Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në linjën Verona-Padova të Italisë, ku i ka marrë jetën një të riu shqiptar. Sipas mediave italiane, rreth orës 11:20 të ditës së sotme, një djalë është përplasur nga një tren në linjën hekurudhore Verona-Padova pranë Caldiero. Vdekja është konstatuar nga mjeku i dërguar në vendin e ngjarjes. Raportohet se viktima është një i ri shqiptar 24-vjeçar, i cili mesa duket është përplasur nga treni teksa tentonte të kalonte shinat.
Author: tirana
Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur diçka e nxehtë, duhet të ndiqni disa trajtime në mënyrë që mos t’ju mbeten shenja në lëkurë. Uji i ftohtë Për të shmangur përhapjen e plagës, lëreni zonën e djegur në ujë të ftohtë për disa minuta. Ju mund të aplikoni edhe një qese me akull në zonën e djegur. Bëjeni shpesh gjatë orëve të para derisa t’ju lehtësohet dhimbja. Aloe Vera Aloe Vera trajton djegiet aksidentale dhe djegiet nga dielli, ka veti natyrale antiseptike, qetëson dhimbjet dhe shëron indet. Aplikoni xhel aloe Vera në zonën e djegur. Patate e…
Një zjarr që po përhapet me shpejtësi në afërsi të Parkut Kombëtar Josemite ka përfshirë një zonë të gjerë, duke nxitur evakuimin e qindra njerëzve. Zyrtarët në Kaliforni thanë se zjarri filloi të premten pasdite në jugperëndim të parkut pranë zonës Midpajns në qarkun e Meriposës dhe të shtunën në mëngjes ishte përhapur në një sipërfaqe prej rreth 16 kilometrash katrorë. Sipas zyrtarëve, zjarri u nxit nga moti i nxehtë dhe tharja e bimëve. Autoritetet lëshuan një urdhër për evakuim të detyruar të rreth 1700 banorëve të zonës të premten mbrëma. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë bërë përparim të rëndësishëm në përpjekjet…
Në ditën e tij të fundit në Presidencë, Ilir Meta ka dekoruar personalitetin e shquar të letërsisë dhe trashëgimisë sonë kombëtare, Dritëro Agolli. Kreu i shtetit ka vlerësuar poetin e shquar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar. “I lumtur të vlerësoja sot me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, poetin e përjetshëm të tokës, atdheut dhe dashurisë, Dritëro Agolli. Me mirënjohje për personalitetin e shquar të letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë tonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale: letrare, artistike, estetike, filozofike, enciklopedike, akademike, politike dhe shoqërore, mishëroi virtytet më të vyera…
Pavarësisht se kanë një lëkurë jo të ngrënshme, disa ushqime duhet të lahen para konsumimit. Gjatë procesit të qërimit të disa frutave dhe perimeve, bakteret nga lëvozhga bien në kontakt me lëkurën dhe kalojnë në pjesën që keni qëruar. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të lani mirë bananet, mandarinat, pjeprin, portokallin dhe frutat e ngjashme përpara se t’i qëroni. Edhe arrat duhen larë kur nuk iu është hequr lëvozhga, sepse asnjëherë nuk e dini se si janë ruajtur gjatë prodhimit dhe transportit. Përveç kësaj, larja ndihmon në largimin e acidit fitik, i cili mbron nga parazitët që…
Mijëra hungarezë morën pjesë në “Marshimin vjetor të Krenarisë” të shtunën në Budapest, duke u zotuar të vazhdojnë luftën e tyre kundër politikave të qeverisë mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ-së, të cilat janë dënuar edhe nga Bashkimi Evropian. Komisioni Evropian paditi Hungarinë në fillim të këtij muaji për një ligj të miratuar vitin e kaluar që kufizon mësimet për homoseksualitetin dhe çështjet transgjinore në shkolla, masa më e fundit kundër komunitetit LGBTQ miratuar nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban. Ligji është cilësuar nga administrata e tij si një mënyrë për të mbrojtur fëmijët, por grupet e të drejtave të…
Një 29 vjeçar me inicialet A.Sh është arrestuar sot në Ferizaj. Dy ditë më parë, ai u konfliktua me të dashurën e tij, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Në trupin e 30-vjeçares me iniciale M.A. janë konstatuar lëndimet e shkaktuara nga partneri i saj. Madje, ai e ka mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë. “Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje, të cilët kanë arrestuar personin me inicialet A.SH i moshës 29 vjeçar,…
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosvës, Ramush Haradinajn. Kreu i shtetit shkruan se gjatë bisedës me Haradinajn ndanë mendimin se Shqipëria dhe Kosova e meritojnë integrimin në familjen e madhe Evropiane. “Me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj takimet janë përherë vëllazërore. Zhvilluam një bisedë të hapur në Prishtinë për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, në dobi të qytetarëve tanë. Ndamë të njëjtin vlerësim se Shqipëria dhe Kosova meritojnë të kenë vendin e tyre në…
48 emigrantë, shumica shqiptarë, u shpëtuan pranë Gjirit të Somme në Francë, në tentativë për t’u larguar drejt Britanisë së Madhe. Gjatë udhëtimit atyre iu është dëmtuar motori i gomones dhe për pasojë kanë mbetur të bllokuar në det. Shoqëria Kombëtare për Shpëtim nga Deti mori sinjalizimin për një defekt. Ndaj, u desh ndërhyrja e rojeve bregdetare franceze dhe skuadrat e tyre të shpëtimit për të bërë të mundur nxjerrjen në breg të emigrantëve. Mediat franceze raportojnë se shumica e emigrantëve ishin shqiptarë meshkuj, pesë gra dhe tre fëmijë. Fatmirësisht të gjithë janë pa probleme shëndetësore.
Jashtë syve, këto fije kërpudhore mikroskopike përshkojnë tokën, njësoj si një internet nëntokësor, duke ndihmuar në lidhjen e bimëve dhe pemëve me njëra-tjetrën. Ato mund ta përdorin këtë system, nganjëherë i quajtur “rrjeti i gjerë i drurit”, për të shkëmbyer ujë, azot, karbon dhe lëndë të tjera ushqyese, apo edhe për të marrë paralajmërim paraprak për kërcënimet. Rrjetet e kërpudhave mikorizale kanë ekzistuar për më shumë se 400 milionë vjet. Dhe sipas ekologut Thomas Crowther, ato veprojnë si një lloj “truri i pyllit” që punon për të mbajtur të gjithë ekosistemin të shëndetshëm. “Kërpudhat mikorizale janë absolutisht thelbësore për funksionimin e…
4 shenja e kanë mendjen veç të merren me llafe 1.Dashi Nëse Dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj, por në momentin e parë që ai nuk kontrollon veprimet e tij, me shumë mundësi do t’i nxjerrë të gjitha të palarat. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, Dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga se duhet. 2.Binjakët Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni dhe u thoni një sekret Ninjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin…
Një 10-vjeçar është shpëtuar nga mbytja në Spille të Kavajës. Policia njofton se i mituri rrezikonte të mbytej, por u shpëtua nga vrojtuesi i plazhit. Fëmija është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.