President i i Këshillit Evroipian, Charles Michel, uron Bajram Begajn për marrjen e detyrës si President. Përmes një postimi në Twitter, Michel shkruan edhe se me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. “Urime për marrjen e detyrës si President e Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Michel.
Author: tirana
Për herë të parë që nga viti 1995, drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, i kërkoi publikisht falje Princit Charles dhe djemve të tij, William dhe Harry, për intervistën famëkeqe të Princeshës Diana të vitit 1995. Lady Diana është intervistuar nga gazetari Martin Bashir gjatë emisionit Panorama. BBC ka premtuar se nuk do ta transmetojë më intervistën. Në vitin 2021 një hetim për programin i kryer nga Lord Dyson, zbuloi se transmetuesi publik britanik “nuk i plotësonte standardet e larta të integritetit dhe transparencës që janë shenjë dalluese e tij”. Hetimi filloi pasi vëllai i Princeshës së Uellsit, Earl…
Sot Ilir Meta lë zyrtarisht detyrën më të lartë shtetërore, atë të Presidentit. Këshilltari i tij Edmond Panariti do të mbyllë rrugëtimin e tij në Presidencë. Përmes një postimi në facebook. Panariti ka zgjedhur një foto në sheshin qëndror të Prishtinës për të shkrepur një foto krah mikut dhe bashkëpunëtorit të tij duke shkruar “Bac u kry”. Ajo që mbetet enigmë ende është nëse Edmond Panariti me mbylljen e rrugëtimit në Presidencë do rikthehet në LSI për të nisur rrugëtimin e ri opozitar sërish krah Metës.
14 punonjës policie, ish-efektivë, punonjës të administratës dalin sot para Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër. Saimir Rrustemi, ish-Shef i Rendit në qytetin verior i cili së fundmi ishte transferuar në sallën operative të Policisë në Dibër, u arrestua së bashku me disa punonjës të policisë e ish-zyrtarë. Ata u arrestuan pasi akuzohen se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në periudha të caktuara për të përfituar fiktivisht tendera me vlera të vogla në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Si rrallë herë, qytetarët kanë dalë në protestë për të mbrojtur Saimir Rrustemin. “Shef Saimiri krenaria e policisë”, “burgu nuk është…
Urimin për ndjekësit në këtë të dielë për një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video nga Unaza Verilindore Loti 2. Kreu i qeverisë thekson se kanë përfunduar ndërtimet në masën 98%. “MIRËMËNGJES, dhe nga Unaza Verilindore Loti 2 në Tiranë, ku kanë përfunduar ndërtimet në masën 98%, dhe aktualisht po punohet me shtresat e fundit asfaltike, ju uroj të diel të qetë”,-shkruan Rama në facebook.
Nga: Ylli Manjani Ilir Meta ishte presidenti që i funksionuan letrat, por jo fjala. Në 5 vjeçarin e presidencës së Tij, vendosi disa precedentë në sjelljen shtetërore të Presidentit të Republikës. Dekretimi me sy të mbyllur i ministrave nga ana e Presidentit, duket se ka marrë goditje nga precedenti “Caka” që vendosi Meta. Ky precedent u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese. Me përjashtim të lajthimit ligjor të firmosjes së një dekreti në Stamboll, kur teksti i dekretit shkruan se u firmos në Tiranë, çdo dekret tjetër ka qenë korrekt dhe një përpjekje permanente për të ruajtur standartet kushtetuese në vend.…
Britania e Madhe ka deportuar 26 shtetas shqiptarë nga vendi, mes të cilëve kishte persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët në total kishin marrë mbi 88 vite burg si dënim për veprat e tyre. Sipas njoftimit zyrtar të 26 personat janë nisur me avion drejt Shqipërisë. Tre prej të deportuarve ishin futur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa mes tyre ishte edhe një person i dënuar me 20 vite burg për trafik të lëndëve narkotike. Një tjetër ishte i dënuar me 4 vite burg për pengmarrje, ndërsa një person tjetër ishte i dënuar me 5 vite burg për përdorimin…
62-vjeçari Hair Breshanaj, i cili u arrestua një ditë më parë pasi u konstatua se dënimi me 20 vite burg për një vrasje të kryer në 1998 ishte parashkruar, sot ka lënë burgun. Hair Breshanaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Por, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë konstatoi parashkrimin e dënimit me burgim të caktuar ndaj 62-vjeçarit , u la në gjendje të lirë.
DASHI Në fushën sentimentale do të kaloni momente të këndshme në shoqërinë e personit tuaj të zemrës. Nuk do ishte keq edhe ndonjë udhëtim. Beqarët do realizojnë mjaft takime interesante dhe do përjetojnë emocione të forta. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, situata mund të dalë jashtë kontrollit. DEMI Do të merrni sot një kërkesë për ndihmë nga një familjar. Në marrëdhënien në çift parashikohen tensione, por yjet ju këshillojnë të jini të qetë. Beqarët do kenë një ditë të veçantë dhe të bukur të mbushur me takime. Financat do vinë duke u përmirësuar. BINJAKËT Sot duhet të evitoni së…
Presidenti aktual edhe për disa orë, Ilir Meta ka pozuar me fëmjët në foton e fundit zyrtare para dorëzimit të Presidencës. Në një postim në facebook, Meta shkruan se “ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë”. Postimi i plotë “Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare. Zoti e bekoftë Shqipërinë”,-shkruan Meta në facebook.
Duke filluar nga ora 19:30 e kësaj të diele, për Bajram Begaj do të nis një epokë e re, pasi merr detyrën si President i Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme. Kurse Ilir Meta, që sot mbaron mandatin si President, rikthehet në LSI dhe në terren si opozitar. Kuvendi do të mblidhet pasdite në seancë të jashtëzakonshme për betimin e Presidentit. Në orën 19:30 është parashikuar ceremonia e dytë, ajo në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj. Në seancë pritet të marrin pjesë të gjitha grupet parlamentare,…
Kjo ditë e dielë do të ketë mot me kthjellime përgjatë zonës perëndimore, dhe vranësira në shtim në zonën verilindore ku do të ketë stuhi lokale. Temperaturat në mëngjes do të luhaten 15-24 gradë, në mesditë do të jenë me renie duke luhatur 35°C në veri deri në 36-40°C. Era do të jetë me drejtim perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.