Tre shqiptarë me pushime disa ditore në Mikonos të Greqisë, kanë rënë pre e një vjedhje, duke pësuar një dëm prej afro 45 mijë euro.Ata kishin rezervuar një suitë në një hotel luksoz në zonën e Plindrit kur në orët e para të mëngjesit të 24 korrikut, persona të panjohur hynë në dhomën e tyre nga dera e ballkonit.Turistes së parë shqiptare, sipas denoncimit të bërë në polici, i kanë marrë argjendari floriri me vlerë totale 17100 euro, pasaportën dhe patentën.Të motrës i janë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 18400 euro, si dhe pasaporta.Autorët i kanë rrëmbyer të dashurit…
Author: tirana
Policia italiane është vënë në alarm pasi një shofer me origjinë shqiptare u rrëmbye dhe u grabit. Sikurse raportojnë mediat italiane, disa grabitës në Rrugën Shtetërore 16 bis, Barletta Sud, kanë bërë sikur u është prishur makina për të ndaluar shoferin e një kamioni.Shoferi, i cili rezulton shtetas shqiptar, është ndalur për t’i ndihmuar kur ka parë makinën e grabitësve të ndaluar në mes të rrugës. Mirëpo ai ka rënë pre e grabitjes. Ata rrëmbyen shqiptarin dhe naftën e kamionit, i cili ishte nisur nga Bari dhe po kthehej në kompani.Shoferi i rrëmbyer dhe kamioni u gjetën pas disa orësh…
Ka humbur jetën në plazhin e Tales në Lezhë një 35-vjeçar nga Kosova. Mësohet se i ndjeri nuk është ndjerë mirë sapo hyri në det, dhe është marrë me autoambulancë për t’u transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës. Për fat të keq, ai ka humbur jetën rrugës për në spital.
Përmbajtja e mesazhit të dërguar me e-mail Autoritetit të Dosjeve është në gjuhën shqipe dhe mban datën 24 korrik 2022, ditë kur Ilir Meta mbylli Presidencën pesëvjeçare. Për shkak se 24 korrik ishte e diel dhe ditë pushimi për Autoritetin, mesazhi dhe përmbajtja e tij është parë ditën e hënë. Në mesazh, thonë burimet, të përmendet emri i Filip Talos, personi që mendohet se ka rënë viktimë e spiunimit të Ilir Metës dhe ka qenë shok klase me Ilir Metën në Fakultetin e Ekonomisë. Mesazhi mbyllet me shënimin V.F.L.P., që janë akronimet e parrullës komuniste “Vdekje fashizmit, liri e popullit”.…
Drejtora e transporti Rrugor (DPSHTRR) raporton se në fund të vitit 2021 ishin në qarkullim 539 mijë auto vetura aktive ose të çregjistruara përkohësisht. Në raport me popullsinë treguesi është 192 automjete për 1 mijë banorë, ose një autoveture për pesë banorë (gati 0.2 automjete për banor). Krahasimi me të dhënat e tjera të Eurostat tregon se Shqipëria e ka këtë tregues shumë më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, ku një në dy banorë ka një auto veturë (0.53 auto vetura për banor). Shqipëria ia kalon vetëm Turqisë, që ka 157 autovetura për një mijë banorë. (të dhënat…
Një 16-vjeçare nga Tirana është larguar nga banesa dhe nuk është rikthyer më. Të afërmit e të miturës nuk kanë marrë asnjë informacion për vendndodhjen e saj, ndaj kanë bërë një kallëzim në polici. Denoncimi për largimin nga banesa është bërë ditën e djeshme nga babai i 16-vjeçares me iniciale E.K. Blutë e kryeqytetit po punojnë për gjetjen e adoleshentes.
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shkruan se është e papranueshme që të ulet në të njëjtën sallë me bashkëpunëtorë të Sigurimit të sistemit që persekutoi gjysmën e familjes së tij apo dhe gjysmën e shqiptarëve. Përmes një postimi në “Facebook” Çollaku shkruan se Shqiperia duhet të pastrohet nga kanceri i sigurimit të shtetit.
Policia ka proceduar një 30-vjeçar nga Kavaja pasi ka kërcënuar dhe ofenduar një pushues që kishte vendosur një karrige gjysmë shezlong buzë detit. “Ta q* rracën, të marr në shpulla. Kaq po të them. Nuk e rruaj për ty, as për telefon, as për asgjë në votë o shoku. Jam trim,”- i thotë ai qytetarit, dhe në një moment përpiqet t’i marrë dhe celularin. Lidhur me pamjet e mëposhtme, ka reaguar sot Policia dhe bën me dije se personi në fjalë është proceduar penalisht.Shërbimet e Policisë, pas transmetimit të pamjeve, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë 30-vjerçarin F.…
Këngëtari Butrint Imeri është përballur me një skenë jo të këndshme teksa performonte në një nga lokalet në Pejë. Disa prej të pranishmëve janë konfrontuar fizikisht, duke u goditur edhe me sende të forta mes tyre. Në fund të koncertit, këngëtari iu drejtohet turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”. Pas kësaj, ai vazhdoi normalisht mbajtjen e koncertit.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njofton se në vitin e ri shkollor 2022–2023 do të shtohen punonjësit psiko-socialë dhe mësuesit ndihmës. Ajo shkruan se vitin e ardhshëm shkollor 2022–2023 do të shtohen në ekipet e shkollave edhe 235 punonjës të rinj psiko-socialë dhe 250 mësues ndihmës. “Ndaj sot me ju lajmin e mirë që vitin e ardhshëm shkollor 2022–2023 do të shtojmë në ekipet e shkollave tona edhe 235 punonjës të rinj psiko-socialë dhe 250 mësues ndihmës. Këto vendime jo vetëm që rrisin më tej cilësinë e sistemit tonë arsimor, por garantojnë edhe më shumë gjithëpërfshirje, mbrojtje dhe siguri për…
Një tjetër këngëtare që do të dhurojë performancë në sheshin Skënderbej nesër është Çiljeta. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale. Në këtë event do të jenë të pranishme edhe Fifi dhe Xhensila Myrtezaj që do të performojnë këngët e tyre.Kujtojmë se vite më parë Çiljeta ka pasur raport mjaft të mirë me Berishën. Koncerti i 28 korrikut do të mbahet për dy ngjarje speciale, e para ajo e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe e dyta çelja e negociatave të anëtarësimit për në BE.Më 19 korrik Shqipëria…
Një 59-vjeçar ka vrarë të ëmën mëngjesin e së martës në Selanik, kur kjo e fundit i ka kërkuar një gotë ujë, teksa sot mediat kanë publikuar detaje nga ngjarja e rëndë. Protothema.gr. shkruan se burri vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka thënë para organeve të drejtësisë se e ka mbajtur dhe është kujdesur për të ëmën për pesë vite me radhë dhe se nuk duronte më, shkruan abcneës.al. Sipas gjetjeve të mjekoligjore, 84-vjeçarja fatkeqe u konstatua të nxira në fytyrë. Pjesa më e madhe e goditjeve duket se janë bërë me duar, ndërsa është konstatuar edhe një…