Gjatë takimi me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te energjia elektrike, për të cilën tha se çmimi në brusë ka arritur shifra stratosferike krahasuar me një vit më parë. Ai shtoi se vendi mund të përballet me situata më të vështira, ndaj duhet mësuar të kursejmë. Ai u tha kryebashkiakëve se në institucionet ku ka punonjës tepër dhe që nuk kryejnë asnjë funksion, duhen shkurtuar. “E fundit por kjo është më e rëndësishmja. Sot energjia shitej, çmimi më i ulët 492.7 euro, çmimi tavan 600 euro megavat. Sot një vit përpara është shitur mes 90 dhe 98 euro.…
Author: tirana
Situata nga zjarri në zonën e Bërzanës pranë Urës së Zogut në Lezhë është përkeqësuar. Zjarri i riaktivizuar që prej mesditës së të enjtes vijon të jetë aktiv. Disa banesa rrezikohen nga flakët e përhapura në masivin me pisha në këtë zonë. Forcat e ushtrisë dhe shërbimet zjarrfikëse janë vendosur në terren, pranë zonës së banuar.
Mesfushori shqiptar i Basel, Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij Arbnora janë bërë prindër për herë të dytë. Sot, çifti është bekuar me një vajzë, të cilën kanë vendosur ta quajnë Maleya. Xhaka e ka ndarë lumturinë dhe lajmin në rrjetet sociale. “Jemi më shumë se të bekuar. Të duam shumë Maleya”, shkruan Xhaka. Ish-lojtari i Kombëtares dhe Arbnora kanë gjithashtu një djalë 2 vjeç.
Ish-kryeministr Sali Berisha i është drejtuar me një letër të hapur ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Sir Alastair King-Smith, në lidhje me shpalljen e tij non-grata nga vendi që ai përfaqëson. BErisha bashkebisedimi-gazetaret Në letër Berisha thekson se ai akuzohet nga Britania e Madhe se ka favorizuar biznesmenin Damir Fazlliç, një shtetas britanik i cili nuk rezulton i dënuar as në Tiranë as në Londër, edhe pse ndaj tij janë kryer hetime. Ish-kryeministri e cilëson shpalljen non-grata një vendim korruptiv që ka qëllim zgjatjen e qëndrimit në pushtet të një qeverie të korruptuar dhe e fton që çdo…
Sunny Hill Festival” do të mbahet dhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe në atë shqiptar, në Tiranë. Kjo është bërë e ditur nga një deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës dhe “Sunny Hill Festival”. Në deklaratë thuhet se ‘Sunny Hill Festival’ do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 gusht dhe në Tiranë më 26-27-28 gusht. E së fundmi faqja e “Sunny Hill” në rrjete sociale ka prezantuar listën e gjatë të këngëtarëve që do të jenë në festivalin e këtij viti, i cili po bën rikthimin pas dy vitesh për shkak të pandemisë. View this…
Kryeministrit Rama edhe në ditën e dytë të takimit me kryebashkiakët “ka sulmuar” sërish bashkinë e Vlorës. Ai ka sjellë në vëmendje një sërë problematikash, me të cilat ndeshet kjo bashki sipas tij. “Bashkia e Vlorës është problem për pastërtinë kur kalon brenda qytetit, është problem për çështjen e ndotjes së plazhit nga ujërat e zeza. E thashë pak dje, në Durrës ne kemi vendosur të gjithë sistemin e rikanalizimeve. Çështja është që strukturat e mëdha të biznesit nuk kanë zbatuar standardin lidhur me derdhjen e ujërave të zeza. Kjo do të bëhet kusht i panegociueshëm me përfundimin e këtij…
