Author: tirana

Ish-presidenti i republikës, Ilir Meta, i cili ishte pjesë e Konventës Kombëtare të LSI-së, ka bër4ë publik për herë të parë ndryshimin e emrit të partisë të cilën e themeloi në vitin 2004. Duke nisur nga sot LSI do të quhet partia e Lirisë. Ndryshimi i emrit vjen pas ndryshimeve statutore që u miratuan në fillim të Konventës. “Nuk jam këtu për asgjë tjetër veçse për t’ju kërkuar që tu tregojmë të gjithëve atyre shqipfolësve gjakprishur që nuk kanë lidhje me ne, por t’i tregojmë dhe botës se3 ne jemi një popull me dinjitet, jemi popull europian, që padrejtësisht kjo…

Read More

Ish-presidenti Ilir Meta ka sulmuar ish-kreun e PD, Lulzim Bashën për djegien e mandateve duke e cilësuar si ‘mashtrues ordiner’. Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare, Meta tha se ka qenë kundër bastit të opozitës për të lënë parlamentin në shkurt të vitit 2019. “E dimë që është bërë çdo gjë për ta bllokuar referendumin nga një grup politikanësh që shpesh bëjnë teatër nëpër media, nuk bëjnë gjë veçse plaçkitin çdo ditë popullin e Shqipërisë. Viktima është populli. Edhe ju ishit target i tyre gjatë 5 viteve që kaluan dhe më duhet që të mos kthehem në analizë, ti…

Read More

Dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për komunitetin shqiptar në New York. Në Bronx, Guvernatorja e Shtetit të New York (që është një nga shtetet më të rëndësishëm dhe më të pasur në vend), Kathy Hochu, mbërriti për të zhvilluar një takim shumë të përzemërt me shqiptarët aty. Ajo e nisi fjalën e saj duke folur shqip, kur iu drejtua të pranishmëve duke u thënë: ”Mirdita!”. Kjo shkaktoi entuziasëm tek pjesëmarrësit në takim që e brohoritën dhe duartrokitën. Pas kësaj, pritja që iu bë guvernatores ishte speciale dhe po aq e përzemërt edhe pse vizita e saj ishte…

Read More

Ish-Presidenti i republikës, Ilir Meta, u bë pjesë e Konventës së LSI-së ditën e hënë. Në fjalën e tij para të pranishmëve Meta tha se në këto 5 vite kreu me sukses pozicionin që kishte në presidencë. Ai theksoi se nga sot do të luftojë për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Ndërsa u shpreh se mezi pret që të rikthehet në presidencë për një mandat të dytë. Por sipas tij kjo do të ndodhë pas 25 vitesh. “Dje siç kisha bërë premtimin publik dorëzova sipas Kushtetutës dhe afatit kushtetues, detyrën e më të lartë në këtë shtet atë të…

Read More

Katër punonjës të Policisë Rrugore të Vlorës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi falsifikonin të dhënat e radarit dhe vinin gjoba padrejtësisht, janë pezulluar nga detyra. Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masat e sigurimit ndaj 5 punonjësve të policisë në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë. Punonjësit e policisë rrugore Medin Çanaj, Armir Xhafaj, Renols Mataj, Taulant Kasa, Endri Kasaj, janë pezulluar nga detyra ditën e sotme, dhe është vendosur detyrim paraqitje ndaj tyre. Njofimi i AMP: Më datë 25.07.2022,…

Read More

Forcat RENEA po zhvillojnë kontrolle të befasishme këtë të hënë në Elbasan. Ata janë pozicionuar që prej orën 18:00 në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe në zonat përreth, ku po ushtrojnë kontrolle të imtësishme. Ky aksion policor mësohet se po zhvillohet për kapjen e personave që janë shpallur në kërkim nga drejtësia. Operacioni është shtrirë në pjesën më të madhe të Elbasanit dhe priten rezultate në orët në vijim.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin që po zhvillon në Fier me qytetarë dhe ekspertë lidhur me Reformën Territoriale, u ndal edhe te vendimi i Britanisë së Madhe për ta shpallur atë “non grata”. Duke e quajtur këtë akt një vepër të lobimeve të kryeministrit Rama dhe George Soros, lideri historik i të djathtës këmbënguli se edhe nëse e gjithë bota do ta shpallte të padëshirueshëm, ai përsëri do të vijonte me denoncimet. “Ju e morët vesh që para 3 ditësh njoftoi homeoffice se jam shpallur non grata. Mund t’ju them se Hasan Zylkokamberi ishte gjeni kur shkruante…

Read More

Ilir Meta ka hyrë me 2 gishta lart në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku po mbahet Konventa Kombëtare e LSI. Ndërlaq, mbështetësit e pritën me brohoritje dhe përqafime. LSI duket se nuk do të mbajë më këtë emër pasi Ilir Meta me rikthimin e tij ka vendosur që të sjellë ndryshime. Ende nuk dihet se cili do të jetë ‘pagëzimi’ i ri i partisë por Ilir Meta paraditen e sotme dha një sinjal se mund të quhet ‘Partia e Referendumit’ dhe shtoi se rikthimi i tij nuk është për të drejtuar LSI por për të sjellë frymë tjetër për aksionin…

Read More

Britanikët nuk e kanë pritur aspak mirë rregullin e ri të qeverisë spanjolle për turistët nga Britania e Madhe. Këta të fundit duhet të tregojnë se kanë para të mjaftueshme për të shijuar qëndrimin e tyre në Spanjë. Me rregullin e ri, britanikët duhet të dëshmojnë se mund të shpenzojnë 85 £ në ditë gjatë pushimeve verore në Spanjë. Gjithashtu, do të duhet të sigurojnë dëshmi të akomodimit dhe dëshmi të një fluturimi kthimi ose biletë. Ky vendim është pritur me reagime të ashpra nga njerëzit, si dhe nga firmat e udhëtimit, të cilët argumentojnë se Mbretëria e Bashkuar kontribuon jashtëzakonisht…

Read More

Katër oficerë të Policisë Rrugore në Vlorë janë pezulluar nga detyra, ndërsa për një tjetër efektiv Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se inspektorët e pezulluar në disa raste të ndryshme kanë marrë shuma parash për të mos evidentuar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga qytetarët, duke mos u vënë masë administrative, me qëllim përfitimin e shumave të parave, si edhe kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari në kundërshtim me ligjin. Njoftimi i AMP: Më datë 25.07.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë…

Read More

Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ka reaguar pas situatës problematike të krijuar javën e fundit. Malaj deklaroi se ka ngritur një task-forcë e cila pritet të dalë në terren për të identifikuar të gjitha ndërhyrjet e paligjshme që mund të jenë bërë në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Burrelit. Kryebashkiaku vuri në dukje se fshatrat më problematikë janë Mallunxa, Shoshaj dhe Zenishti, të cilat edhe pse kanë ujë vaditës nga kanali i Klosit, nuk e përdorin. Malaj paralajmëroi të gjithë ata që do të konstatohen se kanë ndërhyrë në rrjetin e ujit të pijshëm,…

Read More

Anëtarët e Konventës Kombëtare do të votojnë sot ndryshimet statutore të cilat më pas do t’i hapin rrugë dhe ndryshimit të emrit të kësaj force politike. Në Pallatin e Kongreseve pritet të nisë Konventa Kombëtare e LSI-së. I pyetur nëse do të bëjë parti të ri, Meta tha sot: “Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë”.

Read More