DASHI Yjet ju sugjerojnë që të jeni me këmbën në tokë. Në fushën e ndjenjave një miqësi e vjetër mund të kthehet në një raport të konsoliduar. DEMI Dinamika juaj do të përfshijë të gjithë ata që do t’ju rrethojnë në ambientin e punës. Në fushën e ndjenjave do të keni mundësi të reja. BINJAKET Nuk duhet të jeni shumë misteriozë, por i drejtpërdrejtë. Në ambientin e punës duhet të veproni më logjikë dhe saktësi. GAFORRJA Do të ndiheni pak të lodhur në punë për shkak të impenjimeve të shumta. Në dashuri çdo gjë shkojë mirë pa asnjë pengës në…
Author: tirana
Kjo e mërkurë do të jetë me kthjellime përgjatë zonës perëndimore, dhe vranësira në shtim mesatare në zonat malore dhe reshje shiu dhe stuhi lokale. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 17-24 gradë, në mesditë do të jenë me rënie duke luhatur 30-32°C ne veri deri në 33-36°C. Era do të jete me drejtim Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 balle në det te hapur.
Dhëndri i ish-presidentit Alfred Moisiu, Durim Ylli, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ky lajm i trishtë është bërë me dije nga vetë familjarët në rrjetet sociale ku ndër të tjera kanë lajmëruar se varrimi i tij do të bëhet ditën e nesërme në varrezat e Sharrës. “Me hidhërim të thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta të bashkëshortit dhe babait tonë të dashur Durim Ylli. Varrimi bëhet nesër, më 27 Korrik, në Varrezat e Sharrës . Nisja nga shtëpia ora 11:00. Nga Familja”, thuhet në njoftim, duke mos dhënë më tepër detaje për shkaqet e ndarjes nga jeta. Durim…
Krahas politikanit të lartë I.M Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (1944÷1991) nënvizon se në listën si bashkëpunëtorë janë dhe katër deputetë të tjerë.”Shqetësimi është paraqitur së fundmi nga znj. Gentiana Sula, në seancën plenare të 21 korrikut 2022, gjatë raportimit të veprimtarisë për vitin 2021. Në këto rrethana, në rastet e shqyrtuara me përgjegjësi për subjektet A. D., Th. S., S.H, Xh. Sh.,D. Ç., dhe I. M., Autoriteti e ka bazuar vendimmarrjen në kërkesën për emërim/ngritje në detyrë.Në rastet kur kërkesa për të njëjtët emra bëhet për verifikim figure, Autoriteti administron të gjithë dokumentacionin mbi personin…
Fabjan Topollaj ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar nga Autoriteti i Dosjeve të cilët kanë publikuar detaje nga arkiva ku është i implikuar në spiunazh politikani i nivelit të lartë I.M. Topollaj shkruan se pavarësisht këtij publikimi, pjesa më e madhe e mediave po e fshehin si informacion për pubikun. “Autoriteti i Dosjeve ka me shume se 3 ore qe ka njoftuar se nje politikan i larte i vendit rezulton te kete qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit dhe per me teper ta kete fshehur kete fakt per plot 30 vite rresht. Por nuk eshte kjo gjeja me e…
Ish-deputeti Spartak Braho ka folur në lidhje me presidentin e ri Bajram Begaj, për të cilin tha se është i pavarur dhe se nuk është i kapur nga kryeministri Edi Rama. “Bajram Begajt nuk mund ti imponohet asnjë minutë sepse e njoh nga afër. Më bëri përshtypje se në Twitter Rama nuk uronte por i thoshte “Për hajër”. Rama nuk e ka Begajn. Ai është i pavarur”, tha Braho në News 24. Ndërsa në lidhje me Ilir Metën në klrye të Presidencës në pesë vitet e fundit, ish- deputeti tha se i vinte një notë kaluese. “Ti vëmë një notë…
Të punosh nga të duash e të marrësh pushime kur të duash do të ishte ëndërr për shumë njerëz! Por, sigurisht që ka edhe disavantazhe për sa i përket kësaj mënyre jetese dhe ka shumë nga ata që e bëjnë për një farë kohe, dhe i kthehen sërish ‘normalitetit’ edhe pse kjo nuk është e vërtetë për të gjithë! Ja pse shumë nomadë digjital vendosin të heqin dorë nga fjala ‘nomad’ por të vazhdojnë punën në distancë, më saktë duke punuar nga shtëpia dhe udhëtuar më pak. Benefitet janë po të njëjtat, pasi oraret mund t’i vendosësh vetë dhe pushimet…
Lajm i papritur për Serinë A e në veçanti për Atalantën, ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti. Futbollisti i bergamaskëve, José Luis Palomino, ka rezultuar pozitiv me doping pas një kontrolli të befasishëm. Mbas daljes së rezultatit, qendërmbrojtësi argjentinas është pezulluar menjëherë nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut. Partneri i Gjimshitit në repartin e pasmë, nuk ka mundur të justifikojë rezultatin e analizave të kryera nga Nado Italia gjatë grumbullimit me ekipin bergamask. Substanca e ndaluar e përdorur nga Palomino është Nandrolone, një lloj steroidi anabolik. Steroidet anabolike përfshijnë testosteronin dhe format (sintetike) të testosteronit të krijuara në…
Organizata joqeveritare “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” (Global Initiative) ka publikuar sot një raport për rrugët ballkanike të trafikimit të lëndëve narkotike. Konkretisht në këtë raport flitet për trafikun ndërkombëtar të kokainës që bëhet përmes rrugëve detare. Në kapitullin për Shqipërinë përmendet Porti i Durrësit si port me risk për rrugët e trafikimit të kokainës. “Global Initiative” evidenton disa hallka të dobëta të sigurisë në Portin e Durrësit, që u jep mundësi trafikantëve për të transportuar kokainë duke shfrytëzuar konteinerët që vijnë nga vende të ndryshme të botës, e specifikisht konteinerët me banane, që siç dihet, në vendin…
20-vjeçari me iniciale S.B, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar këmbësorin 76-vjeçar me iniciale V.A. I moshuari është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:55 në lagjen Nr.13 në Durrës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Dy avionë luftarakë turq F-16 fluturuan 19,000 feet (5790 metra) mbi ishujt grekë të Anthropofagoi, në jugperëndim të Samos. Avionët turq u identifikuan dhe u kapën nga avionët grekë, sipas rregullave dhe praktikave standarde ndërkombëtare, shkruan Protothema. Dy avionët turq kanë hyrë në FIR të Athinës pa paraqitur plan fluturimi duke shkelur hapësirën ajrore kombëtare dhe kanë kryer fluturime, sot ( 26 korrik) në orën 15:02, mbi ishullin Anthropofagoi.
Disa nutricionistë thonë konsumi i ujit gjatë vakteve sjell më shumë dëm sesa dobi, pasi tret dhe absorbon materialet ushqyese në organizëm. Ata këshillojnë që uji të mos pihet gjysmë ore para dhe një orë pas ushqimit. Nëse ndjeni të nevojshme që patjetër të pini ujë gjatë ushqimit, në mënyrë që të kapërceni më lehtë ushqimin, pijeni gllënjka të vogla. Në të kundërt, mund të ndodhë rrallimi i rezervave të thartirës klorhidrike në zorrë, e cila është kyç për zbërthim të duhur të ushqimit. Sasia e madhe e lëngut gjatë ushqimit mund të shkaktojë fryrje, probleme me tretjen dhe pengon absorbimin e drejtë të materialeve ushqyese.