Një aksident ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë në afërsi të Urës së Kasharit. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:00 ndërsa një fuoristradë me shpejtësi tej normave, ka goditur një Benz duke i shkëputur edhe gomën e përparme. Për fat të mirë nuk ka pasur viktima nga ky aksident.
Author: tirana
Fusha e stadiumit “Air Albania” i është nënshtruar rinovimit, teksa prej pak ditësh ka nisur tashmë procesi i heqjes së barit natyral për të vijuar me mbjelljen dhe brenda dy muajsh tapeti pritet të jetë në gjendje të shkëlqyer për të pritur ndeshjet e Kombëtares dhe ato të klubeve shqiptare në sezonin e ri. Kejdi Tomorri, drejtori i Departamentit të Shërbimeve dhe Administrimit të Qendrave Sportive, në një intervistë për Fshf.org shpjegon se ku konsistojnë ndërhyrjet në fushën e blertë dhe faktin që ky është në proces normal që ndodh në të gjitha stadiumet më të njohura të Europës. “Procesi…
Uthulla e mollës vepron mirë kundër gazrave dhe fryrjes, por nëse doni të shmangni këtë problem, lexoni me kujdes listën e përbërësve të ushqimeve që blini. Disa ushqime që kanë më pak sheqer ose yndyrë shpesh përmbajnë një nga këta tre përbërës. Përdoren kryesisht si zëvendësues të sheqerit, por shkaktojnë fryrje dhe gazra, ndaj kontrolloni listën e përbërësve përpara se t’i blini. Manitol – gjithashtu një lloj alkooli sheqeri, i përdorur si ëmbëlsues. Është i përshtatshëm për diabetikët sepse përthithet dobët në zorrët. Maltitol – një tjetër në një seri alkoolesh sheqeri që përdoren si ëmbëlsues. Është pothuajse identike me…
Marina Ovsyannikova, gazetarja e televizionit shtetëror rus që protestoi kundër luftës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, është dënuar për diskreditim të forcave të armatosura të vendit në postimet në mediave sociale kundër luftës. Ovsyannikova ishte redaktore në Channel One” të kontrolluar nga qeveria në fillim të luftës, por më 14 mars ajo ndërpreu buletinin kryesor të lajmeve të mbrëmjes dhe ngriti një poster që u bënte thirrje shikuesve të mos e “besonin propagandën”. Ajo humbi punën dhe u gjobit me 30,000 rubla (407 £). Gjyqi i sotëm u fokusua në postimet e mëvonshme në mediat sociale, në të cilat ajo…
Edhe pse i shpallur person “non grata”, Sali Berisha ka shpërndarë urimin e ish-presidentit amerikan George W. Bush për shqiptarët. Këtë mesazh Berisha ka zgjedhur ta shpërndajë ditën e sotme, në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë. “Mesazh i mikut të madh të kombit shqiptar, Presidentit George W. Bush me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”, ka shkruar Berisha.
Instagram-it ka marrë një vendim të diskutueshëm dhe, sipas shefit të tij, Adam Mosseri, ai nuk ka për t’u ndryshuar në të ardhmen e afërt. Nëpërmjet një videoje, Mosseri i ka adresuar “shqetësimet” e përdoruesve të platformës, të cilën e zotëron gjiganti Meta Platforms, pjesë e të cilit është edhe rrjeti social Facebook. “Po dëgjoj shumë shqetësime për fotot dhe për fokusimin tonë te videot. Tani, dua të jem i qartë: ne do të vazhdojmë mbështetjen për fotot – ato janë pjesë e trashëgimisë sonë…”, është shprehur ai fillimisht. “Megjithatë, më duhet të jem i sinqertë: unë besoj se Instagram-i…
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla iu përgjigj sot akuzave të LSI-së, se vendosi Kuvendin në funksion të skenarëve të neveritshëm politikë. Në letrën e saj, Lindita Nikolla sqaron se: “Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. Në deklaratën time të datës 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i cili raporton në Kuvendin e Shqipërisë, “Informacion mbi disa çështje të cilat Autoriteti për Informim mbi…
Të paktën 15 persona janë plagosur në sulmet e mëngjesit të së enjtes në rajonin e Kievit, sipas Andrii Nebytov, kreut të policisë, shkruan CNN. Më shumë se 20 raketa u lëshuan në pesë sulme të veçanta në zonë, duke goditur një objektiv ushtarak, tha Oleksiy Kuleba, kreu i administratës shtetërore të rajonit të Kievit. “Dy raketa të tjera u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore. Armiku sulmoi me raketa një komunitet në rrethin Vyshhorod këtë mëngjes, duke goditur gjithashtu edhe një objekt të infrastrukturës,“ tha Kuleba. Katër civilë janë vrarë nga bombardimet e forcave ukrainase në 24 orët e fundit,…
Piloti i Ferrarit, Carlos Sainz Jr. refuzoi të jepte autografin e tij në një fanellë të Barcelonës me emrin e Lionel Messit në shpinë. Piloti spanjoll i Formula 1 është një tifoz i njohur i Real Madridit, prandaj ai vendosi të mos nënshkruajë me fanellën e rivalëve të tyre të mëdhenj. Sainz tërhoqi dritaren e makinës së tij për të bashkëvepruar me disa fansa. Megjithatë, njëri prej tyre u përpoq të merrte autografin e tij në një fanellë të Barcelonës, të cilën piloti i Ferrarit e refuzoi menjëherë. a fan asked carlos sainz to sign his barcelona shirt and he…
Në Ditën e Shtetësisë të Ukrainës, presidenti lituanez Gitanas Nauseda mbërriti në Kiev, ku pritet të takohet me Presidentin Volodymyr Zelensky. “Sapo kam mbërritur në Kiev. Në këtë ditë të veçantë, kur Ukraina feston Ditën e Shtetësisë, për herë të parë do t’i drejtohem popullit ukrainas në Verkhovna Rada. Do të takoj gjithashtu Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe do t’i dorëzoj Urdhrin e Vytautas i Madh, çmimi më i lartë shtetëror i Lituanisë”, shkroi Nauseda në Twitter. Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, ka dërguar këtë mesazh mbështetjeje duke i cilësuar ukrainasit si njerëz të guximshëm. “Njerëz të guximshëm…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano do zhvillojë një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Në fokus të takimit Nano-Kraja janë hetimet mbi grupet kriminale si dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Në fokus të takimit edhe sekuestrimi i pasurive miliona euro të Anton Gjinajt.
Një person ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur sot rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Hudënisht. Dy automjete, njëri tip “Benz” me drejtues shtetasin J. M., dhe tjetri kamion, me drejtues shtetasin N. N janë përfshirë në një aksident rrugor. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i Benzit, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Me shtetasin N. N., po kryen veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.