Author: tirana

Në ditën e parë të ushtrimit të detyrës si President, Bajram Begaj ka marrë në tavolinën e punës kërkesën për dorëheqje.Mësohet se Këshilltari për Qeverisjen Vendore Ylli Asllani, që ka shërbyer gjatë periudhës së Nishanit dhe të Metës, ia ka paraqitur dorëheqjen sot. Në kërkesën e tij, Asllani thekson se kjo nuk lidhet me respektin ndaj presidentit të ri, por me rrethanat e reja të krijuara. / tirananews.al

Read More

Numri i rasteve të reja në vend të infektuar me COVID 19 ka rënë ndjeshëm në 24 orët e fundit. Por nga ana tjetër kanë ndërruar jetë dy persona si pasojë e infektimit. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. “Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 606 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 233 qytetarë, në këto bashki:78 në Tiranë, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje,…

Read More

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka komentuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit, detyrë e cila iu besua ministres Belinda Balluku. Në një postim në “Facebook”, Paloka e konsideroi këtë lëvizje një taktikë të Kryeministrit, për të cilin tha se mund të shesë këdo për interesat e tij. Sipas Palokës, kushdo që ka zbatuar urdhrat e Ramës dhe e ka menduar veten të paprekshëm, vjen një moment që e gjen veten në bankën e të akuzuarve apo edhe pas hekurave. Postimi: Po shoh qe ka nje “entuziazem” te cuditshem ne rrjetet sociale per shkarkimin e…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaron se Shqipëria është e vendosur në zgjedhjen e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe e NATO-s. Duke folur në konferencën me temë “Sfidat e sigurisë dhe riformimi i gjeopolitikës” ku merrte pjesë dhe gjenerali James L. Jones, Jr, dhe mjaft personalitete të larta të politikës, theksoi se vendi i Ballkanit Perëndimor është në familjen evropiane. “Unë mendoj dhe iniciativat e fundit për hapjen, qoftë dhe iniciativën e Ballkanit të Hapur, megjithatë dhe ajo mund të ketë debat pasi çdo iniciativë e re mund të ketë debat, por e rëndësishme…

Read More

Nga janari deri në muajin qershor, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në Shqipëri është më i madh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave bëri të ditur se në qershor kanë hyrë 1.3 milionë shtetas, ku 900 mijë numërohen vetëm të huaj. Krahasuar me qershorin e vitit 2021, rritja llogaritet në 44,6 për qind.  Ndërsa në 6 muaj, në Shqipëri kanë hyrë 4.8 milionë persona dhe rritja arrin deri në 51%. Treguesit rezultojnë se hyrjet më të shumta kanë qenë nga Greqia dhe Kosova.

Read More

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë, pasi akuzohen për 10 vjedhje të ndodhura në fillim të korrikut. Arrestimet u kryen një javë më parë, por janë raportuar vetëm tani, shkruajnë mediet italiane. Kur agjentët shkuan të ndalonin të dyshuarit, ata nuk gjetën ndonjë provë të veçantë, por shumë të dhëna lejuan të forconin kuadrin akuzues rreth grupit. Hetuesit gjetën gjithashtu fatura për dërgimin e parave jashtë vendit. Dyshohet se ishin të ardhura nga mallrat e vjedhura. Përveç kësaj, u sekuestrua makina me të cilën ata lëviznin përpara se të kryenin vjedhjet. Gjatë sekuestrimeve u gjetën edhe targa të tjera të…

Read More

Adriana Matoshi gjithmonë befason fansat e saj. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku aktorja e njohur ka tërhequr gjithë vëmendjen me postimin në “Instagram”. Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka pozuar si rrallëherë me bikini nga pushimet e saj. Adriana ka ndarë me mbi 100 mijë ndjekësit e saj disa foto me rroba banje shumëngjyrëshe, ku bie në sy trupi i saj tepër në formë.

Read More

Që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë ndër çiftet më të komentuara dhe çdo postim i tyre ku shfaqen krah njëri-tjetrit merr vëmendje. Së fundmi, dyshja po shijon pushimet jashtë vendit. Moderatorja ka publikuar disa foto pranë partnerit të saj, ndërsa ka prezantuar me ndjekësit edhe “anëtarin më të ri të familjes”. Bëhet fjalë për një delfin prej pelushi, të cilin kanë vendosur ta quajnë – Delfi. “Delfi-anëtari i ri i familjes”, shkruan Einxhel.

Read More

Intervistë me Sekretaren e Përgjithëshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu “E duam Shqipërinë si gjithë Europa,” është mbase i vetmi program politik në botë me gjashtë fjalë, por me gjenialitet politik, po aq sa “jak o dit’ e uruar që lint nga perëndon” e Rilindasve. Madje “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është i vetmi mendim i qartë i kompromisit politik në Shqipëri gjatë këtyre 30 e kusur viteve. E pranojnë të gjithë dhe nuk shahet nga asnjë -Znj. Bregu, ndryshe nga tërësia e mesazheve të mbushura me përgëzime, shpresa e falënderime, një postim juaji i gjatë në…

Read More

Kreu i grupit socialist të PS, Taulant Balla pasi depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani tha se shpreson që drejtësia të japë rezultat. “Dosja me dokumente të reja të cilat mendoj por drejtësinë kjo çështje është e qartë. Shpresoj që drejtësia e re të japë rezultat. Ajo që di unë s’kam për të hequr dorë kurrë 10 vite sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumenta dhe e vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje. Kaq mund tju them sot. Kallëzimin tim e dini shumë mirë, në krye…

Read More

Gjykata e Shkodrës nxori nga burgu ditën e djeshme 14 punonjësit e policisë që u arrestuan pak ditë më parë për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderat. Një prej tyre ishte dhe ish-shefi i rendit Saimir Rustemi, i cili u la në arrest shtëpie. Gjatë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore, dhjetëra qytetarë protestuan para Gjykatës së Shkodrës kundër arrestimit të Rrustemit. Ky i fundit ka reaguar sot publikisht, duke falënderuar të gjithë për mbështeten, e duke nënvizuar se e drejta do të dalë në dritë. “Ju falenderoj pa fund për mbështetjen. Ju ishit forca ime…

Read More

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi u publikua një video ku shihet duke e sulmuar dikë brenda një veture. Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftua se Fero është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Sulm”. “Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe…

Read More