Author: tirana

Kryetari i PS-së Tiranë, Erion Veliaj shpalli sot kryetarët dhe bashkëkryetarët e rinj të Partisë Socialiste në 27 Njësitë e kryeqyetit. E veçanta e kësaj here është se çdo njësi do të ketë kryetar dhe bashkëkryetar, një burrë dhe një grua.54 kryetarët e rinj si më poshtë: Njesia 1 AnisaRusetiRenaldo Suli Njesia 2 SonilaQatoElton Kacidhja Njesia 3 ErionMedhaZhanetaBeqiri Njesia 4 ArnisHoxhaJonidaDiko Njesia 5 VioletaKilaEdison Konomi Njesia 6 ErindBejkoDenadaDosti Njesia 7 AldrinDalipiDorianaMihaj Njesia 8 ArliNaskaBlertaDardha Njesia 9 PiroSinjariArjanaNoçka Njesia 10 FlorionManastirliuAnjezaHarizi Njesia 11 Leonard DishaEglantinaZere Njesia 12 FlogertaKoçiMilitanMarku Lagja 13 Daniel GuçeErvisRrahmani Lagja 14 SonilaTatiliIlirDuro Kashar XhevahirKoçiGeralda Mata Petrele AdriatikKupiMigenaVogli Baldushk…

Read More

Një shqiptar është arrestuar në Belgjikë pasi akuzohet për tentativë për vrasje. 31-vjeçari ka goditur 3 herë me thikë bashkatdhetarin e tij para një kafeneje në qendër të Brukselit për një sherr banal. Autori kishte refuzuar të pinte birra me dy bashkatdhetarët dhe kjo kishte krijuar përplasje mes tyre. Shqiptari u largua nga kafeneja për gjysmë ore dhe u kthye të ulej pranë dy bashkëkombësve të tij. Por mes tyre sherri nisi sërish.Në atë moment, autori ka kapur një thikë dhe ka goditur tre herë njërin prej tyre.“Ai më ka kërcënuar fillimisht me thikë” është mbrojtur para policisë, autori i…

Read More

Draft-Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022-2027, e cila është miratuar nga Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të mërkurën e 27 korrikut, e identifikon si sfidë kryesore për sigurinë e vendit “pretendimin territorial të Serbisë ndaj Kosovës”, thotë Enver Dugolli, zëvendëskryetar i parë i këtij komisioni. Sipas tij, rreziku nga Serbia përmendet për herë të parë në mënyrë eksplicite në një dokument të tillë. Draft-Strategjia kaloi në Komision me votat e pesë anëtarëve të pranishëm nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet; dy nga partitë opozitare votuan kundër, ndërsa një abstenoi. Ajo është hartuar nga Këshilli…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim për trashëgiminë kulturore, me temë: “Nga gërmadhat e Teatrit te “shitja” e Butrintit”. Gjatë fjalës së tij, lideri i demokratëve, teksa fliste për shembjen e Teatrit Kombëtar, nuk la pa përmendur kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti shkatërrimtar të identitetit të kryeqytetit. “Edi Rama është shkatërrimtar i identitetit të këtij qyteti që rrezaton në të gjithë kombin. U vërsul kundër vendimit që kishte miratuar vetë. Bënë një betejë epike artistët për teatrin, e zhduku teatrin ai. Në Paris në një rrugë është teatri romak me tullë të kuqe. Nuk…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në 27 njësitë vendore të Tiranës. Në fjalën e tij Veliaj sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta, duke thënë t’i zgjidhin vetë hallet e tyre. “Shumë njerëz paragjykonin, s’ka mundësi PS të kalojë ligjin për transparencën e dosjeve të sigurimit. Ja ku jemi sot. Dhe u duk kush ishte komunist nga më të këqijtë dhe kush ishte fuks nga më të rëndomtit dhe sot t’i zgjidhin vetë nga komunisti Sali dhe fuksi Ilir. Por PS është partia e 2022-shit, partia moderne, partia që në këtë…

Read More

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri në territorin e Shqipërisë, por aktualisht janë aktive 5 vatra. Në pyjet e fshatit Ndershen në Mirditë u dogjën pisha dhe pemë lis. Në zonë shkuan 4 automjete zjarrfikëse të cilat e patën të pamundur të ndërhynin, për shkak të terrenit shumë të vështirë malor. Në këtë zonë mund të ndërhyhej vetëm nga ajri, ndërsa një helikopter u përpoq të shuante flakët. Vatrat e tjera aktive janë në fshatin Halil, bashkia Krujë, Fshatin Velçan në Berat, në fshatin Bogë, Malësi e Madhe…

