Author: tirana

Kanë daljet e momentit të vendosjes së një sasi eksplozivi tek një servis automjetesh në zonën e liqenit të thatë në kryeqytet. Siç shihet në videon e mëposhtme të siguruar nga Vox News.al, dy persona të maskuar dhe me biçikletë ndodhen në rrugën pranë servisit dhe njëri prej tyre afrohet dhe vendos eksplozivin tek dera. Pas vendosjes së eksplozivit ata largohen me shpejtësi me biçikleta.

Read More

Për herë të parë një zyrtar i lartë i shtetit akuzon drejtpërdrejt ish-Presidentin Ilir Meta për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit. Drejtori i Përgjtihshëm i Doganave Gent Gazheli i është përgjigjur sot Partisë Demokratike rreth reagimeve të saj në lidhje me konfliktin e biznesmenit Irfan Hysnebelliut me doganat. Në reagimin e tij, Gazheli shkruan ndër të tjera se: “atë Partinë e Lirisë e ka pasur gjithmonë si oficer që ka qenë kur shoku Ilir bashkëpunonte me strukturat ligjzbatuese të komunizmit”. Reagimi erdhi pas çlirim Gjata, zyrtar i PD akuzoi Gazhelin se po i hap “krahun vjedhjes në dogana. “Çdo ditë…

Read More

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, Enkelejd Alibeaj akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, se po i ndërpret deputetëve të drejtën për të folur për ndryshimet në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, Alibeaj tha se ministrat nuk janë lojtarë basketbolli që mund të hiqen dhe vendosen sipas dëshirës së shefit të qeverisë, ndërsa shtoi se nuk do të pranojë kurrë që Kuvendi të privatizohet. “Ministrat nuk janë ekip basketbolli, hiq një mbrojtës vendos një sulmues, janë njerëz që marrin topin që është fati i shqiptarëve. Sot ju s’keni asnjë të drejte për ti…

Read More

Pasditen e sotme Kuvendi ka nisur seancën e posaçme parlamentare për ndryshimet në qeveri. Në rend dite në këtë seancë është shkarkimi i zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe emërimi në këtë post të Belinda Ballukut. Kjo seancë nuk do të shoqërohet me debat. Pavarësisht kërkesës së bërë nga Partia Demokratike disa ditë më parë, Kuvendi e rrëzoi duke mos pranuar debatin.

Read More

Në rrjetet sociale qarkullon një video, në të cilën dallohet një person i maskuar teksa futet brenda një furre buke në Holandë, me qëllim grabitjen e xhiros ditore. Por, ai u përball me një “pengesë”. Rezistenca e shitëses, e cila shihet duke u përleshur me grabitësin, e detyron atë që të largohet nga furra me çantën bosh. Autoritetet holandeze të drejtësisë kanë filluar hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe gjetjen e grabitësit.

Read More

Policia e Kosovës ka sekuestruar një fuoristradë luksoze Range Rover në Doganën e Vërmicës, teksa ka qenë duke kaluar kufirin nga Shqipëria. Mjeti drejtohej nga një shtetas me inicialet U.R dhe i lindur në vitin 1992. Gjatë kontrollimit të mjetit Range Rover dhe numrit identifikues të tij, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021. “Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet…

Read More

Bashkia Tiranë ka përditësuar informacionin mbi popullsinë dhe njësitë administrative, ku ndër të tjera gjenden dhe të dhënat mbi moshën mesatare të lagjeve kryeqytetase, për vitin 2022. “Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se cilat janë njësitë më të reja dhe më të vjetra, nga rezulton se Njësia 10, e njohur ndryshe si “Myslym Shyri” figuron si lagjia më e plakur e Tiranës, me moshë mesatare plot 44 vjeç. E dyta në renditje është Njësia 3 ose “Xhamlliku”, me moshë 41 vjeç, ndjekur nga “Tirana e Re” me moshë po 41 vjeç. Ndër lagjet e vjetra, ajo me…

Read More

Një djalë 6-vjeçar ka qëlluar me armë drejt të motrës, duke e lënë atë të vdekur. Krimi brenda familjes ndodhi në SHBA, 60 milje në verilindje të Indianapolis. Kryefamiljari Jacob Grayson deklaroi para hetuesve se djali i tij i mitur mori nga kasaforta një nga dy pistoletat e mbushura dhe qëlloi motrën e tij 5 vjeçe. Grayson dhe gruaja e tij 27-vjeçare, Kimberly Grayson, u vunë në pranga, pasi akuzohen për neglizhencë. Prindërit i thanë policisë se djali i tyre e kishte hapur kasafortën më parë. Nga ana tjetër, gruaja u shpreh se se ajo dhe burri i saj e…

Read More

Gazetarja televizive ruse, Marina Ovsyannikova, e njohur për protestën e saj të drejtpërdrejtë kundër luftës, është dënuar për “diskreditim” të forcave të armatosura të vendit. Dënimi ka ardhur pas disa postimeve që ajo kishte bërë në mediat sociale, të cilat dënojnë veprimet e Moskës në Ukrainë “Provat konfirmojnë fajësinë e Ovsyannikovas. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në vërtetësinë e tyre”, ka thënë gjyqtari pas një seance të shkurtër më 28 korrik, në të cilën Ovsyannikova e kishte përshkruar procedurën gjyqësore si “absurde”. Marina Ovsyannikova ishte producente në televizionin shtetëror rus, “Channel One”. Në fillim të këtij muaji, Ovsyannikova…

Read More

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje një zonë të banuar në fshatin Peshkëpi të Vlorës. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa raportohet se po rrezikojnë edhe banesat që ndodhen pranë. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga ndonjë banor i zonës.

Read More

29 vajza dhe 25 djem do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë me gradën nëntoger. Ata janë diplomuar pas përfundimit të Kursit 1-vjecar të Përgatitjes së Oficerit. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi faktin se koha që po jetojmë ka vendosur figurën e ushtarakut më në qendër të opinionit publik se kurrë më parë. Ministri u shpreh se sakrifica që kërkon ky profesion tashmë shpërblehet me një trajtim financiar më të mirë që në fillimet e karrierës. “Premtimi për rritjen e pagave të ushtarakëve në masën 30% është realitet që…

Read More

Spikeri i lajmeve në televizionin Ora News, Arnold Kariqi, ka aplikuar për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Lajmin për kandidaturën e tij e ka bërë me dije vetë Kariqi në një postim në rrjetet sociale. Ai shkruan se ka dëshirën dhe vullnetin e palëkundur që të kontribuojë me krenarinë më të madhe për këtë organizatë, sepse bën pjesë në partinë që në thelbin e saj ka vlerat themelore të konservatorizmit, të familjes tradicionale Shqiptare, dinjitetin njerëzor, humanizimin e solidaritetin shoqëror dhe frymën e tolerancës e të bashkëjetesës fetare. Kariqi ka qenë dhe kreu i FRPD-së së Kavajës, ndërsa…

Read More