“Në gusht nuk ka abone”, teksa jep këtë lajm, Shoqata e Transportit Urban ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit për vijimin e paketës antikrizë ose në të kundërt rritjen e çmimit të biletës për të bërë të mundur shërbimin qytetas. Në letrën drejtuar Bashkisë Tiranë Shoqata e Transportit rendit vështirësitë me të cilat po përballet sektori, që nga shpërthimi i pandemisë e më tej lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimit të karburantit që e bën të pamundur nga ana e tyre ofrimin e shërbimit. “Sot, në ditën e paraqitjes së kësaj kërkese, në prag të fillim muajit gusht,…
Author: tirana
Nga Ben Blushi Dom Altini, famullitar i Mamurrasit më çoi te disa murgesha. Motrat janë krejtësisht të izoluara, tha Dom Altini. Janë murgeshat e Fjalës së Mishëruar. Dalin nga kisha vetëm në raste të veçanta. Murgeshat po na prisnin. Kishin nxjerrë biskota, qershi dhe ujë të ftohtë. Si jeni, i pyeta Shumë mirë, thanë motrat Nuk dilni fare nga ky kafaz? Dalim vetëm për arsye mjekësore, për dokumenta si dhe për të pastruar oborrin e Kishës Po pse nuk duhet të keni kontakt me njerëz të tjerë? Sepse Zoti na ka thirrur ti shërbejmë atij dhe askujt tjetër Pra ju…
Situata me zjarret në vend vijon që të jetë problematike. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione në lidhje me situatën nga zjaret në vend. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri. “Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave: • Fshatin Goriçan, bashkia Dimal.• Fshatin Muçaj dhe fshati Marikaj, bashkia Vorë.• Fshatin Vorrozen dhe në lagjen nr. 5, bashkia Kavajë.• Fshatin Vakuf, bashkia Dibër.• Lagjen Zinxhira, bashkia Gjirokastër.• Fshatin Mursi, bashkia Konispol.• Fshatin Rranxa dhe fshati…
Ish-presidenti Ilir Meta, këtë të mërkurë mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, ku vendosi edhe piketat për punën në vazhdim të partisë. Meta tha se nga sot do të nisë puna në 3 drejtime kryesore, duke theksuar se e treta ka të bëjë pikërisht me përgatitjet për qeverisjen e vendit. “Nga sot do të punojmë në 3 drejtime. Nga sot, ju bëj të ditur se do të punojmë në 3 drejtime. E para, revolucioni antikorrupsion. E dyta, organizimi i Partisë së Lirisë duke u hapur, jo duke u shqetësuar se kush po vjen. E treta, përgatitja…
Loja politike dhe pritja e vjeshtës me protesta ka zgjuar hapjen e dosjeve. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla zhvilloi një takim me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla mëngjesin e kësaj të mërkurë. Ai u njoh me informacionin që ka ardhur në Kuvend nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë që Nikolla pritet të takojë Enkelejd Alibeajn dhe Fatmir Mediun. Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshimin e ligjit për të verifikuar edhe politikanët e lartë që dolën të pastër nga dy Komisionet në vitet ’90. Kujtojmë që Autoriteti përmendi një rast të fundit ku një…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe në përgjigje të nevojës në rritje për gjak në stinën e verës. Edhe stafi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucioneve të varësisë i janë bashkuar fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut. Ministrja Manastirliu apeloi për rritjen e dhurimeve vullnetare, për të pasur një nivel optimal të rezervave të gjakut në stinën e verës. “Gjaku është një produkt që nuk blihet, nuk shitet. Është një produkt që vetëm dhurohet. Ndaj, në sajë të solidaritetit, në sajë të angazhimit të të gjithëve,…
Dorjan Keqi i dyshuar për vrasjen e ish-drejtorit të OST për Veriun Saimir Jaku dhe plagosjen e shtetasit Gjergj Prenga, nuk ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij. Krimi ndodhi në vitin 2016, dhe ai u kap dje në mënyrë shumë rastësore. 40-vjeçari po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe hetuesit kanë tentuar disa herë ta marrin në pyetje, por Keqi ka refuzuar të komentojë akuzat, duke deklaruar se do flasë në një moment të dytë. Dyshimet janë se bashkë me persona të tjerë, ata janë paguar nga një grup kriminal, për të ekzekutuar…
Historia e Gerlado Xixit është si e çdo të riu që kërkon një jetë më të mirë, por edhe mundësi për të bërë para më shpejt dhe më shumë nga se ofron Shqipëria. Me premtimin se do të punonte në ndërtim në Angli, sot ai ka marrë dënimin me një vit burg nga gjykata, pasi u kap në një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit. 26-vjeçari u ngjit në çatinë e shtëpisë ku kultivohej kanabi sapo kishte pikasur policinë, e cila hyri me forcë në shtëpi. Duke tentuar për t’u larguar policëve, i riu vrapoi nëpër çatitë e shtëpive…
Shqipëria është një destinacion i turizmit. Pothuajse 200 mijë grekë kanë vizituar Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti nga 2.5 milionë shtetasve të huaj që vizituan vendin tonë në fund të qershorit të këtij viti. “Shifra e përgjithshme e të ardhurve është 51,3% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021”, thuhet në raportin e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT). Rritja më e madhe në bazë vjetore u regjistrua për shtetasit grekë, në masën 41%, pasi 199,943 prej tyre kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-qershor të këtij viti pas kufizimeve të vitit të kaluar nga…
Kamala Harris është zëvendëspresidentja e parë femër dhe zyrtarja më e lartë femër në historinë e SHBA-së, si dhe zëvendëspresidentja e parë afrikano-amerikane dhe e parë aziatiko-amerikane. Kamala Harris ka bërë tetë vizita vendase deri më tani këtë muaj dhe thuhet se do të takohet me mbështetës financiarë në rast se ajo kandidon për Shtëpinë e Bardhë nëse Joe Biden vendos të mos rikandidojë. Sipas “The Times”, Harris ka rritur vizitat në shtetet kyçe dhe ka zhvilluar bisedime me mbledhësit e lartë të fondeve, ndërsa thirrjet që presidenti Biden të thotë se do të shërbejë vetëm për një mandat, rriten.…
Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, është paraqitur sot në SPAK. Deputeti demokrat do të merret sot në pyetje. Nuk dihen ende arsyet se pse Mziu do të merret në pyetje, ndërsa të tjera detaje pritet të zbardhen. SPAK-u është kthyer në vendin më të populluar për politikanët, ku me ironi mund të themi që është kthyer në një zonë ”blloku”. Çdo ditë zyrtarë paraqiten aty, si kurrë më parë. Me kaq shumë përqëndrim politik tek SPAK-u, kjo e fundit mund të jetë në fazën që po i merret fryma, nga kaq shumë presion që lëshohet çdo ditë mbi të. Të…
Situata me zjarret në Shqipëri është tragjike. Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Ndershen të Oroshit në Mirditë. Vatra e zjarrit ka marrë përmasa në pyll me pisha dhe lis. Aktualisht në zonë ndodhen 4 automjete zjarrfikëse si dhe helikopter. Terreni është shumë i thyer malor dhe është e pa mundur të ndërhyhet me mjete dhe forca tokësore.