Kryeministri Edi Rama ka vënë sërish në shënjestër të kritikave të tij bizneset në jug të vendit, ku theksoi se pavarësisht kushteve që mungojnë, çmimet janë të larta. Gjatë një takimi me kryetarë të bashkive të qarkut të Vlorës, Rama tha se më mirë të shkosh në Greqi dhe Kroaci apo Mal të Zi se sa në Dhërmi. “Ekonomia ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve, që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi, Mal të Zi apo Kroaci se sa të rrish në Dhërmi. Vërtetë është i mrekullueshëm Dhërmiu, por jemi ende larg për të garantuar…
Djali i ish-Presidentit Bujar Nishani ka reaguar pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Berisha nga Britania e Madhe. Përmes një postimi në Facebook, Nishani shkruan se Berisha e ka fituar betejën me historinë pasi partia shtet ka kapur çdo institucion të varur dhe të pavarur. Postimi i plotë: Sali Berisha e ka fituar betejen e tij me historine! Fleterrufeja e fundit me shume sesa nje sulm personal ndaj Sali Berishes eshte nje perpjekje, disi zhgenjyese, per te percare dhe dobesuar opoziten dhe per rrjedhoje demokracine ne Shqiperi. Opozita shqiptare ne 8 vitet e fundit po shkonte drejt asgjesimit. Rikthimi i…
Skënderbeu u dënua në vitin 2018 nga ana e UEFA-s me 10 vite pezullim nga arena ndërkombëtare si pasojë e akuzave për trukim të ndeshjeve. Korçarët apeluan vendimin në CAS, por nuk ia dolën të fitonin çështjen ndërsa së fundmi UEFA ka fituar edhe një tjetër çështje e cila lidhet me klubin juglindor. Fjala është për dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë por që janë një ish-trajner i skuadrës dhe një sponsor i klubit korçar të cilët kishin paditur UEFA-n për përfshirjen e emrave të tyre në korrupsion. Dy personat kishin fituar fillimisht çështjen, por vendimi final…
Banorët e fshatrave Rreth dhe Hardhishtë të bashkisë Shijak, përfitues të ligjit 7501 të vitit 1991, të cilët ende nuk kanë tërhequr dokumentacionin që u legjitimon tokën bujqësore, të paraqesin kërkesën në rrugë postare dhe të aplikojnë në e-Albania kodin L1 (rifreskim kartele). Regjistrimi fillestar i tokës bujqësore ka përfunduar totalisht për këto dy fshatra, që në vitin 1997. Përkatësisht:-330 familje bujqësore përfituese për fshatin Rreth;-258 familje bujqësore përfituese në fshatin Hardhishtë. Në zyrat e Drejtorisë Vendore të ASHK Durrës është ende i pa tërhequr dokumentacioni, për 150 familje, që i legjitimon tokën e përfituar nga ligji 7501 i vitit…
Dashi Do ndiheni të lumtur në krahët e partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe çdo gjë mes jush ka për te ecur për mrekulli. Shfrytëzojeni çdo çast sa me shume qe te mundeni. Beqaret do marrin ftesa dhe propozime gjithë kohës, kështu qe do jete ne dorën e tyre përzgjedhja qe do bëjnë. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire është te mos rrezikoni shume duke shpenzuar shuma te mëdha. Demi Kjo nuk do jete dita ideale për ju te dashuruarit. Nuk do merreni vesh shume mire me ata qe keni ne krah dhe për çdo gjë do ja…
Oerd Blykbashi, Nen/kryetar i PD, permes nje postimi ne facebook rrefeu nje bisede qe kishte pasur me nje zyrtar te huaj fill pas protestes se opozites ne 7 korrik. Bylykbashi shkruan se i ka shpjeguar ketij zyrtari te huaj se Berishen e besojne shqiptaret, ndryshe nga qeveria qe eshte misherim i korrupsionit. “Një ditë pas protestës madhështore të 7 korrikut, një zyrtar i huaj, dukshëm i surprizuar nga protesta, më pyeti: A ka kuptim që një person i shpallur “non grata” për korrupsion të thërrasë një protestë antikorrupsion?! Sigurisht, i thashë, kur njerëzit të besojnë. Besojnë se kjo qeveri është…