Në ceremoninë e betimit të Presidenti të ri të Shqipërisë Bajram Begaj, ka qenë edhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha e cila shoqërohej nga Drejtori i Fiks-Fare Filip Cakuli dhe gazetari Mitro Çela. Por gjatë afrimit në ceremoni, pronaren e Top Channel e kanë tradhëtuar këmbët e saj. Ka qenë duke u rrëzuar dhe është mbajtur tek Filip dhe tek Mitro, të cilët janë munduar ta kalojnë me sportivitet këtë incident. Siç duket edhe nga forot, Vjollca e topit ka pasur probleme me takat e kepucëve.
Author: tirana
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kërkoi nga drejtuesit e policisë publike dhe sekrete që të hetojnë kërcënimet që ai ka marrë për shkak të arrestimit të oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Petar Lazoviç. Po ashtu, Abazoviç ka njoftuar Ministrin e Punëve të Brendshme Filip Axhiç, drejtorin e Administratës së Policisë Zoran Brđanin dhe drejtorin e ANB Sava Kentera për informacionet që pretendon se i merr. Ai tha për “Vijesti” se u ka kërkuar që të mblidhen informacione, ndërsa deklaron se grupet e afërta me Petar Lazoviçin dhe babain e tij Zoran, ish-zyrtar i lartë i policisë, po e synojnë…
Punonjësit dhe vullnetarët mblidhen dy herë në ditë për të shpërndarë furnizime me ujë dhe freskuese për banorët e qytetit Feniks të Arizonës, ku temperaturat ditore arrijnë 43 gradë Celsius. “Temperaturat variojnë nga 45 gradë Celsius në 46 gradë. Është shumë nxehtë”, thotë Emilio Rodriguez, banor i qytetit Feniks. Një vit më parë qyteti krijoi një njësi të posaçme për të trajtuar situatën e krijuar nga temperaturat e larta, e cila drejtohet nga shkencëtari dhe eksperti i klimës David Hondula. “Temperaturat gjatë natës po rriten më shpejt se temperaturat gjatë ditës. Sezoni i verës është zgjatur. Jemi me fat sepse…
Kanë kaluar 4 vite që prej kohës kur Dybala dhe Oriana Sabatini pranuan se janë në një lidhje. Dyshja e njohur është prej kohësh bashkë, teksa për herë të parë u takuan në vitin 2017, gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande. Koha kalon shpejt dhe sot, partnerja e lojtarit të ri të Romës, Oriana ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Katër vite fluturuan por në të njëjtën kohë jo, sepse disi ndihem sikur të kam njohur gjithë jetën dhe të dua çdo ditë edhe më shumë. Pavarësisht se më duket se nuk jap më aq dashuri sa…
Pas fjalimit të tij të parë në drejtim të popullit shqiptar, që do e përfaqësojë në 5 vitet e ardhshme si President i Republikës, Bajram Begaj është përshëndetur me paraardhësin e tij Ilir Meta dhe i është drejtuar godinës së Presidencës. Në shoqërinë e bashkëshortes së tij Armanda Begaj dhe dy djemve që ishin të pranishëm edhe gjatë betimit në Kuvend, Kreu i ri i Shtetit ka marrë zyrtarisht detyrën dhe do të vijojë punën në zyrën e re, ku përgjegjësitë siç ai vetë theksoi janë të mëdha.
Pas dorëzimit të detyrës Presidentit Bajram Begaj dhe përshëndetjes me pasardhësin e tij, duke bërë shqiponjën me duar, Ilir Meta ka zgjedhur të largohet në këmbë nga Presidenca.
Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj pas marrjes zyrtare të detyrës dhe dorëzimit të Kushtetutës nga drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka mbajtur një fjalim për t’iu adresuar popullit. Ai e ka vendosur theksin tek uniteti kombëtar dhe lënia mënjanë e ndasive të klasës politike, aq më tepër që Shqipëria i është futur zyrtarisht rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian me çeljen e negociatave. FJALA E PRESIDENTIT BEGAJ: Sot është dita më e rëndësishme e jetës sime. Ju drejtohem me nderin dhe privilegjin më të lartë të një individ të zgjedhur në postin më të lartë të shtetit…
Ka nisur ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga Presidenti Bajram Begaj. Pas himnit kombëtar, në shenjë simbolike ka qenë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha e cila i ka dorëzuar Presidentit Begaj kushtetutën e Republikës. Kujtojmë se ceremonia e betimit të Presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj në Kuvend zgjati rreth 20 minuta, ndërsa pas një fjalimi të shkurtër për t’iu drejtuar popullit, ku bëri thirrje për unitet dhe heqjen e vëmendjes nga ndasitë politike, Begaj nën shoqërimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla u tërhoq në hollin e Kuvendit, ku qëndroi për më shumë se 30 minuta.
Presidenti i ri i Republikës Bajram Begaj, ka mbërritur në ambientet e Presidencës ku do të zhvillohet dhe ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës. Presidenti Begaj do të zhvillojë një takim me paraardhësin e tij në detyrë Ilir Meta, i cili do t’i dorëzojë “çelësat” e presidencës sot kreut të rio të shtetit. Ndërkohë që pritet që pas takimit mes dy Presidentëve, Begaj të mbajë një fjalim përpara të ftuarve që janë të pranishëm në ceremoni. Pak më herët Presidenti Begaj, bëri betimin në Kuvendin e Shqipërisë.
Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Auron Tare, i ështës drejtuar sot përmes një letër publike deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Tare publikon një video të një leksioni të Richard Hodges, kreut të Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin dhe i fton deputetët ta dëgjojnë. Në këtë video, Hodges jep leksione para studentëve duke e cilësuar Shqipërinë si produkt të fuqive të mëdha dhe shtet të formuar pa pasur asnjë shqiptar në kohën e themelimit. “Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik…
Urimi i parë nga Bashkimi Europian për betimin në detyrë të Bajram Begajt si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë ka ardhur nga shefi i politikës së Jashtme në union, Josep Borrell. Më anë të një postimi në Twitter ai shprehet se mesi po pret që të punojnë në drejtimin europian të vendit, që tashmë ka çelur edhe zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. “Urime Bajram Begajt për betimin si presidenti i Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar Bajram Begajn pas betimit në Kuvend. Kryediplomatja amerikane shprehet se SHBA-të presin që të punojnë me presidentin e ri të Shqipërisë për “të thelluar qëndrueshmërinë e partneritetit mes dy vendeve.” Po ashtu, Kim shprehet se pret që të bashkëpunojë me kreun e ri të shtetit për forcimin e demokracisë në Shqipëri, dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s. YURI KIM NË TWITTER Congratulations to Bajram Begaj on his inauguration as the new President of Albania. We look forward to working with President Begaj on deepening the enduring U.S.- Albanian partnership, strengthening…