Një i ri i cili u nda nga e dashura, ishte e pamundur t’i dilte inati për lamtumirën për të cilën fajësonte edhe mamanë e vajzës së ëndrrave. 32-vjeçari nga Mirdita me banim në Astir me inicialet E.T u denoncua nga nënë e bijë që pasi duruan për një kohë të gjatë mesazhet dhe kërcënimet e tij, nuk duruan dot më pasi ai sulmoi të moshuarën. “Isha me mamanë dhe po e ndihmoja të ngjiste shkallët për në banesën ku banojmë, kur E., ish i dashuri im për një kohë të gjatë, na ka ndjekur nga pas dhe në katin…
Author: tirana
1. Pastë dhëmbësh Pasta e dhëmbëve zakonisht përdoret për të parandaluar sëmundjen e mishrave të dhëmbëve dhe për ta lënë gojën të ndjehet e freskët, por jo për të gjithë. Ka nga ata që e përdorin atë për të qetësuar djegien pas një dite të gjatë në plazh. 2. Kosi Kjo mund të duket si një ide e shkëlqyer për shkak të acidit laktik në produkt, por ekspertët thonë se ka mënyra më të mira për të trajtuar djegien. Megjithatë dhe kjo hidhet poshtë. Stephanie Taylor, eksperte e shëndetit dhe mirëqenies në StressNoMore thotë:”Për djegien nga dielli, është më mirë…
Shiu i rrëmbyer në rrugën kur ngjitesh nga Përrenjasi në drejtim të Pogradecit, ka krijuar vështirësi për makinat e shumta që kalojnë në këtë aks. Makinat të pa përgatitura për këtë shi kanë hasur vështirësi, ndërsa ngjiteshin drejt Qafë – Thanës, ndërsa trajlerat e mëdhenj me zor kanë mundur të ngjisin maloren.
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, Belinda Balluku në postin e zv/kryeministres dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Majlinda Dhukën si Ministër Shteti dhe Kryenegociatore. Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti Begaj dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot para Kreut të Shtetit shqiptar. Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, anëtarët e Këshillit të Ministrave: Belinda Balluku si dhe Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit të Republikës dhe firmosën dokumentin e betimit. Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtarët e…
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe lideri kinez, Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike, e cila zgjati më shumë se dy orë, ku u fol për të ardhmen e marrëdhënieve të ndërlikuara mes dy vendeve. Kjo është biseda e pestë telefonike mes dy liderëve. Telefonata nisi në 8:33 të mëngjesit, me kohën lokale në Amerikë dhe përfundoi në orën 10:50, sipas Shtëpisë së Bardhë. Këndvështrime të ndryshme mbi shëndetin global, politikat ekonomike dhe të drejtat e njeriut kanë testuar prej kohësh marrëdhëniet mes dy vendeve. Refuzimi i Kinës për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës ka tendosur edhe më shumë raportet.…
Në verë organizmi ul nevojat për kalori!Prandaj përdorni pak kalori, pak yndyrna dhe shumë fruta. Përdorimi i perimeve dhe një hidratim i mjaftueshëm me ujë dhe lëngje të tjera janë strategjitë për të eliminuar gjendjet e lipotimive dhe gjendjet e këqia gjatë verës.Tipike të stinës së verës janë rritje e gjendjeve të këqia, lipotimive, kolapseve, disidratimit, ulje- ngritjeve të presionit, dhimje koke, goditje nga të nxehtit dhe këputja.Ato ndodhin nga temperaturat e larta, goditja nga i nxehti dhe lagështia e lartë e ajrit. Organizmi nuk mund të përshtatet lehtësisht me këto ndryshime klimatike të verës.Rekomandohet që të moshuarit dhe fëmijët…
Lei Kraja, një ndër vajzat më të komentuara në showbizin shqiptar, shfaqet mjaft aktive në rrjetin e saj social “Instagram”, të cilin e shfrytëzon edhe për të zhvilluar biseda me ndjekësit. Së fundmi, ajo nuk ka hezituar t’iu përgjigjet disa pyetjeve. Në një intervistë virtuale në Instagram, moderatorja u pyet nëse është penduar ndonjëherë për “one night stand”. “Asnjëherë nuk kam pasur një ‘One night Stand’. Kam pasur vetëm dy të dashur që kam pasur intimitet. Unë nuk i gjykoj por më pëlqen të kem lidhje të gjata dashurie”, tregoi Lei.
Përveç debateve dhe përplasjeve në objektivin e LSA qendrën e vëmendjes e ka marrë xhaketa rozë e kryeministrit Edi Rama dhe një komunikim i afërt midis tij dhe ministres së Energjitikës Belinda Balluku, e cila është ulur në karrigen e zv/kryeministrit. Ajo merr zyrtarisht sot vendin e mbajtur deri pak ditë më parë nga Arben Ahmetaj, i cili është fotografuar në ulëset e deputetëve të Partisë Socialiste, përkrah ish-kolegut të tij në kabinetin ministror, Damian Gjiknuri.
Dorian Keqi, i arrestuar pak ditë më parë dhe i akuzuar se në shtator 2016 ka vrarë në një lokal ne Rrëshen ish-drejtorin e OST për veriun e vendit, Sajmir Jaku, është lënë në burg. Masa e sigurisë u dha sot nga Gjykata e Lezhës. 40-vjeçari u kap teksa drejtonte i dehur automjetin e tij. Duke pritur të dilte në gjyq për shkelje të rregullave të qarkullimit, verifikimi i shenjave të gishtave tregoi se ai është i dyshuari për vrasjen e Sajmir Jakut 6 vite më parë, dhe i plagosjes se Gjergj Markut, në të njëjtën ngjarje. Keqi e ka…
Ndryshimet në qeveri janë miratuar pasditen e sotme në Kuvend. Emërimi i Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe Majlinda Dhukës si kryenegociatore janë miratuar me 76 vota pro dhe 32 kundër. Propozimet e Ramës për shkarkimin nga detyra e zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj dhe emërimin ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në këtë detyrë, si dhe emërimi i Majlinda Dhukës si ministre shteti për Integrimin, që njëherazi do të jetë dhe kryenegociatore e Shqipërisë gjatë procesit të anëtarësimit në BE, mbërritën në zyrën e Begaj një ditë pasi ai mori detyrën, i cili një ditë më vonë nënshkroi dekretete e propozuara nga Rama. Rama…
Tre qytetarë, një nga Fieri 64 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe një qytetare nga Tirana 88 vjeçe, kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 2738 testime kanë rezultuar të infektuar 1228 qytetarë, ndërsa janë shëruar 1232 pacientë. Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki: 444 në Tiranë, 71 në Durrës, 60 në Lushnje, 57 në Fier, 45 në Vlorë, 43 në Kamëz, 33 në Sarandë, 32 në Shkodër, 27 në Elbasan, 25 në Lezhë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Korçë, nga 21 qytetarë në Himarë,…
Jashtë Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se i ka bllokuar fjalën deputetëve opozitarë për debat në seancën plenare lidhur me ndryshimet në qeveri. Ai njoftoi se tashmë do të niset drej Mirditës, ku do të festojë 100-vjetorin e marrëdhënies diplomatike me SHBA. “Edi Rama shkelmoi rregulloren. Sot ndryshon përbërja e Këshillit të Ministrave dhe në cdo parlament të botës përveç atij të monizmit të plotë. Ai bën çdo lloj manovre dhe përpjekje për të mbuluar faktin se Edi Rama është padrinoja i Arben Ahmetaj. Unë ia thashë atij dhe në parlament, vish çdo lloj xhakete, por qyrkun e hajdutit…