Festivali i Këngës Eurovizion do të zhvillohet zyrtarisht vitin e ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Organizatorët vendosën se ngjarja nuk mund të mbahej në vendin fitues, Ukrainë, për shkak të pushtimit nga Rusia. Mbretëria e Bashkuar doli e dyta këtë vit, kështu që bisedimet u hapën me BBC. “Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë të BBC që treguan solidaritet me ne,” tha Mykola Chernotytskyi, kreu i transmetuesit publik të Ukrainës. Nuk dihet ende se cili qytet do të presë, por qytetet duke përfshirë Glasgoë, Manchester dhe Bristol kanë shprehur një interes. MB ka një numër vendesh me arena të përshtatshme,…
Author: tirana
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, do të marrin pjesë në ceremoninë që do të organizohet në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Koorporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës. Sipas njoftimit të mëhershëm të Qeverisë, programi do të përfshijë tri projekte: Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MW, që ofrojnë rezervë 340 MWh),Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë,Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim. Projekti i parë konsiston në blerjen dhe instalimin e baterive me kapacitet të lartë, që shërbejnë si rezerva të…
Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë një nga lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj merkatoje vere. Futbollisti i Romës është kthyer në objektivin e Juventusit, nuk ngelet pas edhe Milan. Së fundmi në skenë ka dale edhe Tottenham, me Antonio Conte që kërkon ta kenë nën urdhrat e tij për sezonin e ri. Drejtori i përgjithshëm i “Spursave”, Fabio Paratici gjatë ditëve të ardhshme do të ketë një takim me Tiago Pinton për t’i dorëzuar ofertën zyrtare. Skuadra angleze ditë më parë ka bërë ofertën e parë zyrtare për Zaniolon, por që është refuzuar nga Roma e cila synon të fitoj…
Mëngjesi i sotëm nisi me lajmet për ndryshime në kabinetin qeveritar “Rama 3”. Nga kjo e hënë, Arben Ahmetaj nuk është më zv/kryeministër, pasi vendimin e tij e merr Belinda Balluku. Që nga 2013-ta, Arben Ahmetaj ka qenë përherë në krahë të Edi Ramës. Në 9 vite drejtimi të qeverisë nga Rama, Arben Ahmetaj ka qenë gjithmonë pjesë e kabineteve qeveritare, me përjashtim të një 10-mujori nga janari deri në dhjetor të 2019-ës. Fillimisht Ahmetaj ishte pjesë e qeverisë Rama 1 si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Këtë detyrë e mbajti nga shtatori i 2013-ës deri në…
Rreth 1 orë qëndroi në SPAK Blendi Gonxhja, por sipas tij nuk lidhet me punën e tij si drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, apo edhe me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai shkoi në SPAK për një sqarim si palë e tretë. “Nuk ka lidhje me DPSHTRR, isha për një sqarim. Rrini krejt të qetë, më vjen keq që ju zhgënjeva por nuk ka asgjë”, tha ai. Ky veprim pason një sërë paraqitjesh të mëparshme të zyrtarëve të ndryshëm në strukturën anti-korrupsion.
Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian ka vijuar të mbetet i lartë edhe në maj 2022, ndonëse me rënie në raport me muajt e fundit të 2021-t, ndërsa si pesë mujor është shumë më i lartë se e njëjta periudhë e 2021-it, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.. Sipas të dhënave të Eurostat, në maj të këtij viti kishte gjithsej 920 kërkesa për azil (për herë të parë dhe riaplikime), pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat e të cilës nuk raportohen më që nga nëntori i vitit 2020. Ky…
Partia Socialiste pritet që të depozitojë në SPAK, prova të reja për privatizimin kompleksit Partizani. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla deklaron se kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Gjithashtu Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. “Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa…
Në konferëncën për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj do të arratiset nga vendi, pasi Edi Rama e shkarkoi nga posti i zv.kryeministrit. Berisha tha se kjo nuk do të jetë hera e parë, pasi edhe në vitin 2005 Ahmetaj është arratisur nga vendi dhe ka kërkuar azil politik në Rumani. “Shkarkimi i jep mundësi Ahmetajt të arratiset nga Shqipëria. Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil. Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës,…
Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka këtë të hënë mbajti një konferencë të përbashkët për mediat me homologun e saj portugez, Joao Cravinho. Në fjalën e saj, Xhaçka vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Portugalia në rrugën e Integrimit Europian të Shqipërisë. “Mbajtja e KNQ-së, nënkupton se BE ka miratuar punën dhe arritjet tona. Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalёshe mes vendeve tona. Ne e vlerësojmë vizionin realist qё Portugalia ka ndaj Ballkanit Perëndimor. Ballkani i Hapur, vlerёsuam se përbën një shembull pozitiv për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Kjo përpjekje mbështetet për të thelluar bashkëpunimin…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në deklaratë për mediat, vendimin e kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar nga detyra e zv/kryeministrit Arben Ahmetajn, e quan si larje duarsh. Berisha ka akuzuar Ramen si kreun e aferes se inceneratoreve. “Sot njoftohet se Edi Rama, për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë e historisë së vendit, aferën e djegësave, ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetajn. Me këtë rast, unë duke e konsideruar Ahmetajn, një nga eksponentët kryesorë të mafies së djegësve, shtoi se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një, Edi Rama.…
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e strukturës antikorrupsion SPAK. Ende nuk dihet shkaku i paraqitjes së tij në SPAK. Ky veprim pason një sërë paraqitjesh të mëparshme të zyrtarëve të ndryshëm në strukturën anti-korrupsion.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, thotë se ka identifikuar dhe proceduar penalisht 2 autorët e dyshuar që dogjën me zjarr sipërfaqen pyjore. “Shtetasit A.K, banues në Klos dhe A.O, banues në Gjoricë, pasi dyshohet se këta shtetas kanë ndezur zjarr përkatësisht në fshatrat Plan i Bardhë dhe Gjoricë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe pyjore”. Njoftimi i Policisë Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të zjarrvënies së qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat dhe Bulqizë referuan materialet në Prokurori, si dhe filloi procedimi penal në gjendje…