Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj thumbon Berishën dhe Metën: Sali komunisti dhe Ilir fuksi t’i zgjidhin vetë hallet e viteve ‘90

19:56 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj 10 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në 27 njësitë vendore të Tiranës.

Në fjalën e tij Veliaj sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta, duke thënë t’i zgjidhin vetë hallet e tyre.

“Shumë njerëz paragjykonin, s’ka mundësi PS të kalojë ligjin për transparencën e dosjeve të sigurimit. Ja ku jemi sot. Dhe u duk kush ishte komunist nga më të këqijtë dhe kush ishte fuks nga më të rëndomtit dhe sot t’i zgjidhin vetë nga komunisti Sali dhe fuksi Ilir. Por PS është partia e 2022-shit, partia moderne, partia që në këtë javë i gëzohet faktit që hapi negociatat. Më në fund jemi në tren, në trenin e BE-së dhe është vetëm çështje kohe derisa të mbërrijmë në destinacion. Nuk dua t’ju lodh me këtë gjë, por është vetëm një mënyrë për t’ju treguar që ne jemi duke bërë biseda për të ardhmen, e dhe kur flasim për blockchain, edh kur flasim për integrimin në BE, edhe kur flasim ëpr shumë prej këtyre temave, po flasim nga sot e tutje, ndërkohë ata janë duke zgjidhur akoma hallet e viteve ’90. Kush na spiunoi te greva e urisë? Ishte ky Ilir Metë, apo do ia hedhim fajin dikujt tjetër? Kush ishte doktori që Ramizi e çoi të prishte protestën e studentëve? Ishte ky doktor, apo ishte një doktor tjetër? Ata e kanë jetën e tyre të obsesuar për të zgjidhur dhe për të sqaruar muhabetet e vitit ’90, ne e kemi jetën tonë të angazhuar dhe të mobilizuar të sqarojmë muhabetet, ëndrrat, misioni e Shqipërisë që vjen nga 2022-shi, 2023-shi, e tutje, se sot jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe nesër do të jemi një vend anëtar i BE-së”, tha Veliaj.

Berisha Meta tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.