Si një kundërpërgjigje ndaj sanksionve dhe aspak për kushte teknike, kompania shtetërore ruse Gazprom ka informuar se do të shkurtojë edhe më tej furnizimet ditore të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani. Kompania përmendi si shkak “gjendjen teknike” të një turbine tjetër në tubacion dhe tha se nga 27 korriku do të ndalojë funksionimin e saj. Kjo do të shkaktonte rënien në 33 milionë metra kub gaz në ditë – gjysma e sasisë aktuale. Gazprom rifilloi rrjedhën e gazit përmes Nord Stream 1 javën e kaluar pas një ndërprerjeje 10-ditore për arsye mirëmbajtjeje. Rusia tha se ishte e…
Author: tirana
NGA PËLLUMB NAKO Sa herë që dikush nga opozita lëshon me të drejtë apo edhe pa të drejtë akuza ndaj Ministrisë së Brendshme apo dhe Policisë publikisht, këto të fundit nuk vonojnë të përgjigjen, aty për aty, po publikisht. Ndërkohë ka jo pak organizma joqeveritarë të huaj apo edhe vendorë, të cilët bëjnë publikë në raportet e tyre, statistika të ndryshme lidhur me probleme të mprehta sociale të vendit tonë (siç është rasti që do të trajtojmë lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore) dhe të dyja institucionet e mësipërme, lidere të mekanizmit referues të viktimave të trafikut, heshtin. As miratojnë…
SPAK-u është kthyer në vendin më të populluar për politikanët, ku me ironi mund të themi që është kthyer në një zonë ”blloku”. I fundit që vizitoi SPAK-un dje pasdite është kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, i cili i është rikthyer dosjes së privatizimit të Kompleksit Partizani, që PS akuzon se është bërë nga dhëndri i Sali Berishës. Jamarbër Malltezi e quan Ballën mashtrues dhe i kujton dënimin nga Gjykata e Tiranës për shpifje. Më herët po të hënën u paraqit në SPAK edhe kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, i cili tha se ”Dhashë sqarime për një…
Ky sezon veror përkon me rritjen e çmimeve të ndikuara nga lufta, që ka prekur edhe sektorin e turizmit. Pas debateve për rritjen e çmimeve në zonën e Sarandës, kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga plazhet publike, që nga Pllakat deri në Ksamil. “Mirëmëngjes, dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit, ashtu si plot të tilla përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik, ju uroj…
Dashi Më mirë të mos përballeni me problemet e zemrës këtë të martë, gjithashtu kini kujdes nga debatet. Në punë nuk jeni shumë të bindur. Po sikur të gjesh një zgjidhje për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje? Demi Diskutimet në dashuri, janë të mundshme këtë të martë dhe të mërkurën. Përpiquni të mos e bëni veten dhe pse po ndizeni nga dëshirat për debat. Në punë, ju duhet të veproni. Nuk mund të uleni dhe të shikoni. Nuk duhet të keni frikë nga asgjë dhe mos harroni se dini gjithmonë të merrni përgjegjësi! Binjakët Në dashuri përpiquni të sqaroni gjërat,…
Kjo ditë e martë do të jetë me kthjellime përgjatë zonës perëndimore, dhe vranësira te pakta në zonat lindore deri mesatare. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 15-24 gradë , në mesditë do të jenë me rënie te lehta duke luhatur 34-36°C në veri deri në 35-38°C. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim te forcës 2 ballë në det të hapur.
Partia e Lirisë, ky do të jetë emri i ri i LSI-së. Por për gazetarin Mentor Kikia, problemi nuk qëndron tek emri, por te njerëzit brenda partisë. Për të argumentuar, Kikia ka sjell edhe një histori ironike. “A nuk e ka fajin emri, jo! Një shtëpie publike nuk i ecnin punët mirë.Pronari vendosi të ndërronte krevatet dhe çarçafët. Por sërish dobët…. Ai i ndërroi ngjyrën ndërtesës, ia ndërroi edhe emrin, por sërish nuk lëvizi gjë. Një “menaxher” i mirë e këshilloi: Nuk e kane fajin krevatet dhe ngjyra e mureve, por duhet me ndërru femrat që punojnë aty brenda”, shkruan…
Ndryshimet në qeveri që u njoftuan ditën e sotme nga Edi Rama, sipas Blendi Klosit vijnë në kuadër të zhvillimeve të reja për vendin tonë. Duke qenë se janë vënë në vijë punët për rindërtimin pas tërmetit të nëntorit 2019, prioriteti i qeverisë është sfida me krizën e energjisë dhe çelja e negociatave. “Kryeministri e shpjegoi qartë se ajo cfarë bëmë me përballimin e krizës së tërmetit nga dita e parë hyri në një fazë që gjërat janë vënë në vijë. Të gjithë kryetarët e bashkive raportuan për një përfundim të aksionit të madh qeveritar në harkun kohor të pak…
Diplomati Agim Nesho është shfaqur në podiumin e LSI-së tashmë partia e Lirisë si një nga prurjet e reja të Ilir Metës. Gjatë fjalimit të tij, Agim Nesho, ndoshta nga mosha apo nga ekzaltimi bëri edhe një gafë që vuri në siklet Ilir Metën dhe simpatizantët e kësaj partie. Duke bërë një kthim në kohë, ai tha se Edi Rama erdhi në pushtet me aleancën e qelbësirave. “Partia e re do të rikthejë shtetin ligjor. Ky regjim erdhi në pushtet nga ashtuquajtura aleanca e qelbësirave”, tha Nesho duke vënë në siklet sallën e Pallatit të Kongreseve dhe Ilir Metën, pasi…
Monika Kryemadhi ka treguar hapin e radhës pas largimit nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’u angazhuar me të rinjtë. ”Unë si Monikë ndihem shumë mirë për të punuar me të rinjtë, që më rinon edhe më shumë sepse Monika dikur ishte në një kafaz që mund të ishte i bukur por shumë i vështirë. Rikthimi i Monikës do ta kthejë atë në të lirë. Pengu i vetëm i imi ishte se nuk dëgjova Metën për mandatet”, tha Kryemadhi.
Marco dhe Gabriele Bianchi, cilësohen si dy nga emrat më të frikshëm në botën e krimit në Romë, të lidhur me shqiptarin Elvis Demçe dhe klanin “Diabolik.” Më shumë se banditë “të thjeshtë”, vëllezërit Marco dhe Gabriele Bianchi, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Willy Monteiro Duarte, kishin një reputacion në rritje në mjediset kriminale. La Repubblica ka publikuar lëvizjet e vrasëseve dhe të miqve të tyre sekondë pas sekonde. “Willi u shtri përtokë, goditi me shqelma dhe grushte teksa gulçonte i vetëm për 50 sekonda para se të vdiste.” Është një imazh rrëqethës i përshkruar nga…
Monika Kryemdhi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vendimi është marrë në Konventën e kësaj force politike. Braimllari: Komiteti Organizator Ndryshimet e Statutit tashmë janë fuqi. Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë Votim I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas…