Author: tirana

Policia e Himarës ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë në zonën e Porto Palermos, në kuadër të kontrolleve të vijës bregdetare për lirimin e hapësirave. Sipas uniformave blu janë proceduar penalisht I.S, 32 vjeç, banues në Tiranë; A.L, 47 vjeç, banues në Himarë. Njoftimi i policisë Policia e Himarës, kontrolle në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Porto Palermo”, në Himarë. Procedohet penalisht administratorët e 2 subjekteve të paregjistruar në organet tatimore, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë.…

Read More

4.000 të ftuar do të jenë të pranishëm në ceremoninë e marrjes së detyrës të Bajram Begajt si Presidenti i ri i vendit. Mes të pranishëmve, do të ketë shefa shtabi të ushtrive të NATO-s, me të cilët Begaj ka bashkëpunuar kur ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm. Mes të ftuarve do të ketë mjekë, akademikë dhe pak politikanë. Risia e kësaj ceremonie është zhvillimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe jo te hyrja e godinës së Presidencës.

Read More

Clevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ka dalë nga burgu në orët e para të mëngjesit. Personazhi më i komentuar i rrjete sociale, por edhe me një këngë hit, ai ka dalë nga burgu i Fierit rreth orës 02:15 i shoqëruar në fugon të Policisë së Shtetit, pasi gjykata i ka caktuar masën “arrest shtëpie”. Të shumtë kanë qenë miqtë e tij që e kanë pritur jashtë burgut, teksa nuk mungonin as fansat e tij. Ajo që u vu re mes atyre që prisnin Cllevion jashtë burgut, ishte mungesa e reperit Stresi, i cili njihet…

Read More

Kina ka lëshuar paralajmërime të forta, në rrugë jozyrtare, ndaj administratës Biden në lidhje me një vizitë të mundshme në Tajvan, në muajin gusht, të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, njoftoi të shtunën “Financial Times”. Artikulli citonte gjashtë persona në dijeni të paralajmërimeve nga ana e autoriteteve kineze, duke thënë se ato ishin dukshëm më të forta sesa kërcënimet që Pekini ka bërë në të kaluarën, sa herë që ka qenë i pakënaqur me veprimet ose politikën e Uashingtonit në raport me Tajvanit, një territor që Kina e pretendon. Paralajmërime e bëra privatisht sugjeronin një përgjigje të mundshme…

Read More

Pasditen e kësaj të diele do të ndodhë kalimi i Presidencës nga Ilir Meta tek Bajram Begaj, ku nga sot zyrtarisht kreu i ri i shtetit. Ky kapërcim Presidentësh ka një protokoll dhe një axhendë të mirëpërcaktuar. Gjithçka nis me seancën e posaçme Parlamentare, që do të mbahet në orën 18.00 ku Bajram Begaj do të betohet si President në Kuvend. Në ora 19:15, në Institucionin e Presidentit të Republikës, do të organizohet ceremonia e fillimit të detyrës. Axhenda e ceremonisë së kalimit të Presidencës 18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve 19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z.…

Read More

Në këto kohë të zjarreve, një 50-vjeçar nga Karbunara e Lushnjës është proceduar penalisht nga Policia, pasi i vuri zjarrin tokës së tij. Policia informon se si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë. “Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I.S, 50 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr…

Read More

Atentati ku Klisman Preçi u vra dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, vijon të mbetet pa autor. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 persona të dyshuar, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorëve dhe ata janë lënë sërish të lirë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 108 gëzhoja kallashnikovi, çka tregon se ka pasur një intesisitet të lartë të goditjeve në drejtim të automjetit fouristradë “Land Chrysler” në të cilin udhëtonin Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi. Janë kontrolluar dhe administruar pamje filmike të subjekteve përreth vendit…

Read More

Situata me zjarret është e rëndë kudo. Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në një pjesë të Kalifornisë pasi zjarri më i madh aktiv në SHBA po përhapet me shpejtësi pranë Parkut Kombëtar Yosemite. Më shumë se 6,000 njerëz janë evakuuar dhe 10 shtëpi janë shkatërruar. “Përhapja e zjarrit shpërthyes po sfidon zjarrfikësit”, tha departamenti i zjarrit i Kalifornisë. Gjendja e jashtëzakonshme, e cila është shpallur në qarkun Mariposa, do t’i lejojë shtetit të aksesojë disa ndihmë federale për të trajtuar zjarret. Rreth 400 zjarrfikës dhe katër helikopterë janë vendosur për të shuar flakët. Natasha Fouts, një zëdhënëse e CalFire,…

Read More

Në postimin e fundit në facebook si President, krah fëmijëve si ditën që mori mandatin në vitin 2017, Ilir Meta tha se ka qenë nder dhe privilegj që të shërbente si President në këto 5 vite. Por si rrallë herë, Meta ka zgjedhur që t’u përgjigjet komenteve të qytetarëve, duke dhënë më shumë detaje për rrugën e tij të re. Ai ka shkruar edhe se beteja të forta ka përpara, ndërsa një falënderim ka edhe për “popullin e 2 marsit”. “Beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja pa bërë edhe pak malore? Malet tona më…

Read More

Hakerat që goditën zyrat e shtetit shqiptar, kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshëm, në një faqe të tyren në ueb. Faqja është e pamundur të hapet nga Shqipëria, por kanë publikuar dokumente origjinale. Kjo faqe mund të hapet vetëm nga jashtë Shqipërisë, sepse kompanitë që shpërndajnë internet në Shqipëri e kanë bllokuar mundësinë për të parë se çfarë publikohet. Top Channel ka mundur të sigurojë disa nga dokumentet dhe mesazhet që hakerat kanë publikuar. Mesazhi i parë kërkon që Shqipëria të mos lejojë mbajtjen e samitit të opozitës iraniane. Në këtë mesazh shkruhet, “konferenca e Durrësit, çelësi…

Read More

Prej kohësh është folur se Covid-19 do të shndërrohej në një sëmundje sezonale, si gripi ose infeksione të tjera të virusit të frymëmarrjes, por koronavirusi SARS-CoV-2 duket se po shkon drejt një rruge tjetër. Një valë për çdo sezon. E vetmja ngjashmëri midis Covid-it dhe gripit sezonal, qëndron në faktin se me kalimin e kohës, infeksioni i SARS-CoV-2 bëhet më pak vdekjeprurëse falë vaksinave. Tek ata që kanë marrë të tri dozat dhe ndoshta janë infektuar, simptomat mund të jenë të lehta dhe të ngjashme me gripin (kollë, dhimbje të fytit, të ftohtë, ethe, dhimbje koke, lodhje). Ngjashmëritë me gripin…

Read More