Author: tirana

Në 2017 la LSI-në për Presidencën, por nesër do të rikthehet në partinë që e krijoi në vitin 2004. Ilir Meta kundërshtoi Edi Ramën me 70 dekrete ndërkohë i shpëtoi dy herë shkarkimit të tij me ndihmën e Komisioni të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese. Pas dorëzimit të çelësit së zyrës së tij në Presidencë, Meta do të rikthehet në partinë që rithemeloi për t’u drejtuar edhe njëhërë qytetarëve, por tashmë jo popullit të 2 marsit, por anëtarëve të LSI. Pesë vite në Presidencë pa qetësi dhe dashuri mesa duket e kanë frymëzuar Ilir Metën për t’u rikthyer në bazë si…

Read More

Nesër (e hënë) Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë Konventën Kombëtare, një event i rëndësishëm politik për këtë parti, që rikthen në politikën aktive edhe Ilir Metën, pasi sot përfundon mandatin si President pas 5 viteve në krye të shtetit. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimllari thotë se Konventa Kombëtare do të shërbejë si pikënisje për një ridimensionim të LSI. “Duhet të ridimesionohet dhe të shtojë energjitë e saj, sepse ne tashmë kemi sfida të reja. Sot vendi përballet me shpopullim total, largimin e të rinjve e të rejave, me kosto të lartë të jetesës, paga…

Read More

Një sërë artistësh do të marrin pjesë në “Big Brother Vip Kosovo”. Ky spektakël vjen për herë të parë disa muaj pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”. Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti, është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Në emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë”, Robert Berisha inskenoi një bisedë me Alaudin Hamitin dhe gjatë bisedës së shtirur, moderatori lë të kuptohet se ai “pranoi” ftesë nga Alaudini që të jetë pjesë e edicionin të parë të këtij reality show në Kosovë. Por emrat më të përfolur janë edhe:…

Read More

Për vendet e parkimit në zonën e plazhit pranë Ujit të Ftohtë, plasi një konflikt që shkaktoi panik te pushuesit që këtë të dielë, në mes të sezonit turistik. Një burrë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, rreth orës 12:00 nxori armën e zjarrit që mbante me vete dhe qëlloi në ajër. Turistët që u bënë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë. Sipas fotos së mëposhtme, një burrë tjetër përpiqet të qetësojë situatën dhe e mban autorin nga krahu.

Read More

Gjykata e Shkodrës ka nxjerrë nga qelia 14 punonjësit e policisë që akuzohen se abuzuan me tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit. Ish-shefi i rendit Saimir Rrustemi është lënë në “arrest shtëpie” së bashku me Luida Ujkan, Mustaf Ishmakun, Xhavit Isufin, Rudina Keqin, Klement Tolen, Paulin Prendin, Rrezert Prelën dhe Veronika Xhafajn. Ndërsa Arsenida Hadri dhe Briland Mnela janë lënë në detyrim paraqitje. Për Rrustemin qytetarët mbajtën edhe një protestë si mbështje ndaj tij.

Read More

Nga Ramiz Alia deri te Bajram Begaj, Shqipëria pas rrëzimit të sistemit komunist ka patur 8 presidentë, të zgjedhur në Parlament pas rrëzimit të diktaturës. Nga 8 presidentët, 4 prej tyre janë zgjedhur nga PD: Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani. E majta ka mundur të zgjedhë katër herë presidentët në vitin 1991 me Ramiz Alinë pasardhësi i diktatorit Enver Hoxha që qëndroi në këtë post deri në vitin 1992, ndërkohë që në vitin 1997, PS u përfaqësua në postin më të lartë të shtetit me ish-sekretarin e përgjithshëm të saj Rexhep Meidani dhe në vitin 2017 kur…

Read More

Tirana është gati për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar fotot nga zbukurimet me flamuj kuqezi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, teksa ka ironizuar Ilir Meten. Veliaj shkruan se kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, edhe pse shpesh kanë sabotuar projektet madhore te bashkise. “Kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, dhe pse shpesh kanë sabotuar punët, nga këndet e lodrave e gjer tek projektet madhore, Astiri e Lana. Me shpresën e madhe që më në fund do kemi një president normal, qyteti i Tiranës është stolisur kuq e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga plazhi publik i Himarës, duke thënë se mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët. Reagimi vjen pas kritikave për çmimet e shtrenjta në plazhet e jugut. “Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike. Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët”.

Read More

Prej 5 muajsh vendi po bombardohet nga Rusia, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh thotë se ata nuk do të thyhen. “Lufta nuk e ka ndalur jetën në vendin tonë dhe nuk do ta ndalojë atë. Sigurisht që nuk do mbetemi peng të tmerrit që pushtuesit kanë sjellë në vendin tonë. Ne nuk do t’i bindemi. Ne do të ngulmojmë. Ne do të mbrojmë atë që është e jona. Ne do të fitojmë”. Më 24 shkurt, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi nisjen e një operacioni të posaçëm ushtarak bazuar në një kërkesë të krerëve të republikave të Donbasit.…

Read More

Arbitrimi shqiptar po ecën me hapa të mëdha drejt arenës ndërkombëtare të futbollit. Dikur, vetëm meshkujt, ndërsa tashmë historinë e arbitrimit shqiptar në Europë po e shkruajnë edhe femrat. Erinda Kume është e para arbitre shqiptare, e cila u përzgjodh të merrte pjesë në fazën finale të Kampionatit Europian U-19 për femra. Para disa ditësh ajo u caktua si asistente në ndeshjen Angli-Norvegji, duke shënuar kështu një arritje të madhe personale, por edhe për botën e arbitrimit shqiptar. Në një intervistë për fshf.org, ajo rrëfen emocionet dhe ndjesitë e të qenit e para zyrtare femër që merr pjesë në një…

Read More

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë aktualisht aktive dhe 13 prej tyre janë shuar. Ministria e Mbrojtjes njofton se për shuarjen e flakëve janë angazhuar 26 mjete zjarrfikëse, 99 zjarrfikës, 11 forca bashkiake, 9 forca nga Agjencia Kombëtare e zonave të mbrojtura, 12 forca nga shërbimi pyjor, 35 forca vullnetare si dhe janë angazhuar kapacitetet në nivelin qendror, 32 efektive të Forcave të Armatosura dhe 20 forca të Policisë se Shtetit. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve në…

Read More