Të dielën do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend, ku do të betohet presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj. Megjithëse bojkotuan votimin e tij më datë 4 qershor, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë pranuar se do të marrin pjesë nesër në seancë plenare. “Ne do marrim pjesë në seancën e nesërme në Kuvend. Seanca e nesërme është e parashikuar nga Kushtetuta. Qëndrimin e tonë për Begaj e kemi mbajtur dhe është i qartë. Ai përfaqëson zgjedhjen e njëanshme të mazhorancës dhe nuk përfaqëson gjysmën e shqiptarëve. Por ka një ndryshim midis individit Bajram Begajt dhe Presidencës…
Author: tirana
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka komentuar shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Britania e Madhe. Sipas tij, ky vendim nuk ndryshon asgjë për pozicionin politik të Berishës, kurse për PD-në është një rëndesë. Gjatë një interviste për emisionin “Kjo Javë”, ai deklaroi se nuk do të jetë çudi kur ndonjë ditë të dalë edhe Kanadaja dhe Zelanda e Re për të vendosur të njëjtat sanksione, dhe për këtë Paloka i referohet një marrëveshje që këto shtete kanë ndërmarrë me njëra-tjetrën. “Berisha i bëri komentet e veta dhe për mua nuk ka asnjë ndryshim deri dje.…
Dy qytetarë kanë humbur jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët që ndërruan jetë ishin nga Berati dhe Tirana, 71 vjeçe dhe 96 vjeç. Ministria e Shëndetësisë raporton se së fundmi janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar të infektuar 1158 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë.
Një 53-vjeçar me iniciale Ll.M është vënë nën hetim, pasi kishte vendosur pa leje 20 çadra dhe shezlongë në një hapësirë publike në bregdetin e Durrësit. Ishte pikërisht operacioni i zhvilluar sot “Bregdeti i lirë” që zbuloi dhe më pas liroi hapësirën në vijën bregdetare, në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13. Policia sekuestroi edhe 20 kompletet me çadra dhe shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga 53-vjeçari.
Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën. Ai erdhi në fund të takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin. “Më shumë se 16.000 raste janë raportuar tani nga 75 vende”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Ka pesë vdekje deri më tani”, shtoi ai. Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të…
Monika Kryemadhi ka reaguar pas takimit dyditor të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit. Kryetarja e LSI-së i kërkon shefit të qeverisë që t’iu tregojë shqiptarëve arsyen e vërtetë pse taksat vendore dhe qendrore janë rritur. “Kryebashkiakët në riedukim mund ta pyesin kryeministrin Rama, ku ishte ai, gjatë viteve, që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, jepte grante dhe financime bashkive, pa patur buxhet, për projekte të cilat fundosën 61 njësitë vendore në borxhe dhe në prag falimentimi? Kryeministri që i bie tavolinave duke aktruar, t’i tregojë shqiptarëve arsyen e vërtetë pse taksat vendore e qendrore…
Nga e hëna, dyqanet me ajër të kondicionuar në Paris do të duhet të mbyllin dyert dhe dritaret, ose do të ndëshkohen me gjobë. Kjo masë vjen me qëllim për të reduktuar konsumin e energjisë. Vendimi, i marrë më 22 korrik nga bashkia e kryeqytetit, synon të reduktojë shpenzimet e energjisë për shkak të krizës energjetike. Vendimi do të jetë në fuqi edhe në muajt e dimrit. Sipas autoriteteve, personat që nuk respektojnë rregullat do të gjobiten deri në 150 euro.
Bashkimi Evropian ka miratuar 500 milionë euro të tjera (512 milionë dollarë) për furnizimin me armë dhe pajisje në Ukrainë, tha Këshilli Evropian më 22 korrik. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi në fillim të kësaj jave synimin e BE-së për të siguruar fondet. Pothuajse të gjitha paratë, 490 milion euro, do të shpenzohen për armë dhe municione. Ndërsa 10 milionë eurot e mbetura do të shkojnë për pajisje mbrojtëse, karburant apo pajisje të ndihmës së parë. Këshilli miratoi paketën e parë prej 500 milionë eurosh në fund të shkurtit dhe pasoi me tri paketat e tjera, në mars,…
Policia e Sarandës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, për një vrasje të kryer 24 vite më parë. U arrestua Hair Breshanaj, 62 vjeç, banues në Sarandë, i cili në vitin 1998 kishte vrarë shtetasin N.N në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta. Breshanaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Identifikohet vajza që ofendonte dhe kërcënonte një kalimtare në Prishtinë, të cilën për pak sa nuk e përplasi te vijat e bardha. Sipas mediave kosovare, bëhet fjalë për Valentina Aliun, vajzën e Lulzim Aliut, i cili jeton në Belgjikë dhe nuk e ushtron detyrën e prokurorit në Kosovë. Prokuroria e Kosovës dhe policia janë duke marrë masat e nevojshme për rastin, i cili bëri bujë të madhe në rrjetet sociale. Në videon që qarkulloi në rrjetet sociale, shoferja dëgjohet teksa thotë se e ka babin prokuror. Në disa momentet të tjera ajo përqesh gruan që kalonte në vija të bardha…
Arrestohen në Shëngjin dy shtetas finlandezë me qëllim ekstradimi. Në pranga ranë K. U., 30 vjeç, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë. Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës.
Katër anëtarë të një familjeje në Rusi kanë gjetur vdekjen pasi ranë në një greminë prej 230 metrash. Rustam Gabinov, 38 vjeç, gruaja e tij Alfina dhe dy fëmijët, 10 dhe 8 vjeç, ishin duke udhëtuar pranë një pike turistike në ujëvarën ruse, teksa u përballën me një mjegull dhe nga pamundësia për të parë mirë përfunduan në greminë. Makina u filmua duke lëvizur drejt skajit të kanionit Tsolotlinsky në republikën malore të Dagestanit, në Rusinë jugore, mes kushteve atmosferike të pushtuara nga mjegulla. Ajo nuk ndalon, por bie në greminë, pranë një ujëvare të famshme 230 metra në lumin…