Author: tirana

Andrzej Izdebski nuk iu përgjigj trokitjeve të përsëritura në derën e apartamentit të tij në Tiranë mesditën e 20 qershorit. Jashtë banesës të marrë me qira, në katin e dytë të një prej godinave të ndërtuara nga sovjetikët në qendër të kryeqytetit të njohura si Pallatet Agimi, qëndronte i shqetësuar Ylli Zyla – një oficer i lartë i forcave të armatosura dhe ish-drejtues i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, SHIU. Së bashku me pronarin e apartamentit, Zyla tentoi ta hapte derën me një kopje të çelësit, por ajo ishte e mbyllur nga brenda dhe çelësi i qiramarrësit kishte mbetur në bravë.…

Read More

Jack Fenton, një i ri nga Britania e Madhe ka ndërruar jetë, pasi u godit nga rotori i bishtit të një helikopteri teksa po qëndronte me pushime në Greqi. Në pranga ranë dy pilotët dhe një pjesëtar i ekuipazhit tokësor. Mbi ta rëndon akuza e vrasjes nga pakujdesia. 22-vjeçari i ndjerë ishte mes një grupi pushuesish që ktheheshin nga ishulli grek i Mykonos me helikopter privat dhe sapo kishte zbritur në një aeroport afër Athinës. Thuhet se ai kishte ecur pas helikopterit, motori i të cilit ishte ende në punë. Hetuesit do të shqyrtojnë nëse janë ndjekur procedurat e…

Read More

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ka rrahur një 22-vjeçare e cila nuk pranoi që të kryenin marrëdhënie seksuale. Ngjarja ka ndodhur në Haldikiki, të dielën që lamë pas. Ka qenë 22-vjeçarja e cila ka bërë denoncimin në polici. Sipas të resë, shqiptari pasi kanë dalë nga një lokal ku kanë qenë duke u argëtuar, i ka kërkuar marrëdhënie seksuale, por pas refuzimit, ai ka ushtruar dhunë.

Read More

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar një krim mjedisor pak metra pranë Vjosës. Ai ka shpërndarë disa pamje nga depozitimi i mbeturinave, duke u shprehur se në kilometrin e tretë drejt Përmetit prej Këlcyrës, në buzë të Vjosës, po grumbullohen mbeturinat e të gjithë asaj bashkie. “Nje skandal e krim i rende mjedisor, sanitar, turistik etj po ndodhe pikerisht pak metra afer Vjoses. Aty ne km e trete drejt Permetit prej Kelcyres, ne buze te Vjoses, po grumbullohen mbeturinat e te gjithe asaj Bashkie! Me tej te gjitha ato permbajtje tejet te kontaminuara “rjedhin” “te shtyra” nga buldozeret apo forca…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar një kërkesë për mocion me debat për seancën parlamentare të ditës së enjte të thirrur me urgjencë për të miratuar ndryshimet në qeveri të firmosura nga kryeministri Edi Rama. Alibeaj shprehet se ashtu si ndodh në çdo rast kur i duhet të përballet me faktet, Rama urdhëron votimin pa debat pasi sipas tij i trembet përballjes me faktet dhe të vërtetën. “Ai është përgjegjës kryesor i varfërisë së shkaktuar nga korrupsioni, i vjedhjes galopante që ka zbrazur xhepat e qytetarëve. Për këtë ai përdor çdo mënyrë për të shmangur…

Read More

“Një ndjenjë lirie, ndershmërie dhe qartësie”, kjo është ajo që përjeton tashmë ish-famullitari i kishës së San Felice di Massa Martana, Riccardo Ceccobelli, i cili vendosi të linte priftërinë për dashurinë e një gruaje. Prifti e shpalli vendimin e tij në fund të meshës në kishën e famullisë, me peshkopin Gualtiero Sigismondi pranë tij.  Ai konfirmoi se “dëshironte të jetonte dashurinë ” me gruan që ai tha se e njihte prej të paktën katër vjetësh, duke nënvizuar se “premtimi i bërë peshkopit për të qenë prift deri në fund nuk ka dështuar kurrë”. “Kam filluar të kem një ndjenjë të re ndaj…

Read More

Policia e Rajonit të Prizrenit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave, të cilët po kërkohen për veprën penale “grabitje”, raporton Express. Sipas Policisë, ata dyshohen se me forcë kanë grabitur zinxhirin e floritit nga një grua. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë. Autoritetet shtetërore kanë ngritur grupe pune për kapjen e tyre.

Read More

Gazetari nga Kosova Valon Syla ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Bledi Mane, ku ironizoi se si ushqehen kosovarët duke thënë dhe se ata nuk përdorin akoma vajin e ullirit. Në një postim në rrjetet sociale, Syla jep me ironi një manual se si të porosin kosovarët në restorantet e Shqipërisë. Ai shprehet se në restorantet e Shqipërisë, pavarësisht se e kanë rizoton në menu, nuk dinë ta gatuajnë dhe të sjellin gjithmonë pilaf kur porosit rizoto. “Kur shkoni në Shqipëri, edhe që se hani, lypni vaj ullini, thuj le qitu në tavolinë ta shohim, se nuk e hajmë. Por…

Read More

Britania e Madhe ka njoftuar për sanksione të reja, të cilat synojnë lidershipin e lartë të Rusisë. Sanksionet e reja vijnë si përgjigje e pushtimit të Ukrainës nga Moska. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha në faqen e saj zyrtare më 26 korrik se sanksionet, të cilat përfshijnë ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve, u vendosën ndaj 42 personave dhe subjekteve të reja, duke përfshirë disa guvernatorë të rajoneve ruse. Sanksionet prekin edhe Vitaly Khotsenkon, kryeministrin e instaluar nga Kremlini të separatistëve për rajonin e Donjeckut në Ukrainë. Lista përfshin edhe Vladislav Kuznetsovin, nënkryetar i parë i imponuar…

Read More

Sezoni veror, kur edhe organizimet e dasmave janë më të larta, mund të konsiderohet më fitimprurësi për këngëtarët shqiptarë. Edhe për artisten e njohur shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Big Mama, kjo periudhë shihet si mjaft produktive. Ajo ka publikuar disa foto nga dasma e fundit ku ka kënduar, teksa shfaqet “e mbuluar” me para në formë kurore mbi kokë.

Read More

Kabineti qeveritar i Shqipërisë dhe ai i Serbisë e Maqedonisë së Veriut kanë zhvilluar prej dy ditësh në Tiranë, një sërë diskutimesh me fokus krizën energjeitke, furnzimin me ushqim dhe mbrojtjen civile. Në takim kanë qenë Zëvendëskryeministri i Serbisë, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, ish- Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe përfaqësues të bizneseve dhe është rënë dakord për një sërë marrëveshjesh. Një ndër pikat ku është rënë dakord është edhe që Shqipëria të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të…

Read More