Read More

Fermerët holandezë kanë bllokuar rrugët e vendit me pleh organik dhe mbeturina, ndërsa kanë ndezur edhe zjarr. Kjo revoltë vjen në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë për të ulur emetimet e azotit. Fermerët janë të zemëruar sepse besojnë se vendimi i qeverisë për të reduktuar emetimet e oksidit të azotit dhe amoniakut do të shkatërrojë mënyrën e jetesës së tyre bujqësore dhe do t’i lërë ata pa punë. Këto demonstrata erdhën një ditë pasi ndërmjetësi i emëruar nga qeveria, Johan Remkes, u dërgoi ftesa organizatave të fermerëve për të biseduar me koalicionin qeverisës rreth mënyrave për të reduktuar emetimet…

Read More

Edhe pse pajisjet e inoksit mund të duken shumë të bukura në kuzhinë, ato janë sfiduese, pasi në to lihen shumë lehtë gjurmët e gishtërinjve dhe vijat. Mirëpo, ekspertja Marlen Komar, ndau me Apartment Therapy teknikën e gjyshes së saj për pastrimin e pajisjeve prek inoksi. Ajo funksionon aq mirë, sa Komar tha se kurrë nuk përdor asnjë pastrues tjetër. Komar shpjegoi se pasi t’i fshini pajisjet tuaja, thjesht hidhni disa pika vaj ulliri në një leckë dhe më pas vazhdoni fshirjen. Të gjitha vijat dhe njollat ​​do të pastrohen pikërisht para syve tuaj, duke lënë një sipërfaqe pa njolla.…

Read More

Një djalë 26-vjeçar me origjinë shqiptare është ndaluar nga karabinierët, pasi brenda në banesë ka kërcënuar me thikë nënën dhe motrën. I riu, sipas mediave italiane, në momentin që ka mbërritur policia është acaruar, duke e bërë atë të merrte një thikë dhe të kërcënonte punonjësit shëndetësore. Në atë moment kanë ndërhyrë sërish karabinierët duke e goditur me pistoletë elektroshok (teaser). Më pas 26-vjeçari ka hedhur thikën dhe ka tentuar të arratiset. Ai u ndalua menjëherë nga karabinierët, u qetësua dhe u dërgua në spital. Djali u denoncua për rezistencë dhe kërcënim të rëndë.

Read More

Një 66-vjeçar në Kaliforni është shëruar nga infeksioni HIV, sipas një njoftimi lidhur të bërë nga ekipi mjekësor në Qendrën Mjekësore City of Hope. Ai është personi i katërt në botë që shërohet nga SIDA. 66-vjeçari është pacienti i dytë që shpallet pa HIV/AIDS këtë vit. Shkurtin e kaluar një grua nga Nju Jorku u raportua gjithashtu se ishte shëruar nga sëmundja. Pacienti, i koduar “Qyteti i Shpresës” sipas emrit të qendrës mjekësore, ashtu si pacientët e Berlinit dhe Londrës, të cilët ishin të parët që u konsideruan të shëruar nga infeksioni, arriti në mënyrë efektive shërimin e përhershme të…

Read More

Minatorët në Angola kanë zbuluar një diamant rozë, i cili besohet të jetë më i madhi i gjetur në 300 vjet. “Ai është ndër diamantet më të mëdhenj rozë të gjetur ndonjëherë”, tha në një deklaratë Lucapa Diamond Company. Diamanti 170 karat u zbulua në minierën Lulo, në verilindjen e Angolës. Ai konsiderohet si një nga format më të rralla dhe më të pastra të gurëve natyrorë. Diamanti do të shitet me tender ndërkombëtar.

Read More

Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet, që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet.Nga marrëveshja përfitojnë rreth qindra mijëra emigrantë shqiptarë, të cilat kanë pritur për dekada të finalizohet një e drejtë e vonuar që për ta që prek dinjitetin njerëzor.Senatori italian Tommaso Nannicini, iniciator i marrëveshjes, tha në Neës 24 se firma e tij në amendamentin për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune lëvroi në buxhetin e shtetit italian 200 milion euro. “Padyshim është një marrëveshje dypalëshe…

Read More