Author: tirana

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar dhe përfaqësues të shërbimit psiko-social kanë bërë prezantimin e dokumenteve që shërbejnë për fuqizimin e këtij shërbimi.Nisur nga problematikat e ndryshme sociale që ndikojnë negativisht në mirëqenien dhe edukimin e nxënësve, Ministria e Arsimit dhe Sportit e vlerësoi të domosdoshme përgatitjen e një pakete dokumentesh që ndihmojnë në fuqizimin, përmirësimin, standardizimin dhe monitorimin në mënyrë të unifikuar dhe të vazhdueshme të shërbimit psiko-social në institucionet arsimore. Paketa e këtyre dokumenteve përfshin standardet e përgjithshme profesionale, parimet për etikën profesionale dhe udhëzuesin për…

Read More

Mund të duket paradoksale, por një udhëtim në Europë mund të jetë një mënyrë për të kursyer para në udhëtime këtë vit. Mes një përpjekjeje globale për të gjetur mënyra për të kursyer para gjatë udhëtimit, tarifat e hoteleve kanë rënë në shumë qytete europiane. Biletat mesatare të avionëve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu në rënie, sipas specialistëve të udhëtimeve. Një përfitim tjetër për amerikanët? Këtë muaj, dollari amerikan arriti barazinë me euron për herë të parë në 20 vjet. Për ta parë këtë në perspektivë, një qëndrim për tre netë në një hotel në Paris që…

Read More

Ilir Meta në konferencën e parë të Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për “paktet” Rama-Basha, siç i quan ai. Meta, tregoi sipas tij prapaskenat e diskutimeve të tij me Lulzim Bashën pas vendimit të mazhorancës për të prishur me njëanshmëri marrëveshjen e 5 qershorit 2021, para hyrjes në zgjedhjet e përgjithshme. I pyetur për shkarkimin e Arben Ahmetajt, Meta u shpreh se këto janë lojëra dhe se radhën e kishte Edi Rama. Sipas tij, Ahmetaj ishte shkarkuar prej kohësh. “Ka kaluar koha e shkarkimit të zotit Rama. Këto janë lojëra për të përfituar kohë për t’i futur në një…

Read More

Temperatura tani po i afrohet 40 gradëve dhe në kontekstin e flokëve tonë kjo përkthehet në: flokë që na nxehin shumë, djersë dhe pa dëshirë për të përdorur mjete stilimi si tharëse flokësh apo rregullues. Opsioni më i mirë që kemi gjatë kësaj kohe është të mbajmë disi flokët lart në mënyrë që të mos vijnë në kontakt me lëkurën tonë. Hailey Bieber shpesh i mban flokët e saj me bisht, gërsheta ose topuz, dhe një vështrim në Instagramin e saj ose stilistin e flokëve që modifikon pamjen e saj do t’ju japë shumë frymëzim. Ne kemi veçuar pesë modelet…

Read More

Në konferencën për media Meta sërish ka sulmuar Bashën po kësaj radhe ka zbuluar sesi e mësonte gjatë kohës që ishte president ish kryetarin e PD-së të bënte rolin e opozitës. “Lulush hajde këtu ti hajde se rregullojmë opozitën. Mos ki merak se e rregulloj unë këtë punë ti thuaj thjesht që unë do jem president. Ti do bëhesh kryeministër. E pastaj shpalli ky doktorin Non Grata dhe pastaj bëhej një teatër këtu që të tjerët frynin sytë se janë shumë pak që fryjnë xhepat”, deklaroi Basha.

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar sot shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Njëkohësisht Begaj ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministre Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e Belinda Ballukut edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Read More

Ilir Meta në konferencën për shtyp me gazetarët, tha se partia që ai drejton nuk do të bojkotojë asnjëherë zgjedhjet dhe se për të, qeveria “Rama 3” do të ikë me zgjedhje ose me protesta. “Për aq kohë sa unë do të jem lider i saj, kjo parti nuk do të bojkotojë për asnjë sekondë asnjë gjë në këtë vend, aq më tepër në këtë vend. Qeveria do të ikë me zgjedhje ose me protesta. Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet është një dezertor, një manipulues”. Po ashtu Meta tha se tashmë ka hequr kostumin e presidentit dhe ndjehet më…

Read More

Pasi ka prezantuar logon e Partisë së Lirisë, e cila është me ngjyrat kuqezi, si vazhdimësi e politikës nacionaliste, ish-presidenti Ilir Meta në një konferencë për media ka theksuar se duhet të fillojnë shpejt nga puna pasi vendi ka armik kryesor korrupsionin. “Dua të falënderoj gjithë intelektualët si Agim Nesho e të tjerë. Janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të qëndrojnë indiferent dhe mënjanë në këtë moment historik. Aleati më i madh i kësaj kriprokracie është indiferenca e popullit dhe intelektualëve. Mendoj se tani duhet të fillojmë nga puna sepse për fat të mirë tani…

Read More

Kush do ta mendonte që njeri më i rëndësishëm i SHBA-së, presidenti Joe Biden do ti kthente një letër falënderimi një shqiptari. Kjo ka ndodhur me modelen nga Kosova Hana Noka. Është vetë modelja e ka bërë të ditur se i kishte shkruar një letër më parë Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit Biden, duke e falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën. Në letrën që ajo ka publikuar, Presidenti Biden e falënderonte shqiptaro-amerikanen për idetë dhe gjërat që ajo i kishte ndarë në letrën e nisur drejt tij, duke shtuar se gjërat e tilla janë një inspirim për të. “Derisa…

Read More

Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë mesditë në kryqëzimin e Rrilës në aksin rrugor Lezhë-Milot. Mësohet se si pasojë e aksidentit janë lënduar 3 persona. Njërin prej të lënduarve po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ndërsa dy të tjerët kanë dëmtime të lehta.

Read More

Ilir Meta ka publikuar logon e Partisë së Lirisë. Meta ka publikuar logon e partisë së re, një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim ndryshoi emrin. Monika Kryemadhi dha dorëheqjen, ndërsa Meta është kryetari Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë. Një ditë pas mbajtjes së Konventës ku u miratuan dhe ndryshimet në statut që i hapën rrugën ndryshimit të emrit, logos dhe vulës së LSI, Meta do të mbajë sot  dhe konferencën e parë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë.

Read More