Ilir Meta e ka reaguar ashpër për letrën e Autoritetit të Dosjeve se ai rezulton si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. “Del ajo pula e Kuvendit dhe flet në atë mënyrë, e kanë mësuar se unë e kam respektuar. A kanë personalitet këta njerëz”, tha Meta për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Meta tha gjithashtu se sipas tij këtë e ka bërë Edi Rama në bashkëpunim me Lulzim Bashën, duke e cilësuar si “Autoriteti i 17 majit”. Ish-presidenti paralajmëroi se ka e-mail nga Neë York dhe i ka me emra, duke mos dhënë më shumë detaje s epër çfarë bëhet…
Author: tirana
Kryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta në një tjetër deklaratë për mediat u shpreh se tashmë do të nisë menjëherë puna për avancimin e revolucionit anti-korrupsion. Meta u pyet edhe lidhur me letrën e bërë publike nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku theksoj se në dosje rezulton një politikan i lartë I.M. Meta theksoi se kjo është një lojë politike që po hapet. Mes të tjera Meta theksoi se nuk e njeh Autoritetin e dosjeve dhe se sipas tij emrat e tyre do të gdhenden në shtyllën e turpit. Pjesë nga fjala e Ilir…
Pasi i doli emri në listën e Autoritetit të Dosjeve se rezulton se ka dosje si ish-sigurims, vjen reagimi nga ish-presidenti Ilir Meta. Ky i fundit ka mohuar akuzat. Në një konferencë për mediat Meta, nga selia e Partisë së Lirisë tha se gjithçka bëhet për të hequr vëmendjen nga shumë skandale, si afera e inceneratorëve. “Si mund t’i shmangem një përgjigje pavarësisht se nuk ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton se me këtë akt vetëvrasës, sepse Autoriteti i Dosjeve para se të jetë autoritet ligjor, është autoritet moral. Ty të është besuar që të trajtosh me…
Më 25 korrik në adresën personale të titullares së institucionit të Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar. Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit, figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendon për zhdukje të disa materialeve. Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë se vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.
Bashkia e Tiranës vijon të promovojë aktivitetet sportive për fëmijët. Në hapësirat e Pazarit të Ri, Bashkia e Tiranës dhe Special Olympics Albania organizuan “Luajmë në Pazar”, lojëra në grupe gjithëpërfshirëse për fëmijë me nevoja të veçanta, në disiplinat e futbollit, basketbollit, volejbollit, ping-pong dhe atletikë. Për të përshëndetur të pranishmit, mori pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nënvizoi se Tirana është qyteti i mundësive. “Tirana si Kryeqyteti Europian i të Rinjve, nuk është i disa të rinjve, është i të gjithë të rinjve! Nuk është i ca fëmijëve, është i të gjithë fëmijëve! Nuk është vetëm i qendrës,…
29 korrik ora 13:00, është data e caktuar nga Gjykata e Posaçme për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe dhe të bashkëpandehurve të tij. Sot avokatët e të pandehurve përfunduan paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, ku kërkuan pafajësi për klientët e tyre. Kurse prokurorët e posaçëm kanë kërkuar dënimin e Tushes me 3 vjet e 4 muaj burg. Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku i arrestuar në korrik të vitit të kaluar duhet të fajësohet për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës” në dy raste.
A është ish-presidenti Ilir Meta bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pasi është njohur me letrën e Autoritetit të Dosjeve, tha se rasti është tronditës dhe se kërkohet ndërhyrja e Kuvendit. “Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër, prandaj kam thirrur kryetarët e Grupeve parlamentare. Falenderoj Autoritetin e Dosjeve për reagimin e drejtë dhe profesional. Në respekt të ligjit nuk mund të flas”. Deklarata e plotë Dje Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka informuar publikun për rastin e një politikani me profil të lartë, me inicialet I.M, i cili ka…
Vëmendja e beftë ndaj të shkuarës, ku emri i Ilir Meta del sipas Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit në doshet e Ish-Sigurimit. Ndaj dhe sot kryetarja e Kuvendit, zhvilloi takime me krerët e grupeve parlamentare. Fatmir Mediu pas takimi u shpreh i prerë, ku kërkoi që emrat e politikanëve që kanë dalë me iniciale, duhet që të ikin nga politika. “Ato figura që kanë qenë të implikuara në të kaluarën të cilët kanë dominuar në pjesën më të madhe në jetën publike e politike në 30 vjet në institucione të ndryshme, të mos jenë pjesë e një aktiviteti…
Betimi dhe fjalimet e Presidenti të ri Bajram Begaj, kanë bërë jehonë edhe në Serbi, atje ku gjithçka nga mediat shihet me lupë. Sipas tyre, kreu i shtetit shqiptar foli me nota nacionalizmi, duke edhe thënë se do të punojë për të krijuar të ashtuquajturën Shqipëri të Madhe. Sipas analistëve dhe gazetave serbe, presidenti shmangu termin Shqipëri e Madhe, duke shprehur aspiratat e tij për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Mediat serbe nuk janë ndalur me kaq, pasi kanë marrë në intervistë Zhivadin Jovanoviç, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm në periudhën e Millosheviçit. Për të fjalimi i…
Komiteti Organizativ i Partisë së Lirisë zgjedh drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare. Me propozim të Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe të Zëvendëskryetarit, Agim Nesho, Komiteti Organizativ zgjodhi sot drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare: Z. Tedi Blushi-Sekretar i Përgjithshëm Z. Endrit Braimllari-Sekretar Organizativ Znj. Floida Kërpaçi-Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Znj. Silva Caka-Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Dosja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit ku thuhet se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, ka trazuar politikën. Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën. Në një prononcim për mediat, Doda tha se duhet të bëhet ligj që largon të kaluarën e errët. Kurse kërkesa e saj për Lindita Nikollën është që të bëjë pastërtinë e figurës për deputetët. “Pas 32 vitesh kemi mes nesh njerëz që kanë të kaluar të errët, kjo do të thotë se është…
Sapo la Presidencën dhe mori partinë, emri i Ilir Metës përmendet në letrën që Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë. Denoncimi më i fundit i ardhur në institucion mbi pastërtinë e figurës së një prej personaliteteve më të lartë të shtetit, siç është ish-presidenti i Republikës, Ilir Metaj, i pajisur me vertifikatë të pastërtisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konfirmuar me vendimin e autoritetit nr. 17, datë 28.04. 2017, rezulton se në fakt figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit.