Author: tirana

Moderatorja Roza Lati ka treguar se është shumë mendje hapur dhe pa komplekse, dhe si e tillë ajo nuk nguron t’u përgjigjet pyetjeve provokative të ndjekësve të saj në Instagram. Ajo është e njohur për pozat ‘hot’ në rrjetet sociale duke bërë shpesh bujë me paraqitjet e saj. Por reagimet që merr nga ndjekësit e saj janë nga më të ndryshmet, ku nuk mungojnë as ofertat për t’u bërë pjesë e platformave për të rritur. Këtë e ka zbuluar vetë moderatorja përmes një pyetësori anonim në rrjetin social Instagram. Gjithçka nisi nga pyetja e një ndjekësi, i cili i “sugjeroi”…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka takuar mjekët e rinj të specialiteteve të urgjencës, anestezi-reanimacionit, pediatrisë dhe kardiologjisrlë, që i janë bashkuar ekipit të këtij spitali. “Jemi në Shkodër me 5 mjekët e rinj specialistë, të cilët tashmë janë atashuar në këtë spital dhe kanë filluar punën. Jam me të vërtetë krenare që kemi mundësi që spitali i Shkodrës të fuqizojë shërbimet, duke ju shtuar mjekë, sikurse mjekë të terapisë intensive apo mjekë të urgjencës, mjekë pediatër dhe gjithashtu kardiologë. Janë ekipe të cilat vërtetë do të përmirësojnë shërbimet në…

Read More

E vjedhur në vitin 2015 në Konservatorin e Parmës në Itali, një piano antike e cila soll në Shqipëri me shpresën për tu shitur, do t’i dorëzohet autoriteteve italiane. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se lufta kundër trafikimit të objekteve të kulturës është prioritet. “Një ceremoni shumë simbolikë. Jo se është akt i vogël por ka simbolikën e një bashkëpunimi në shekuj. Jemi këtu sot të lidhur përmes trashëgimisë kulturore, e cila nuk i përket vetëm Italisë por gjithë botës. Është e rëndësishme që të vlerësojmë këtu sot të gjithë punën që është bërë. Ne kemi një prioritet në…

Read More

Rrëfimet e Talo Çelës janë të shumta, dhe për prokurorinë kanë shërbyer për të zbardhur krimet mafioze. Dhjetëra kontrolle janë kryer në biznese, automjete dhe banesa, ku kishte dyshime për elementë kriminalë. Kontrolli ka nisur në orët e pasdites të djeshme, duke vijuar deri në orët e vona të natës, ku janë bllokuar 13 makina luksoze të markave të ndryshme. Fokusi i policisë kriminale dhe RENEA-s, ka qënë dhe kontrolli i personave të targetuar me precedent penalë, që lëvizin në qytetin e Elbasanit, të Cërrikut, Belshit dhe Peqinit. Jo zyrtarisht policia thotë se objektiv i aksionit ka qenë kapja e…

Read More

Këtë të martë Remal Rada, ish-efektivi i RENEA-s u kap me snajper nga policia në Tiranë. Rada ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA. Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se Rada dhe Hithi do kryenin vrasje. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së…

Read More

Edhe në shesh për të festuar çeljen e negociatave do të jetë edhe këngëtari Alban Skënderaj. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama. Në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA në 28 korrik do të zhvillohet një koncert nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”.

Read More

Herpesi është një flluskë e vogël dhe e dhimbshme, e mbushur me lëng, që formohet në buzë ose rreth tyre dhe ndonjë herë edhe në gojë. Simptomat shpesh fillojnë me një dhimbje në zonën ku ato shfaqen, më pas shfaqen disa gunga të cilat shpejt kthehen në flluska dhe në fund në plagë. Herpesi zakonisht shërohet vetë brenda një ose tre javëve. Këto plagë njihen edhe si flluska ethesh, ato zakonisht shfaqen në një grup, ndryshe nga një puçërr ose një plagë kanceri. Plagët e dhimbshme rreth buzëve, shkaktohen nga virusi herpes simplex. Edhe pse fjala “herpes” mund t’ju shqetësojë…

Read More

Një blogere e cila kishte shkuar me pushime në Tajlandë ka pasur zgjim në një mëngjes krejt ndryshe, që ajo as nuk e kishte imagjinuar. Ajo është befasuar kur ka parë se hunda e gjatë e elefantit e ka përshëndetur nga dritarja, në krevatin ku ajo po flinte në dhomën e hotelit. Blogerja Sakshi Jain, tha përmes një postimi në Instagram se përvoja e saj në vendpushimin në Chiang Mai ishte “diçka ndryshe”. Miku i Jains, Taha Ismail, e kapi në video momentin kur “vizitori” i tyre mbërriti në dritare. Blogerja tha se resorti ku ajo po pushonte, i lejon…

Read More

Ish-numri dy i OFL-së, i vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”, Artan Shkëmbi i kërkon Gjykatës së Lartë shuarjen e masës së “Pezullimit nga detyra” vendosur nga Gjykata e Tiranës. Shkëmbi i është drejtuar me rekurs të Lartës duke kundërshtuar vendimet e shkallëve më të ulëta, që nuk kanë pranuar të heqin masën dhe rikthejnë në detyrë Shkëmbin. Për rastin e Shkëmbit ende nuk ka një vendimmarrje nga Gjykata e Tiranës nëse do të kalojë apo jo për gjykim, pasi ndodhet në fazën e seancës paraprake. Shkëmbi u pezullua nga detyra një vit më parë, pasi u hetua për dekonspirim…

Read More