Pas Covid-19, lija e majmunit po kthehen në kërcënimin e ri. Organizata Botërore e Shëndetësisë po rekomandon vaksinime të targetuara në vend që të organizojë një program masiv në luftën për të kontrolluar virusin e lisë së majmunëve. Sipas saj, personat me rrezik të lartë ekspozimi, duke përfshirë punonjësit shëndetësorë dhe ata me partnerë të shumtë seksualë duhet të vaksinohen. “Ky është një shpërthim që mund të ndalet, nëse vendet, komunitetet dhe individët informohen, i marrin seriozisht rreziqet dhe hapat e nevojshëm për të ndaluar transmetimin dhe për të mbrojtur grupet e cenueshme”, u shpreh kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom…
Author: tirana
Pekini ka paralajmëruar se do të përgjigjet me forcë, nëse kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, realizon vizitën në Tajvan. Kina pretendon se ky ishull, që është një demokraci vetëqeverisëse, është territor i saj. Pelosi, e dyta në radhën e Presidencës amerikane, do të ishte politikania e rangut më të lartë të SHBA-së që viziton Tajvanin që nga viti 1997. Kina ka kërcënuar me “masa të ashpra dhe të forta”, por pa i specifikuar më shumë nëse vizita bëhet. Këto kërcënime, sipas analistëve, mund t’i rrisin tensionet në Tajvan. Përse do Pelosi ta vizitojë Tajvanin? Pelosi ka…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë, ku një shpërthim tritoli ka shkaktuar panik tek banorët. Në njoftimin e parë për ngjarjen, Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, ku në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk raportohen persona të lënduar, por dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Një sherr i ndodhur në një club ku po këndonte Butrint Imeri, nxiti këtë të fundit ti cilësonte si katunar personat e përfshirë në sherrin fizik. “Mos kqyrni katunarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”. Pas këtij postimi Imeri ka marrë shumë mesazhe të ndryshme nga fansat e tij të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka bërë që këngëtari të bëjë një tjetër reagim, ku ka kërkuar falje për ata që janë prekur nga fjala katunar. “Po më vjen shumë keq për mbi reagimin që e kom bo me termin ‘katunar’ gjatë një rrahje që…
Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që të mobilizojë forcat bërthamore. Duke folur në një ngjarje të organizuar në përvjetorin e Luftës Koreane, Kim ka thënë se Koreja Veriore është “plotësisht e gatshme për çfarëdo përballjeje ushtarake”, me Shtetet e Bashkuara, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Përgjatë fjalimit, Kim ka thënë se kërcënimet bërthamore nga SHBA-ja, bëjnë që Koreja Veriore të kryejë “detyrën historike urgjente” të forcimit të mbrojtjes. Sipas tij, SHBA-ja ka keqinterpretuar stërvitjet e rregullta ushtarake të Koresë Veriore duke i quajtur provokime. Këto komente vijnë në…
Sot shënohet 100 vjetori i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kryeministri Edi Rama me këtë urimin e ka nisur ditën, ku gjithashtu rikujton edhe koncertin që do të mbahet sonte në sheshin Skëndërbej. “MIRËMËNGJES dhe sot, në ditën e fiks 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skëndërbej”,-shkruan Rama në facebook.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, do të votohen këtë të enjte pa asnjë debat në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Shqipërisë. Ishte dje Presidenti i ri Bajram Begaj që firmosi menjëherë këto ndryshime që kryeministri Rama i shpalli në Twitter. Seanca plenare do të mbahet në orën 17:00, ku do të votohet shkarkimi i Arben Ahmetaj nga posti i zv/kryeministrit dhe emërimi në këtë detyrë i Belinda Ballukut. “Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13835, datë 26.7.2022 ‘Për shkarkim Zëvendëskryeministri dhe ministri’; Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13836, datë 26.7.2022 ‘Për emërim ministri’; Dekret…
Dashi-Keni projekte të rëndësishme me të cilat punoni prej disa kohësh. Shumicën e kohës, këto projekte vendosen në plan të dytë. Tani është koha për t’i zhvendosur këto projekte përpara dhe në qendër. Me ta do të bëni përparim të mrekullueshëm sot. Demi-Lidhuni në të njëjtën gjatësi vale me njerëzit në vend që të luftoni kundër tyre. Bëjeni këtë duke përqafuar dhuntitë tuaja natyrore të të qeshurit dhe shpirtit të mirë. Sharmi dhe entuziazmi juaj janë ngjitës. Këto cilësi janë mjetet më të mira që keni. Binjakët-Fërkimi mes jush dhe njerëzve përreth jush mund të ndodhë sot. Lehtësoni këtë tension…
Moti në këtë të enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare, deri të dendura në zonat malore, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat në mëngjes do të luhaten nga 18-22 gradë, në mesditë do të jenë me rënie duke u luhatur nga 29-32 gradë C në veri dhe deri në 33-35°C.
Shqipëria është duke përjetuar temperatura ekstreme gjatë ditëve të fundit, ndërsa pritet që moti të marrë kthesë sot, ku parashikohen shira me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Shirat do të përfshijnë kryesisht zonën qendrore dhe veri-lindore të Shqipërisë, kurse jugu do të jetë me diell edhe pse me temperatura më të ulta.
Armina Mevlani ka ndarë eksperiencën e saj nga pushimet në jug të Shqipërisë. Ajo u shpreh e shqetësuar për kushtet dhe çmimet e larta njësoj si në Mykonos, ndërsa shtoi se ka parë që në bregdet derdheshin ujëra të zeza. Blogerja e njohur u shpreh në emisionin “Goca dhe Gra” se një tjetër shqetësim për të janë dhe disbalanca e klasave që vizitojnë të njëjtat plazhe, duke bërë një kategori personash të kthehen në shqetësim për pushuesit. “Çfarë më shqetëson mua personalisht. Unë mundohem të bëj fundjava të shkurtra sepse në pjesën e gjatë, kam pasur rezerva sa i përket…
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri deklaron se në zgjedhjet e ardhshme socialistët do t’i tregojnë vendin atyre që ai i cilësoi “dy forcave të errëta të vjetra që janë ribashkuar me emra të rinj”. Gjatë prezantimit të drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste në 27 njësitë vendore të Tiranës, Gjiknuri theksoi se ekipi i ri do jetë krenaria e fitores së PS me në krye kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe me mbështetjen e kryeministrit Rama. “Unë jam i bindur që në garën e ardhshme ne do ti tregojmë vendin dy forcave të errëta të vjetra që janë…