Në Korçë është duke u zhvilluar një kamp veror “Code for Albania,” si pjesë e Korça ICT Academy. Në këtë kamp janë mbledhur 100 fëmijë nga gjithë vendi, 20 studentë nga Korça dhe Tirana, 10 instruktorë nga ShBA, të diplomuar dhe punësuar në qendrat më të mëdha teknologjike amerikane. Ky aktivitet ka nisur para 4 vitesh me gjashtë fëmija nga Korça ndërsa sot janë 30 që u janë shtuar dhe 70 fëmijë nga qytetet e tjera. Për tre vite, ata do të ndjekin një kurrikulë jashtëshkollore që edukon në programim dhe human centered design, me instruktorë amerikanë dhe shqiptarë. Ministri…
Author: tirana
Çmimi i Madh i Francës i takon Max Verstappen. Piloti i Red Bull bëri një garë spektakolare sot, duke ia dalë të marrë pozitën e parë. Vendi i dytë i takon Leëis Hamilton, ndërsa i 3-ti i përket Russel (Mercedes). Perez nuk shkon më shumë se vendi i katërt, në një ditë ku pritej më shumë prej tij. Gjithçka keq për Leclerc, që e pa veten jashtë gare pas 19 xhirosh. Ai pësoi një aksident që ia bëri të pamundur vazhdimin e garës, edhe pse po bënte një paraqitje të mirë.
Bill Gates është ende njeriu i pestë më i pasur në botë, sipas renditjes së Bloomberg dhe Forbes , pavarësisht se ka hequr dorë nga aksione me vlerë më shumë se 6 miliardë dollarë këtë javë nga fondacioni i tij bamirës. Gates ia dhuroi rreth 5.2 miliardë dollarë aksione në Co Canadian National Railëay-Fondacionit Bill & Melinda Gates, sipas dosjeve të SEC . Bashkëthemeluesi i Microsoft-it gjithashtu i dha fondacionit të enjten aksione me një vlerë prej 995 milionë dollarësh në Deere & Co. Më shumë se 3 milionë në aksione u zhvendosën nga “Cascade Investment LLC”, në organizatën private…
Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati në Milot, ku u vra 28-vjeçari Klisman Tuçi (Preçi) dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi, ku i fundit rezultonte të kishte njohur me Brilant Martinajn, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në masakrën e Fushë Krujës. Mësohet se grupi hetimor ka vijuar punën gjatë gjithë natës së kaluar, ku ka shoqëruar deri më tani 12 persona, që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu, janë kontrolluar dhe administruar pamjet filmike të subjekteve përreth vendit, ku ka ndodhur ngjarja, si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të…
Një vatër zjarri është aktivizuar pranë parcelave me ullinj në Novoselë, pas shinave të trenit. Bëhet e ditur se në vendin ku ka rënë zjarri është nisur zjarrfikësja me 8 ton ujë dhe katër efektive. Deri më tani, sipërfaqja e djegur është rreth 7-8 dynym. Bëhet fjalë për 2 dynym sipërfaqe me vreshta, 25 -30 rrënjë ulliri dhe pjesa tjetër janë shkurre dhe ferra.
Në fshatin Zheje të Kurbint mbahet e lidhur me zinxhirë një 31-vjeçare, që ka lindur me probleme të rënda të shëndetit mendor. Në ato pak raste që nëna e moshuar e zgjidh, ajo e dhunon. Thotë se është detyruar ta mbajë të lidhur, në kontenier, pasi vajza mund të dëmtojë veten dhe të tjerët. “E kam bërë nga halli, shpirti po më ther, po s’kam nga t’ia mbaj se del e ikën. Është agresive. Të shkul flokët të tëra t’i bën. Kur e laj duhen tre veta ta mbajnë, se ikën prej duarve, egërsohet. Po ta kapin nervat s’ka burrë…
Juventusi kërkon me çdo kusht transferimin e Leandro Paredes, me bardhezinjtë që tashmë e kanë kthyer në prioritet për përforcimin e mesfushës. Mesfushori argjentinas pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri i cili e sheh të nevojshme ta përforcojë repartin e mesfushës. Paredes nuk është në planet e PSG-së me klubin francez që i ka bërë të qartë argjentinasit të gjej një skuadër të re. Zonja e Vjetër është gati t’i përmbush kërkesat e PSG-së për 25 milionë euro për ta lënë të lirë Paredesin, por fillimisht duhet të largojnë futbollistët e tepërt në këtë repart. Zonja e Vjetër fillimisht po…
Një kamion ka marrë flakë në ecje në afërsi të fshatit Dishnicë, në Korçë. Sipas të dhënave të para, kamioni ka marrë flakë aksidentalisht, ndërsa nuk raportohet për dëme në njerëz. Aktualisht po punohet për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që policia po merret me zbardhjen dhe rrethanat e ngjarjes. Korçë/Informacion paraprak Më datë 24.07.2022, rreth orës 14:40, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se…
Policia ka publikuar një video përmes së cilës iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pozicionohen në krahun e djathtë të autostradës në mënyrë që të mos bëhen burim aksidenti. Përmes dronit inteligjent, policia ka evidentuar një sërë drejtuesish që kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke mos u pozicionuar në krahun e djathtë.https://www.youtube.com/embed/-LT92wy2aZk Njoftimi i policisë: Në këtë video të 👁Dronit edukues👁 dhe makinës inteligjente evidentohet pozicionimi i drejtuesve të mjeteve, në karrexhatë, duke u treguar me ✅ përdoruesit e rrugës që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe me ❌ shkelësit. KUJDES‼️Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen…
Të jesh vetja dhe të pranosh trupin tënd ashtu siç është- ky është mesazhi i rëndësishëm që këngëtarja nga Kosova Rina Balaj ka përcjell tek ndjekësit e saj në rrjetet sociale së fundmi. Rina njihet për format trupore shumë të mira dhe fotot e nxehta në rrjetet sociale. Por nuk ka asnjë kompleks të pozojë me bikini edhe kur nuk është në ditët e saj më të mira. Ajo prej disa ditësh ndodhet në Greqi ku po kalon edhe pushimet e kësaj vere mes koncerteve që ka mbajtur atje. Nga shteti fqinj artistja ka ndarë një foto të pa edituara,…
Pasi skuadra shqiptaro-amerikane që po merret me forcimin e mureve mbrojtëse të portaleve qeveritare të përfundojë punën e nisur, çdo gjë do t’i raportohet publikut nga ekspertët. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama i cili duke iu referuar sulmit kibernetik që ndodhi në vend së fundmi, thekson edhe një herë se asnjë e dhënë nuk u fshi. Aktualisht, sipas asaj që njofton kreu i qeverisë, ekipi i angazhuar po punon ër të forcuar muret mbrojtëse si dhe po bëhen hetime për identifikimin e autorëve. EDI RAMA NË TWITTER Kujtojmë se dy ditë më parë, prokuroria e Tiranës ka…
Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha e ka cilësuar si vendosje të monizmit, betimin e presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj. Sipas selisë blu, 24 korriku është një ditë e fatkeqësisë kombëtare për demokracinë dhe liritë e shqiptarëve. Përmes një deklarate për shtypin, PD thekson se me betimin e presidentit të ri, pas 32 vitesh rivendoset monizmi i plotë. “Nga sot, Edi Rama dhe partia e tij shtet, kontrollojnë mbi 99% të pushteteve në Shqipëri. Ata kanë të përqendruar në duart e tyre 11% pushtet më shume se sa kontrollonte në 1991 Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist…