“Koha që pandëshkueshmëria të marrë fund dhe SPAK të gjejë guximin për të dërguar përpara togës së gjyqtarit këdo që shkel me arrogancë dhe që mendon se mund të blejë çdokënd në këtë vend”, kështu shkruan deputetja e PD-së Jorida Tabaku në lidhje me aferën e incerenatorëve. Deputetja thekson se në vitrin 2021 janë paguar thuajse 12 mld lekë nga buxheti i shtetit për faturat e koncesioneve, gjë që e quan simbol të korrupsionit. Ndaj thirrja e saj është që SPAK të veprojë. “Koha që qeveria të pezullojë kontratat dhe pagesat e taksave të shqiptarëve për vjedhjen e shekullit”. Shkrimi…
Author: tirana
Në daljen e parë nga selia e LSI-së, pas 5 viteve largim për postin e Presidentit, Ilir Meta tha se ai rikthehet në terren me Partinë e Referendumit. Akuzat nuk i kurseu për Lulzim Bashën, për të cilin tha se u bë vegël e Ramës, dhe se futi në grackë edhe LSI-në. “Partia e referendumit na pret, është partia e popullit të 2 marsit, kjo zgjidh çdo problem. Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI. Edi Rama mban peng integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. LSI ra në grackë, u bë shtojcë e pavetëdijshme e regjimit të Lulzim…
Ish-presidenti Ilir Meta në daljen e parë nga LSI-ja pas 5 viteve në krye të Presidencës, lëshoi një lum me akuza ndaj qeverisë Rama, dhe njëra prej tyre lidhet me shkarkimin e Kryenegociatorin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Marzin. “Hapëm dhe ne shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociatat, duke treguar seriozitetin e atyre që urrejnë meritokracinë dhe median e lirë. Erdha këtu për të treguar se jam krenar për forcën politike që kam krijuar në vitin 2005 dhe në 2006”. Po ashtu Meta ka thënë se rimarrë kartën e anëtarësisë dhe tashmë ky është një agim i ri. Ish-presidenti…
Ka përfunduar këqyrja e 195 orëve pamje filmike të marra në Portin e Durrësit. Grupi që punoi për të kontrolluar filmimet nuk ka arritur të zbulojë persona që mund t’i jenë afruar kontejnerit me banane që ishte dëmtuar. Grupi i AKU-së nuk e ka verifikuar ne terren fizikisht kontejnerin, duke e bërë procesverbalin nga distanca. Në këto kushte, grupi hetimor dyshon se kontejneri mund të jetë hapur në porte të tjera ku ka qëndruar ose në anijen që e transportonte. Gioa Tauro është port i parafundit para mbërritjes në Durrës. Kontejneri para se të kalonte në skaner ishte vendosur në…
Një zjarr i madh ka rënë në Ndërshen dhe Orosh të Mirditës ku rrezikohen edhe banesat.Mësohet se zjarri i rënë i favorizuar dhe nga temperaturat e larta u është afruar banesave të fshatrave në këtë zonë duke rrezikuar edhe jetët e banorëve.Sikurse mund të shihni dhe nga këto pamje, zjarri është afruar tek shtëpitë e fshatit.
Zaruma është një parajsë e artë. Është një nga vendet në botë ku përqendrohet më shumë ar. Sipas të dhënave nga Bloomberg, shumica e minierave të botës përmbajnë nga tre deri në pesë gramë ar për ton tokë dhe shkëmb. Në Zaruma ka damarë që përmbajnë deri në 180 gramë për ton dhe disa degë të vogla arrijnë deri në 500 gramë. Ky fshat ndodhet në Ekuador dhe shtresat shkëmbore të tij janë shumë të pasura me ar, gjë që i sjell avantazhe dhe disavantazhe. Nga njëra anë, metali i çmuar u sjell njerëzve pasuri; Nga ana tjetër, mund të…
Lionel Messi nuk e ka mbyllur ende kapitullin e tij me Barcelonën. Ishte i qartë presidenti Joan Laporta në deklaratën e një dite më parë dhe duket se janë të bindura edhe mediat në Spanjë. Sipas këtyre të fundit, Xavi i ka kërkuar presidentit rikthimin e “pleshtit” në Katalunjë, aty ku shkroi kapitujt më të bukur të karrierës së tij futbollistike dhe palët kanë nisur tashmë negociatat. Ylli argjentinas ka edhe një vit kontratë me PSG-në dhe këtë verë është e pamundur të mendohet një operacion i tillë, megjithatë Laporta po punon për të rikthyer Messin në verën e 2023-shit,…
Nuk ka zgjatur shumë dhe mëngjesin e kësaj të hëne pas largimit të dielën nga Presidenca, Ilir Meta ka shkuar në shtëpinë e tij, tek selia e LSI-së, ku sot do të mbahet edhe Konventa Kombëtare. Në një prononcim për gazetarët, Ilir Meta tha se do të bashkëpunojë me të gjithë ata që besojnë te referendumi, te sovraniteti, te populli i Shqipërisë. Cili do të jetë roli i Metës nga sot? Ilir Meta: Ai që presin të gjithë ata që duan triumfin e demokracisë A do të bashkëpunoni me Berishën edhe pse u shpall “non grata” nga Britania e Madhe?…
Pandemia e Covid-19 është ende në mesin tonë, dhe shifrat kohët e fundit janë rritur frikshëm, ndaj edhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian duhet të nisin përgatitjet për valën e re të pandemisë, që mund të ndodhë në vjeshtë dhe dimër, tha Komisionerja për Shëndetësi dhe Siguri Ushqimore e BE-së, Stella Kyriakides. Po ashtu tha paralajmëroi se nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi pandemia nuk ka përfunduar. “Fatkeqësisht pandemia ka treguar rritje shqetësuese në disa shtete”, tha ajo për radion shtetërore të Qipros. “Në dy muajt e fundit, ne jemi duke u përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, të vetëdijshëm plotësisht…
“Rreth e rreth përqark, globi rrotullohet, ditë më ditë rrotullohet”, shkruan në facebook ish zv/kryeministri dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe, ndërsa nuk dihet nëse ky është një mesazh i fshehur ndaj Arben Ahmetajt, pasi ky i fundit i zuri vendin Braçes. Ahmetaj u shkarkua sot nga Rama dhe vendin e tij e merr Belinda Balluku, tashmë edhe zv/kryeministre.
Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Vlorë, si edhe ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar, pasi qëlloi në ajër me armë dhe ka kërcënuar një grua. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, pranë tunelit, në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”, ku një 40-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit: E.L, 40 vjeç, banues në Vlorë.…
Nga: Kolonel Hysni Gjergji, Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak Presidenti Eisenhoëer e ka njohur aftësinë e “Luftës informative si më të rrezikshmë se sa lufta me armë zjarri”. Dezinformacioni në përgjithësi dhe ai rus në vecanti përshkruhet një kërcënimin 4D, ku elementët kryesore janë; (“dismiss” – hiq të vërtetat; “distort” shtrebëro faktet; “dismay”- trondit besimin dhe “distract”- shpërqëndro dhe shqetëso audiencat), pra qëllimi kryesor i tj është për të përcarë, mashtruar dhe manipuluar të vërtetën dhe mendimin kritik të kundërshtarit. Vrasjet më të mëdha janë gënjeshtrat, pasi ato vrasin të vërtetën, pasi pavarësisht se dizinformacioni paraqitet si kërcënim pa të shtëna…