Author: tirana

Bie zjarr në një stallë bagëtish në lagjen Sheher të Lezhës. Flakët e përhapura mesditën e kësaj të mërkure rrezikuan edhe banesën pranë stallës, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë e mundur shuarja e zjarrit. Sipas familjarëve, dëmi i shkaktuar nga zjarri konsiderohet i madh, pasi në stallë kanë pasur ushqimin e bagëtive me vlerë rreth 5 milionë lekë.

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Begaj shkruan në Facebook, se për të, partneriteti i Shqipërisë dhe SHBA është shumë i çmuar për formimin e demokracisë. “Partneriteti mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shumë i cmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetin. Takimi i sotëm me Ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, i pari për mua si President i Republikës së Shqipërisë, i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve”, shkruan kreu i shtetit.

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e depozituar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Mediu u përpoq të shfuqizonte në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për rihapjen e hetimeve, por nuk ia doli dot. Referuar vendimit të sotëm bëhet me dije se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet ligjore efektive në dispozicion, e për rrjedhojë kërkesa nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare. Më herët ai iu drejtua edhe Gjykatës së Lartë, duke e quajtur rihetimin një akt antikushtetues, por edhe Gjykata e Lartë e rrëzoi rekursin.

Read More

Stresi dhe Cllevion janë sërish shokë. Arkimed Lushaj ishte sot në shtëpinë e reperit që doli nga burgu duke shkaktuar edhe lot gëzimi nga Cllevio. Ata shkëmbyen batuta dhe u ulën të bisedonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Pasi doli nga burgu në një video Cllevio tregon grafitin që ka në shtëpinë e tij duke thënë se së shpejti do shkruajë edhe emrat e shokëve të tij, përveç Stresit. “Të gjithë çunat që janë si familje do i shkruaj te muri, përveç Arkimedit.”-thotë ai gjatë videos. Pas kësaj erdhi edhe reagimi i Stresit i cili shkroi në rrjetet sociale:…

Read More

Thellohet edhe më tej skandali i zbulimit të bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit dhe ku ka dale se është i përfshirë dhe Ilir Meta. Personi që pretendohet se është spiunuar nga Ilir Meta gjatë tentativës për arratisje në kohën e komunizmit, ka kërkuar sot hapjen e dosjes së tij nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit. F.T, emri i të cilit figuron në disa materiale, ku përmendet ish-presidenti, ka kërkuar verifikime. Verifikimet për figurën e Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar. Personi i panjohur pretendonte se…

Read More

Europa duhet të përgatitet për një ndërprerje të plotë të gazit natyror rus herët a vonë, paralajmëroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një intervistë me Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA). “Aktualisht, Rusia po furnizon vetëm pjesërisht gaz natyror, ose aspak, 12 shtete anëtare të BE-së. Prandaj, Evropa duhet të përgatitet për skenarin më të keq: një ndërprerje të plotë të furnizimeve me gaz natyror, herët a vonë”, tha Von der Leyen. Presidentja e Komisionit u bëri thirrje vendeve që janë më pak të varura nga furnizimet me gaz natyror rus që të bashkojnë gjithashtu përpjekjet për të kursyer energjinë.

Read More

Nga sot, Gjon Kodra nuk është më prokuror në Tiranë. Ai është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë pasi i janë gjetur shkelje. Vendimi u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Prokurori ishte konfirmuar në detyrë në shkallën e parë, por vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së i kërkuan Komisionerit Publik të ankimojnë vendimin. Shkarkimi i Kodrës, ka ardhur si pasojë e problemeve me pasurinë e tij.

Read More

Tirana e dyta në Europë në destinacionet e verës së këtij viti, i cili riktheu udhëtimet në mbarë globin, pas mbylljes së gjatë të pandemisë. Raporti i perspektivës së udhëtimeve për vitin 2022 nga Forward Keys zbulon se kryeqyteti shqiptar është në top listën e 10 vendeve më të vizituara për 3-mujorin e tretë të këtij viti, ku në vend të parë është Antalia e resorteve turistike, ndërsa Tirana e dyta, duke lënë pas edhe Mikonos, ishullin aventurës, apo të tjera destinacione magjike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka postuar raportin, veçon faktin se Tirana, edhe…

Read More

Një lajm i bujshëm vjen ditën e sotme nga Spanja. Sulmuesi i PSG-së po hetohet për mashtrim. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Barcelonës, Neymar, ku sipas “El Pais” akuzohet për mashtrim. “Autoritetet tatimore spanjolle dyshohet se i kanë kërkuar lojtarit një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh. Neymar gjithashtu rrezikon dënimin me dy vjet burg. Mashtrimi i pretenduar, i llogaritur nga prokurori në shifrën 8.4 milionë, ka të bëjë me kalimin e brazilianit nga Santosi te Barcelonë në vitin 2013 dhe gjithashtu përfshin edhe Josep Maria Bartomeun, Sandro Rosellin dhe prindërit e sulmuesit të Paris Saint-Germain. Krahas akuzave të sipërpërmendura, janë…

Read More

Romani “Një vajzë në mërgim” (Elegji për Linda B.), i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, përkthyer në gjuhën perse nga Mahmoud Gudarzi dhe botuar nga shtëpia botuese “Chetrang”, doli në tregun e botimeve edhe për lexuesin iranian. Kështu bën të ditur agjensia iraniane të lajmeve “Mehr”. Në fakt, ky nuk është romani i parë që përkthehet e botohet në Iran; e njëjta shtëpi botuese ka botuar më parë romanin tjetër të Kadaresë “Drita e hënës” i sjellë në gjuhën perse nga i njëjti përkthyes. Agjensia e lajmeve “Mehr” më tej vijon se Ismail Kadare, autori i këtij libri, ka lindur në…

Read More

Reperi i njohur, Fero u arrestua nga policia disa ditë më parë. Kjo pasi rrahu me grushta një person në Gjilan dhe momenti u bë viral në rrjet. Ndërsa sot, Fero ka dalë para Gjykatës Themelore të Gjilanit, e cila ka vendosur që ai të qëndrojë një muaj në paraburgim nën akuzën “sulmi”. Njoftimi i plotë nga gjykata: “Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. Sh. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në…

Read More

Jonila Godole, anëtare e Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ka reaguar lidhur me një letër që Autoriteti i Dosjeve i ka dërguar Kuvendit ku përmendet ish-Presidenti Ilir Meta si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në një status në faqen e saj në Facebook ajo shkruan se rasti është i ngjashëm e atë të “poliagjentit” Mehmet Shehu kur u akuzua nga Enver Hoxha. Reagimi i Godoles Në kohën kur Enveri e shpalli Mehmet Shehun poliagjent, një anonim pati dorëzuar disa fotokopje dokumentash në ambasadën tonë në Vjenë që e rëndonin kryeministrin në detyrë. Fundi dihet. Kjo m’u…

Read More