prindërit, në mënyrë që të bëjnë…

Read More

Tensionet Greqi-Turqi, duket se nuk do të shohin dritë të bardhë. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis thotë se vendi i tij do të mbrojë sovranitetin territorial, teksa theksoi gatishmërinë për të vazhduar bisedimet me palën turke. Për të Recep Tayyip Erdogan duhet të fokusohet në ekonominë e turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane. “Është më mirë që Erdogan të merret me ekonominë turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur sovranitetin tonë”, shtoi kryeministri. Po ashtu Mitsotakis nënvizoi se Europa po përballet me një krizë gjeopolitike pas pushtimit rus dhe se nuk duhet të…

Read More

Negocimi teknik i marrëveshjes për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali, është një lajm i shumëpritur, por veçse guri i parë i themelit që mundëson njohjen e mundit të shqiptarëve që kontribuojnë prej vitesh në shtetin fqinj. Por trazirat politike në Itali mund të bëjnë që procesi të bëjë hapa mbrapa ose të mos shkojë deri në fund, pasi varet nga vullneti i qeverisë që do të vijë. Janë 25 mijë shqiptarë që do i’u jepet mundësia të trajtohen me pension të dyfishtë nëse kanë punuar në të dyja shtetet. “Marrëveshja këtë bën, bashkon vitet e punës në Itali…

Read More

Mëngjesin e sotëm është regjistruar një aksident i rëndë në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë. Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë 2 persona. Sipas policisë së Prishtinës, janë plagosur 2 fëmijë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet. Mësohet se viktimat e këtij aksidenti janë Sh.S, 36 vjeç dhe M.S, 35 vjeçe, trupat e pajetë të të cilëve janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar, janë dërguar për trajtim mjekësor.

Read More

Lufta është në ditën e 156, dhe Rusia rikthen bombardimet vdekjeprurëse në Ukrainë. Shënjestra kryesore ishte Kievi, rajon mbi të cilin ra një shi raketash. 8 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë raportohen të plagosur në dy zona të ndryshme, në qendër të rajonit kryeqytetas, në lindje dhe jug të tij. Kievi njoftoi synimet dhe planin konkret për të rimarrë kontrollin e rajonit jugor Kherson. Aty raportohen 7 viktima nga një sulm i forcave ruse në orët e fundit. Në Kharkiv është goditur një kompleks banimi dhe një universitet. Situata në terren sa vjen e vështirësohet për ushtrinë…

Read More

Ballkani Perëndimor ka vëmëndjen e politikës Europiane. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, nis ditën e sotme vizitën katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe një nga çështjet që do të jetë në fokus është sigurisht zgjerimi i Bashkimit Europian. Gjatë takimit të liderëve të BE-së në Bruksel në fund të qershorit, Sanchez vendosi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri spanjoll në Serbi pas disa dekadash.

Read More

Kënga “Bonjour Madame”, që është një bashkëpunim mes Mozzik dhe Noizy-t, nuk gjendet më në YouTube. Sipas disa portaleve, Loredana është në një lidhje me Noizy-n, gjë që ka shkaktuar edhe prishjen e marrëdhënies së tij me Mozzik. Por si qëndron e vërteta? Në një bisedë me Fjodora Fjorën në “Ditë pas dite”, Noizy u pyet nëse fshirja e këngës ishte strategji marketingu, të cilës ai iu përgjjigj me “jo”. “Nuk e di kush e ka bërë e çfarë ka bërë. Por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë zbatuar: Korrektësia, kur jep diçka duhet të marrësh diçka,…

Read More