Jetojmë në Shqipërinë e 2022, ku mafia dhe bandat “bëjnë ligjin” si në vitet 97. Atentatet mafioze, të paguara me miliona euro, këtë verë i kanë marrë jetën 6 personave. Tre të rinj mbetën të vdekur nga një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës, mesditën e 17 korrikut. Në drejtim të automjetit ku udhëtonin Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, u qëllua me 50 plumba duke shkaktuar vdekjen e tyre. Arma kërciti edhe në Laç. Viktimë e të shtënave më armë mbeti Klisman Preçi. Ndërkohë, në gjendje të rëndë u plagos Ylli Brahimi. Mesditën e 11 qershorit, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj…
Author: tirana
Mbrëmë Tirana u kthye në një arenë të madhe feste. Ndaj edhe kryeministri Edi Rama postimin tradicional të mëngjesit e ka nisur me postimin e fotove më pikante të koncertit madhështor që u mbaj mbrëmë në sheshin “Skënderbej”, ku performuan këngëtarët më të dashur nga publiku. Koncerti u mbaj për të festuar 100-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, si edhe për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. “MIRËMËNGJES me shijen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme të Tiranës, kryeqytetit europian të rinisë 2022, që festoi lidhjen 100 vjet më parë me Shtetet e Bashkuara dhe atë 10 ditë…
Dashi Këtë të premte duhet të përfitoni nga mundësia e të folurit qartë me personin me të cilin dëshironi të sqaroheni. Nuk ka më justifikime. Kjo ditë është perfekte për atë që dëshironi. Demi Kjo e premte nuk është dita më e mirë. Ka disa gjëra që ende nuk po gjejnë zgjidhje dhe që fatkeqësisht të bëjnë të presësh. Në punë duhet të merrni gjithë kohën që ju nevojitet. Binjakët Hëna është në anën tuaj. Ka gjëra dhe aspekte që duhet t’i rivlerësoni në mënyrë që të përfitoni nga gjithë kjo energji pozitive. Në punë nuk ju mungon dëshira për…
Moti për këtë të premte do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore të shoqëruara me reshje lokale në zonat malore në orët e pasdites. Temperaturat në mëngjes do të luhaten nga 17-22 gradë, ndërsa në mesditë do të jenë me rënie duke u luhatur nga 31-33 gradë C në veri dhe deri në 34-36 gradë C. Era do të jete me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 balle në det të hapur.
Një automjet ka përplasur një të ri, i cili po udhëtonte me motorin e shpërndarjes së picave. Motoristi në gjendje të rëndë është transportuar nga forcat e MNZSH-së në spital, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i makinës. ”Rreth orës 22:36, në aksin nacional Gjirokastër-Kordhocë, në afërsi të vendit të quajtur “NSHN”, është përplasur automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin G. G., rreth 60 vjeç, me motoçikletën me drejtues shtetasin F. M., rreth 22 vjeç. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi F. M., i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër”, thuhet në njoftim.
Koncerti i fundit i Dua Lipës në Toronto nuk ka shkuar ashtu siç pritej! Kjo falë disa fansave të cilët futën fishekzjarrë brenda ambienteve ku u mbajt koncerti i yllit shqiptar, duke i ndezur dhe duke plagosur disa të pranishëm. Këngëtarja u ngjit në skenë në Scotiabank Arena të mërkurën mbrëma, kur disa fishekzjarrë u shpërthyen drejt dyshemesë dhe skenës. Në videon nga incidenti, shihen shpërthime të shumta me ngjyra të ndryshme teksa në skenë po përforcojnë Dua Lipa dhe balerinët e saj shoqërues. https://www.tmz.com/videos/2022-07-28-072822-dua-lipa-1461420-154/
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis uroi sonte nëpërmjet një video mesazhi Shqipërinë dhe shqiptarët për hapjen e negociatave me BE-në. Teksa uron shqiptarët për këtë sukses, Mitsotakis tha se Greqia ka qenë mbështetës i madh për perspektivën evropiane të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor që prej Samitit të Selanikut në vitin 2003. “I dashur Edi, të dashur qytetarë të Shqipërisë fqinje jam shumë i lumtur që marr pjesë në festimet tuaja. Urime të gjithëve për arritjet tuaja. Sot gëzojmë me ju, sepse besojmë se ju e keni merituar. Greqia ka qenë një mbështetëset i madh i perspektivës evropiane për të gjithë rajonin…
Julian Deda ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv se po mendon të bëhet Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Aktori i humorit është aktualisht pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe prej kohësh është angazhuar në këtë parti. “Kryeministër jo, por kryetar bashkie i Tiranës, po më ka shkuar mendja!”, tha aktori, pasi u pyet nëse i ka vajtur mendja të ketë poste të larta.
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, letrën e Autoritetit të Dosjeve, ku tregonte se një politikan i lartë me iniciale I.M, ka qenë ish-sigurims i Shtetit. about:blank Lubonja tha se kjo ishte një intrigë politike e qepur shumë keq, por që sipas tij ka dorë dhe Rama. “Ka qenë apo jo është çështjes e ekspertëve. Por s’mund të them që ka qenë ose s’ka qenë kur s’ka dokumente. Unë mund të flas nëse Shqipëria është marrë apo jo me luftën kundër komunizmit. Intrigë politike e qepur shumë keq. Nuk arrij ta besoj që të jetë…
Në koncertin e madh që po mbahet në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe çeljes së negociatave janë të pranishëm qindra qytetarë. Në një moment, kamera është fiksuar tek kryeministri Edi Rama që përqafon kreu e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën. Ndërkohë ka mbërritur edhe ambasadorja Yuri Kim së bashku me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, ministra dhe deputetë.
Presidenti amerikan Joe Biden ka uruar Shqipërinë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe hapjen e Negociatave me BE-në. Përmes një videoje nga Sheshi “Skënderbej”, ku shfaqet vetë Joe Biden, dëgjohet urimi i tij drejtuar shqiptarëve lidhur me këtë përvjetor të rëndësishëm mes dy vendeve. “Popullit shqiptar i dërgoj urimet më të përzemërta në këtë 100 vjetor të marrëdhënieve tona diplomatike. Sot Shqipëria dhe SHBA janë anëtare të NATO-s. Dua gjithashtu të falenderoj popullin e Shqipërisë për mikëpritjen tuaj. Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku”, u shpreh ndër të…
Në sheshin “Skënderbej” nuk ka munguar edhe një video ku përmblidheshin disa takime pikante të kryeministrit Edi Rama me liderët e Perëndimit. Në video shfaqen takimet me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, presidentin francez Emmanuel Macron dhe të tjerë udhëheqës perëndimore. Gjithashtu mes videos është edhe momenti kur deklarohet zyrtarisht nga përfaqësues të Bashkimit Europian se negociatat mes Shqipërisë dhe unionit janë zyrtarisht të hapura.