Ajo që e bën më të vështirë zbardhjen e atentatit të djeshëm në Milot, është fakti se kamerat e sigurisë që Ylli Brahimi kishe montuar në banesën e tij nuk punonin. Megjithëse zona ku ka ndodhur vrasja është e mbuluar nga kamerat e sigurisë, çuditërisht asnjëra prej tyre nuk ka punuar. Paisja DVR rezulton të ketë qënë e fikur dhe nuk dihen arsyet se pse kamerat nuk ishin në gjëndje shërbimi. Kjo ka sjellë në mosfilmimin e asnjë imazhi të vrasësve, të cilët janë pozicionuar në vendin ku kanë planifikuar vrasjen e dyfishtë. Ka shumë mundësi që autorët kanë pasur…
Author: tirana
Meta njoftoi se do të ketë ndryshime të mëdha në rrjetin social Facebook që do të transformojë në diçka më të ngjashme me TikTok të videove të zgjedhura në mënyrë algoritmike dhe do të shmangë përmbajtjen e postuar nga familja, miqtë dhe grupet në një burim të veçantë anësor. Kjo e zhvendos Facebook më tej nga një rrjet social drejt një platforme argëtimi dhe blerjeje si TikTok, i cila ka sfiduar gjithnjë e më shumë dominimin e Facebook në angazhimin e përdoruesve dhe reklamat në celular. Ndryshimi do të ndodh pjesërisht për shkak të presionit rregullator në rrjetet e mediave…
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall ditën e djeshme zyrtarisht “Non Grata” nga Britania e Madhe. Kreu “i Foltores” tha se në një letër të dërguar nga zyrtarët britanikë, i kishin njoftuar se vendimi ishte bazuar te lidhja e tij me krimin dhe mbrojtja që i kishte bërë biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç. “Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish-këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.”, thuhet në vendimin e qeverisë britanike, të cilin e zbardhi vetë Sali…
Një makinë tip “Smart” ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht në lagjen numër 10 në Korçë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime nga policia bëjnë me dije se makina ishte në pronësi të shtetases L. Z., 34 vjeçe, banuese në Korçë dhe ndodhej e parkuar në afërsi të banesës së saj në momentin e zjarrit. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Olsa Muhameti “guxoi” duke sjellë versionin shqiptar të “To Hot to Handle”. “Kepi i Tundimit” emisioni i ri me 10 të rinj që do të bashkëjetojnë me njëri-tjetri në një shtëpi për 20 ditë, sapo ka startuar. Pas prezantimit me personazhet pjesëmarrës, të shumtë kanë qenë përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët kanë reaguar, duke i konsideruar thjesht si të bukur dhe asgjë më tepër. Duket se e të njëjtit mendim është edhe Dalina Buzi, e cila e pyetur në një bisedë virtuale nga ndjekësit mbi emisionin nuk hezitoi të ironizonte hapurazi autoren, Olsa Muhametin. “Jo nuk e pashë, vetëm…
Kryeministri Rama është bezdisur nga e folura e vazhdueshme e njërës prej kryebashkiakeve të pranishme. Teksa fliste kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj. Teksa ndodhte kjo, Rama ka tërhequr vëmendje që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë. “Ça janë këto muhabete..pse i flet atij?!Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani. boll!”, tha Rama.
Zbardhet axhenda e ditës së nesërme kur do të organizohet dhe ceremonia e fillimit të detyrës të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj. Në ora 19:15, në Institucionin e Presidentit të Republikës, do të organizohet ceremonia e fillimit të detyrës të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj. 18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve 19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë 19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribune 19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave…
Shefi i diplomacisë ruse u tha mediave në Kremlin se ka një ndryshim mes asaj që malazezët dhe maqedonasit e thjeshtë ndiejnë për Rusinë dhe asaj që politikanët e tyre po detyrohen të bëjnë nga Brukseli, BE dhe NATO. “Kjo është e njëjta gjë që ata u përpoqën të bënin me Ukrainën dhe një numër vendesh të tjera të Evropës Lindore”, vuri në dukje Lavrov. Sipas tij, “Maqedonia u bë Maqedonia e Veriut për t’u anëtarësuar në BE, por u tërhoq zvarrë në rastin e negociatave ndaj filloi të ndezë ndjenjat rusofobike dhe një politikë agresive” kundër Moskës. Edhe Malit…
Lee Zeldin, kandidati republikan për guvernator të Nju Jorkut , u sulmua nga një burrë që u përpoq ta godiste me thikë në një ngjarje të enjten, por fatmirësisht arriti të shpëtonte i padëmtuar. Zeldin po mbante një fjalim kur një burrë u ngjit në skenë dhe u duk se filloi të zihej me kongresmenin. “Dikush u përpoq të më godiste me thikë në skenë gjatë mitingut të kësaj mbrëmjeje, por për fat të mirë, unë munda ta kapja kyçin e dorës dhe ta ndaloja për disa momente derisa të tjerët e sulmuan”, shkroi Zeldin në Twitter. Kongresmeni amerikan Lee…
Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e prokurorisë së Vlorës që kërkoi të dërgojë në burg një të ri, i cili një vit më parë sulmoi për një fjalë goje një bashkëmoshatar. I riu me inicialet L.S ishte vetëdorëzuar në polici një vit më parë dhe duke këmbëngulur se e shanë nga motra dhe ndaj humbi qetësinë, përdori veç kësaj si argument në gjykatat më të ulta edhe faktin që ndiqte shkollën dhe se burgu po e ndalonte të arsimohej. Por në kohën kur vlonjati qëndroi vetëm pak ditë në burg, apeli ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në…
Një ndër plazhet që ende ka mbetur i virgjër në zonën Sarandës ndodhet vetëm 5 kilometra nga Saranda. Në këtë plazh mund të shkohet me varkë ose me këmbë. Për të shkuar nga Saranda do të ndiqni rrugën Sarandë – Butrint dhe do të hyni në fshatin Berdenesh dhe të vijoni rrugën përgjatë bregut të detit. Tani që e lexoni nga telefoni juaj mund të duket pak e mundimshme, por sapo të keni mbërritur në plazh, do të mahniteni me bukurinë e plazhit, ujin e kristaltë dhe do të kaloni një ditë të vertetë pushimesh.
Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë raporte vijuese – për çfarëdo teme që bie në mandatin e këtij Këshilli. Kështu është përgjigjur Këshilli i Evropës, në pyetjen e Radios Evropa e Lirë, nëse do ta marrë parasysh Rezolutën e Shqipërisë, e cila synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, të cilat burojnë nga raporti i senatorit zviceran, Dick Marty. “Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”, është thënë në përgjigje. Më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë ka…