Author: tirana

Mungesa e punëtorëve në Gjermani është në rritje si në industri, ashtu edhe në zejtari ose në kujdesin shëndetësor. Marrja e forcave të specializuara nga jashtë nuk po funksionon. Pritet reforimi ligji të migracionit. Trenat nuk nisen më sepse nuk ka trenista. Në aeroporte valixhet mblidhen sipër njëra tjetrës, sepse nuk ka dikë që të merret me shkarkimin. Në pikat e kontrollit të sigurisë udhëtarët shfryjnë nervat e ngritura kur humbasin fluturimin për shkak të rradhëve të gjata të pritjes, kopshtet e fëmijëve refuzojnë pranimin e fëmijëve, sepse mungojnë edukatorët. Mungesa në 148 profesione Në një sondazh të bërë nga…

Read More

Skenari për ekonominë për pjesën e dytë të këtij viti, por edhe për vitin 2023 është edhe më pesimist sesa parashikimi më i fundit, i prillit, bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Fondi thotë se në SHBA, Kinë dhe Eurozonë, ekonomia ka shënuar rënie të ndjeshme në tremujorin e dytë të këtij viti dhe kjo është tkurrja e parë për ekonominë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në janar të vitit 2020. “Që nga muaji prill, parashikimi për ekonominë globale në vijim është bërë edhe më i zymtë”, thuhet në raportin e FMN. Sipas tij, bota duket se po përjeton…

Read More

Kush do të jetë sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s? Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson mund të marrë këtë rol nëse Stoltenberg tërhiqet në shtator të vitit të ardhshëm. Një kandidat britanik besohet të jetë i favorizuar për këtë rol për shkak të “mosbesimit të SHBA-së ndaj çdo figure të Bashkimit Evropian që do të marrë postin, duke pasur parasysh sugjerimet e përsëritura të planeve për një ushtri të re të BE-së”. Britania është gjithashtu e besuar nga shtetet baltike dhe Johnson ka fituar pikë në arenën ndërkombëtarë për ndihmën e dhënë në ndërtimin e koalicionit kundër…

Read More

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një konferencë për shtyp, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që prokurorët të mos shkojnë me pushime, por që të vënë para drejtësisë zyrtarët që kanë shkelur ligjin për skandalin me inceneratorët. “Kush ka sy të shohë e vesh të dëgjojë e kupton qartë rolin e kryetarit të bashkisë së Tiranës për të bërë të mundur koncensionin korruptiv. Sytë e veshët e SPAK të jenë në funksion, SPAK të mos shkojë me pushime por të vendosë para drejtësisë shkelësit e ligjit dhe procedurave”. Kush ka sy të shohë, e kush ka veshë të…

Read More

Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke hetuar përfshirjen e supozuar të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në përmbysjen e rezultatit zgjedhor më 2020, ka raportuar e përditshmja amerikane, Washington Post. Prokurorët federalë është raportuar të kenë pyetur dëshmitarët drejtpërdrejt për veprimet e Trumpit. Deri më tani, ata kanë vendosur të mos nisin hetime penale kundrejt vetë Trumpit për rolin e tij të supozuar. Më 6 janar të vitit 2021 disa protestues kanë hyrë në ndërtesën e Kongresit amerikan, në përpjekje për të përmbysur humbjen e Trumpit në zgjedhje. Trump i ka lavdëruar publikisht ata që kanë sulmuar ndërtesën, mirëpo mohon çdo…

Read More

A është vrasës me pagesë ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada të cilit policia i gjeti dje një snajper në makinë? Pas arrestimit të djeshëm, sot policia ka vijuar kontrollet në banesën e Radës dhe të Elton Hithit, i dënuar më parë për vjedhje, i arrestuar bashkë me ish-efektivin dje. Në një banesë të marrë me qira, policia ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, targa shqiptare dhe të huaja, 4 thika, 13 pajisje fiksuese si ato të armëve, shenjestër optike, 15 aparate celulare, 2 radio si ato të Policisë dhe pajisje të tjera që përdoren nga Policia. “Ditën e…

Read More

Ilir Meta është rikthyer në parti dhe pas prezantimit të “Partisë së Lirisë”, këtë herë thotë se do të nisë aksionin për një revolucion anti-korrupsion. Sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator. Lajmin e dha ish-zëdhënësi i tij në Presidencë, Tedi Blushi i cili është pjesë e partisë. Sipas tij “qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion”.

Read More

Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë në në banesën e tij në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit. Shtetasit me iniciale S. H., nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja është natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Një tjetër plazh publik është promovuar nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure, në postimin ku uron ndjekësit për një ditë të mbarë. Kreu i qeverisë shkruan se plazhi i Pish-Poros në Fier është një tjetër destinacion pushimi, që pret çdo ditë dhjetëra pushues. “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga plazhi i Pish-Poros në Fier, një tjetër destinacion pushimi, që pret çdo ditë dhjetëra pushues, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Pas gjithë dramave me familjen, problemeve të shumta, por edhe ngjarjeve pozitive si martesa me shpirtin e saj binjak, shkëputja nga tutela e të atit, ylli i popit Britney Spears ka vendosur t’i rikthehet pasionit të saj dhe të vijë me një bashkëpunim me legjendarin Elton John. Spears dhe John do të risjellin këngën ikonike nga repertori i Elton, “Tiny Dancer”. “Britney dhe Elton u takuan në një studio në “Beverly Hills”, së bashku me producentin Andrew Watt”. Mesa duket, dyshja ka nisur punën dhe shumë shpejt do të kemi një duet prej tyre. Ky është një hap shumë i…

Read More

Tifozët e Juventusit nuk i janë përgjigjur në mënyrën e duhur fushatës së abonimeve. Deri më tani janë shitur vetëm 20.200 abonime, shumë pak krahasuar me pritshmëritë, teksa vlen të theksohet se në sezonin 2019-2020, i fundit para pandemisë, klubi shiti plot 29.300 abonime. Kjo shifër duket se nuk i shqetëson drejtuesit e Juventusit, që kanë një stadium me kapacitet pak më të madh se 40 mijë vende dhe janë të sigurt që do ta kenë plot thuajse në çdo ndeshje. Juventus vjen pas dy sezonesh pa titullin kampion dhe këtë vit ka pretendime të mëdha, megjithatë duket se tifozët…

Read More

Për vitizën e Presidentes Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në SHBA, Departamenti i Shtetit Amerikan, ka postuar një njoftim të shkurtër pas takimit në Washington, të Sekretarit Antony Blinken me krerët e shtetit të Kosovës. Sipas njoftimit, Blinken ka falendëruar Kosovën për mikpritjen e afganëve, qëndrimin dhe mbështetjen për Ukrainën. Në takim është diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi me qendër njohjen reciproke në rrugën drejt integrimeve euroatlantike. “Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka takuar sot presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Uashington DC. Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm…

Read More