Për të ndjekur koncertin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ndodhet edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ambasadorja e SHBA e akredituar në vendin tonë Yuri Kim. Të pranishëm janë dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjknuri, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe shumë figura të tjera të politikës shqiptare. Shqipëria sot feston 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara…
Author: tirana
Athina është ‘pushtuar’ nga protestues të dhunshëm ditën e sotme, ku grupet anarkiste kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit grek. Protothema.gr raporton se protestuesit kërkojnë lirimin nga burgu të një prej anarkistëve më të njohur grek, Janis Michailidhis. Këshilli Penal i Amfisës refuzoi sot kërkesën për lirimin e anarkistit Janis Michailidhis.
Tirana mbrëmjen e sotme është e gjitha në festë, për shkak se sot festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtete e Bashkuara të Amerikës, dhe hapjen e negociatave me BE. Në sheshin “Skënderbej” janë mbledhur me mijëra qytetarë nga i gjithë vendi.
Ralf Gjoni, ish-këshilltari i Ilir Metës kur ishte kryetar i Kuvendit, thotë se këto propozime janë depozituar më herët në Kuvend dhe janë rrëzuar siç thotë Gjoni nga socialistët dhe disa shtojca të tyre. Ish-deputeti thotë se “nisma jonë ligjore në Kuvend, parashikonte përjashtimin e ish-funksionarëve e ish-bashkëpunëtorëve nga emërimi, zgjedhja në organet drejtuese dhe punësimi në funksionet publike, shtetërore dhe politike” Gjoni ironizon teksa shkruan, “e postova këtë kujtesë me qëllim që të kuptoni përse kur porosisni ‘peshk’ në zgarë, ju serviret sallatë e grirë shoqëruar me flatulencë politike!”.
Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Dorian Keqit, më 26 korrik 2022, personit të dyshuar si një nga autorët e vrasjes me pagesë të Saimir Jakut dhe plagosjes së Gjergj Prengës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2016. Keqi, sipas Ora News, në momentin e ndalimit në makinë, ka qënë me Ervin Bamin, nipin e Durim Bamit të Niklës, i skeduar nga policia për disa ngjarje kriminale dhe person që i ka shpëtuar disa atentateve mafioze. Në makinë ka qënë dhe një person i tretë E.Sanaj. Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë, e cila drejtohej nga…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar në Mirditë për të festuar 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Edhe këtë herë, Berisha nuk ka kursyer kritikat ndaj qeverisë duke thënë se ja nxinë faqen vendit. Ndër të tjera vuri theksin tek vizitat e ish-zv.Presidentit të SHBA-së, Mike Pence dhe Mike Pompeos në Shqipëri. Berisha tha se Pence erdhi rreth 1 muaj më parë në Shqipëri dhe nuk zhvilloi takim me asnjë zyrtar. Gjithashtu Pompeo, sipas Berishës, u pendua dhe në njoftimet e bëra për shtyp për vizitën në Shqipëri, nuk përmendi asnjë takim me zyrtarët shqiptarë. “Në mënyrën…
Kryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta, me anë të një postimi në ‘Facebook’, i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të anëtarësohen në këtë parti. Meta në thirrjen e tij fton të rinjtë që të marrin në dorë fatet e tyre. MESAZHI I METËS Partia e Lirisë është një mundësi e shkëlqyer për çdo të ri shqiptar që ka ide, vizion, energji, që mezi pret të ndryshojë të ardhmen e tij dhe të Shqipërisë. Merrni në dorë fatet tuaja! Të bëhemi bashkë në një aleancë mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për të sjellë sa më parë ndryshimin!
Ju mund të mos jeni në gjendje t’i parandaloni plotësisht njollat e bardha në thonjtë e bardhë. Ajo që mund të bëni është të qëndroni vigjilentë për ndryshime në thonjtë e këmbës. Sa më herët të vini re një ndryshim, aq më mirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për kërpudhat e thonjve të këmbëve, të cilat mund të përhapen te gishtat e tjerë. Ja çfarë mund të bëni për të ndihmuar në parandalimin e njollave të bardha të thonjve: •Mbajini thonjtë të shkurtër; •Zbutini thonjtë e këmbëve, hidratojini këmbët dhe mbajini të thata; •Mos e përdorni manikyrin mbi dy javë; •Shokoni…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Mirditë, ku po zhvillon një takim me mbështetës të opozitës. Në fillim të fjalës së tij, Berisha komentoi marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Në 30 vite post komunizëm, sipas tij, realizimet më madhore të marrëdhënieve mes dy vendeve, janë të lidhura me qeverinë e Partisë Demokratike. “Historia 30-vjeçare, sigurisht që SHBA kontribuuan më pas në ndërtimin e shtetit shqiptar dhe ndihma e tyre ishte thelbësore me shkollat e shkëlqyera që ngritën në Tiranë dhe Kavajë. Me misionarët e mëdhenj të tyre të cilët bënë gjithçka për të çuar përpara kauzën e arsimit në Shqipëri dhe…
Berlini ka fikur dritat që ndriçojnë monumentet kombëtare. Kjo masë drastike është marrë me qëllim për të kursyer energjinë, në një kohë kur vendi përballet me kërcënimin e mungesës së gazit rus. Rreth 200 ndërtesa dhe monumente, përfshirë bashkinë e Berlinit me tulla të kuqe, Shtëpinë e Operës Shtetërore dhe Pallatin Charlottenburg do të qëndrojnë në errësirë gjatë natës, thanë zyrtarët në kryeqytetin gjerman këtë javë. “Duke pasur parasysh luftën kundër Ukrainës dhe kërcënimet e politikës energjetike nga Rusia, është e rëndësishme që të jemi sa më të kujdesshëm me energjinë tonë”, tha të mërkurën shefja e qytetit për mjedisin, Bettina…
Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të sherreve të tij duke e bërë personazhin më të komentuar në rrjet, teksa së fundmi ka hedhur në treg edhe këngën e tij të parë pas daljes nga qelia. Kënga titullohet “Ëndrrat e mia” dhe në teksa Cllevio përmend dhe shumë emra të njohur të showbizit shqiptar. Ai nuk lë pa përmendur edhe politikën ku në dy vargje thotë: “Olta, Belinda gjujnë për Edi Ramën, Lul Basha besprem si të ishte babi i Anës “, me emrat e parë…
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i tha Zërit të Amerikës pas nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) dhe Kosovës se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. “Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë në rajon, është një vend kompentent në marrëdhënien tonë në rajon. Gjithçka që mund të bëjmë për ta thelluar bashkëpunimin, jemi të lumtur ta bëjmë”, tha ai. Kjo marrëveshje, e cila pritet të forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës, është nënshkruar të mërkurën në Uashington nga ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli,…