Autoriteti i Dosjeve i është përgjigjur Partisë së Lirë, e cila sot përmes Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka, i kërkoi këtij institucioni të bënte publik dosjen e personit I.M, për të cilin thuhet se është bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, për të cilën sot kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se bëhet fjalë për Ilir metën. Në reagimin e Autoritetit të Dosjeve thuhet se të gjithë të interesuarit për dosjet e ish-sigurimit duhet të ndjekin rrugën ligjore. Reagimi: 𝐌𝐛𝐢 𝐫𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐛𝐢 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐚𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭 𝐧𝐫. 𝟒𝟓/ 𝟐𝟎𝟏𝟓 𝐢 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈, 𝟐𝟕 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟐…
Author: tirana
Një person është ekstraduar nga Shqipëria tek autoritetet tajlandeze. Këto të fundit bëjnë të ditur se një bandë mashtruesish të cilët operonin nga vende të ndryshme, duke nisur nga Tirana e deri në Dubai, për call-centerave, telefononin qytetarët e tyre dhe nën shantazhin se paratë e tyre rezultonin se përdoreshin për trafik droge, ju kanë marrë disa pasuri. Zëdhënësi i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tajlandë, Prayuth Phetkhun, theksoi se ditën e mërkurë është ekstraduar nga Shqipëria shtetasi tajlandez Tzu Yuan Kuo, i cili ishte arrestuar në 27 shtator të vitit të kaluar në Tiranë. Tzu Yuan Kuo, akuzohet…
Qindra protestues irakianë janë futur me dhunë brenda ndërtesës së parlamentit në Bagdad. Ata mësynë në zonën e gjelbër të sigurisë së lartë të kryeqytetit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike të mërkurën. Kryeministri Mustafa al-Kadhemi iu bëri thirrje protestuesve që të tërhiqen menjëherë nga zona e gjelbër, teksa i paralajmëroi ata se forcat e sigurisë do të kujdeseshin për “mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe misionet e huaja dhe parandalimin e çdo dëmtimi të sigurisë dhe rendit”. Protestuesit, mbështetës të liderit shiit irakian Muqtada al-Sadr, kundërshtojnë kandidaturën e Mohammed al-Sudani për Kryeministër.
Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka reaguar në lidhje me pretendimet ku thuhet e Ili Meta figuron në Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ai tregon se disa vite më parë, kur shqyrtohej ligji i dosjeve në parlament, në cilësinë e deputetit të opozitës, i kishte kërkuar Ilir Metës, kryetar i Kuvendit atë kohë, që bëhej verifikim dhe ta fillonim nga deputetët, si përfaqësues të institucionit më të lartë të vendit. “Disa vite më parë, kur shqyrtohej ligji i dosjeve në parlament, në cilësinë e deputetit të opozitës, i pata kërkuar Ilir Metës, si kryetar Kuvendi, që verifikimin ta fillonim nga deputetët,…
Një prift ka sulmuar një besimtar në Casetra të Italisë pasi ky i fundit la vetëm 25 euro në një funeral të mbajtur nga prifti.Sipas faqeve lokale, të cilat citojnë versionin e viktimës, në fund të një funerali, një i afërm i të ndjerit shkoi në sakristi për të lënë 25 euro.Dhurim i cili gjithsesi do të ishte gjykuar shumë i ulët nga prifti, siç nënvizoi ai vetë para famullitarit.Pas një sherri verbal, prifti dyshohet se ka sulmuar burrin. TG Com e ndoqi në rrugë dhe më pas e rrahu. Qytetari është dërguar në spital dhe ka denoncuar priftin.Besimtarët shprehen…
Një 26-vjeçar shqiptar ka kërcënuar me thikë nënën dhe motrën e tij në Asti të Italisë. Dy gratë u mbyllën në dhomën e gjumit kur i riu tentoi t’i sulmonte. Ai mori edhe një thikë tjetër, me të cilin u përpoq të qëllonte punonjësit e personelit mjekësor kur ata mbërritën në banesë. Karabinierët u përpoqën vazhdimisht ta qetësonin verbalisht dhe ta bllokonin, derisa shqiptari hodhi menjëherë thikën në tokë dhe tentoi të arratisej, por u ndalua në kohë.
Debatet e krijuara brenda Partisë Demokratike kanë sjellë përshtjellim edhe në mediat e vendeve fqinje. I tillë është dhe rasti i kolegëve tanë në Malin e Zi, ku mediat malazeze e kanë cilësuar Grida Dumën si lidere të opozitës.Edhe pse Grida Duma është tejet aktive në jetën politike në Shqipëri, ende ajo nuk e mban një post të tillë, pasi aktualisht në krye të PD është Sali Berisha, ndërsa ish-kryetari Basha shfaqet në raste të caktuara vetëm në seance plenare.
Tre qytetarë kanë humbur betejën me COVID gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët ishin nga Tirana, të moshave 72 deri 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë identifikuar edhe 1261 raste të reja nga kryerja e 2667 testimeve. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë, ndërsa janë shëruar 1352 qytetarë.
Në prani të deputetëve Damian Gjikknuri dhe Niko Kuri u zhvillua sot ceremonia zyrtare e inaugurimit të asfaltimit të aksit rrugor Dermish – Jermë. Ky aks rrugor me vendim të Këshillit Bashkiak Finiq është emërtuar rruga “Anastas Angjeli”. Sipas kryetarit të bashkisë Finiq Kristo Kiço ky projekt do t’i shërbejë dhjetëra shoferëve, padyshim më të sigurt për përdoruesit e tij dhe më funksional se më parë. Ne synojmësynuar politikën zhvillimore, përmirësimin e cilësisë së jetës, në dobi kryesisht të qytetarëve, është shprehur Kristo Kiço.
Pas shkarkimit nga Rama, në media u përfol për një hetim të mundshëm nga SPAK për ish-ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj. Por Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimti të Organizuar, SPAK thotë se emri i ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj nuk është regjistruar në asnjë vepër penale. Reagimi i SPAK për mediat vjen vetëm një ditë pas akuzave të Sali Berishës i cili tha se kryeministri Edi Rama e shkarkoi Arben Ahmetajn në mënyrë që t’i hapë rrugë për t’u arratisur pasi është përfshirë në aferën e inceneratorëve. SPAK hedh poshtë akuzat e Berishës duke deklaruar për media se Ahmetaj…
Një tifoz i ri i ekipit francez Tolouse ka bërë një foto në stadiumin e klubit, ku hyri fshehurazi, i veshur me fanellë dhe ka bërë shaka se kishte nënshkruar një kontratë. Mediat në Francë e raportuan këtë si “transferin e ri”, edhe pse Rafael Fernandes nuk është aspak futbollist, shkruan L’Equipe të martën. Ai e postoi foton në rrjetet social për të bërë shaka me miqtë e tij, por u krijua një situatë e çuditshme. Kjo pasi, në skuadrën e të rinjve të Paris-Saint Germain luan një futbollist me të njëjtin emër, Rafael Fernandes. Mediat në Francë e publikuan…
Një i burgosur italian humbi jetën në spital, pasi u sulmua fizikisht mbrëmjen e djeshme nga shoku i tij i qelisë. Graziano Piana, 54 vjeç, i cili u godit në kokë me një stol, u dërgua me urgjencë në spitalin Santissima Annunziata në Sassari, ku iu nënshtrua një operacioni. Por, nuk arriti që t’iu mbijetonte plagëve. Ai u sulmua nga një 27-vjeçar, mbi të cilin do të rëndojë një tjetër akuzë.