Piloti i Formula 1 Sebastian Vettel ka njoftuar se në fund të këtij sezoni do tërhiqet nga sporti i automobilizmit. 35-vjeçari që këtë sezon është pjesë e skuderisë Aston Martin është një nga pilotët më të suksesshëm, pasi ka fituar në katër raste Botërorin e Formula 1. Të gjitha radhazi nga viti 2010 deri në 2013. Periudhën më të lavdishme Vettel e pati me Redbull, ndërsa në karrierën e tij garoi për disa sezone edhe me Ferrari-n, pasi u identifikua si pasardhësi i Schumacher, por me italianët gjermani nuk arriti të linte gjurmë.
Author: tirana
Rikthimi i Ilir Metës në jetën politike larg kostumit të Presidentit, në këto 4 ditë është me ritme të shpejta. Këtë të enjte kreu i Partisë së Lirisë po zhvillon një takim me të rinjtë. Për të Shqipëria është në drejtimin e gabuar dhe nuk është retorikë dashakeqe, por është një e vërtetë shqetësuese dhe ulëritëse që e tregojnë të gjitha faktet. “Shqipëria është në një drejtim shumë të gabuar, por nuk do të jetë më kështu. Ndaj e keni sot dhe Partinë e Lirisë si parti të shpresës, të rinisë, kundër shpopullimit, dramës jo vetëm më të madhe që…
Në ceremoninë e posaçme për shënimin e 100 vjetorit të lidhjeve diplomatike të Shqipërisë me SHBA-në, në fjalën e tij kryeministri Edi Rama shënjestroi kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreun e PD-së, Sali Berisha. Rama tha se e keqja dhe e shkuara, rishfaqet edhe sot në forma të ndryshme. Po ashtu tha se po kërkohet të bëhet rezistencë ndaj ndryshimit dhe krijimit të kushteve për drejtësi për të gjithë. “Pa zërin e SHBA-së, Shqipëria mbase nuk do të ekzistonte. Pa mbështetjen e SHBA-së, Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s, as anëtare e Këshillit të Sigurimit.…
Ne ceremoninë për 100 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-në, kryeministri Edi Rama tha se nisma rajonale “Open Balkan” do të ndryshojë rajonin. “Dhe me Ballkanin e Hapur, që është një projekt 100% i dakordësuar dhe 100% i mbështetur pa asnjë rezervë nga SHBA, do të bëjmë të mundur që e shkuara e cila vazhdon të jetë kërcënim edhe sot, të mos jetë më kurrë kërcënim për Ballkanin, por të jetë vetëm një thesar dijeje dhe mësimesh për sesi historia nuk duhet të përsëritet”.
Remal Rada, ish-efektivi i RENEA-s i cili u kap me snajper dhe me arsenal armësh në banesë, në bazë të dosjes së Prokurorisë, dyshohet se është vrasës me pagesë. Në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës e ka lënë në burg. Rada këmbënguli që ishte viktimë e ngjarjes dhe se nuk kishte dijeni të objekteve që mbante në makinë. Ai tregoi se në qershor kishte udhëtuar në Britaninë e Madhe, tek vëllai i tij ku kishte takuar një qytetar me emrin Ilir. Rada tregoi se pasi mbërriti në Shqipëri mori një telefonatë për të…
Kohët e fundit vendi po përjeton krime mafioze, masakra me të vrarë, dhe vrasësit me pagesë, si dhe ata që paguajnë, nuk kapen. Ekzekutime mafioze, krime në familje dhe shpërthime me tritol, janë ngjarjet që kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e jetës. Shumica e vrasjeve janë ende pa autorë. Ndaj dhe kryepolici Gledis Nano ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo lëvizje është argumentuar me një impuls të ri që duhet t’i jepet hetimit të grupeve kriminale në vend. Këtu bëhet fjalë për aksin Fushë-Krujë-Lezhë, aks në të cilin ka ndodhur dy atentate ku kanë mbetur…
Sot shënohet 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA, dhe padyshim që urimi nuk ka munguar nga Presidenti i SHBA-ve Joe Biden. Përmes një videomesazhi, Biden thekson edhe se mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, dhe se do të punojë për këtë qëllim. “Teksa festojmë marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë, jam i lumtur për bashkëpunimin tonë. Sot Shqipëria dhe ShBA janë aleatë në NATO dhe ne shikojmë në të ardhmen SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shqipërinë për të ndjekur rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është gjithashtu mbështetëse e luftës në Ukrainë dhe dua të falenderoj njerëzit në Shqipëri…
Shqipëria dhe SHBA festojnë sot 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i vendit Edi Rama, u shpreh se SHBA janë në shtëpinë e tyre, sepse kështu e kanë vendosur shqiptarët dhe sepse kështu e ka dashur gjithë kjo rrugë ku pa zellin e SHBA në vitin kur Fan Noli iu lut Presidenti Willson, Shqipëria mbase nuk do ekzistonte. Rama theksoi gjithashtu se pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit. Rama: Ishte dita e Pavarësisë kur i thashë Presidentit Willson të shpëtonte këtë racë të pashpresë…
Ambasadorja Yuri Kim, është shprehur krenare për Shqipërinë në eventin e organizuar për kremtimin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara. Gjatë fjalës së saj, Ki theksoi se SHBA nuk është lëkundur asnjëherë në besimin e saj tek Shqipëria. “Ishte një pishtar që nuk u lejua kurrë të shuhej. Ndërsa shënojmë një shekull marrëdhënie, duhet të vlerësojmë veçanërisht ata shqiptarë që paguan duke dhënë jetën e tyre. E pandryshuar mbetet, SHBA kurrë nuk janë lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk jemi lëkundur në besimin që kemi në miqësinë tonë.…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begajk ka përshëndetur 100 vjetrin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Përmes një postimi në Twitter, Begaj shprehet se në 100 vite ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve aleate dhe mirëpret zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Begaj: 28 korrik 1922- 28 korrik 2022/ 100 vite marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. 100 vite bashkëpunim miqësor & partneritet i ngushtë mes dy aleatëve në NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurisë. Mezi pres të punoj nga afër në përmirësimin e bashkëpunimit tonë bazuar në Deklaratën e Partneritetit Strategjik.
Takimi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Shtëpinë e Bardhë, shërbeu përveç konfirmimit të marrëveshjes energjetike, që është investimi më i vlefshëm i SHBA-së në Kosovë, edhe për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. “Shtetet e Bashkuara zgjodhën momentin për një vizitë të tillë duke pasur parasysh nevojën për të konfirmuar praninë e tyre në rajon, tani që flitet për rreziqet e sigurisë për shkak të ndikimit rus në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor – veçanërisht në Serbinë, e cila nuk po i bashkohet politikaneve të Perëndimit me…
Të gjithë kemi dëgjuar se duhet të vishemi për llojin e trupit tonë. Por ndonjëherë, është e vështirë të dihet se çfarë do të thotë në të vërtetë. Shumë gra kanë bel dhe trup të sipërm më të vogël dhe trup më të lakuar me ije më të gjera dhe këmbë më të mëdha. Bëni belin tuaj në fokus. Fundet dhe rripat me bel të lartë janë një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë. Ajo kombinoi një bluzë të bardhë të veshur me pantallona ulliri me bel të lartë, të lidhura me rripa, të cilat ishin super të këndshme. @jendeolive Part 2:…