Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

E para arbitre shqiptare në finalet e një Kampionati Europian

13:02 / July 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erinda Kume
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arbitrimi shqiptar po ecën me hapa të mëdha drejt arenës ndërkombëtare të futbollit. Dikur, vetëm meshkujt, ndërsa tashmë historinë e arbitrimit shqiptar në Europë po e shkruajnë edhe femrat. Erinda Kume është e para arbitre shqiptare, e cila u përzgjodh të merrte pjesë në fazën finale të Kampionatit Europian U-19 për femra. Para disa ditësh ajo u caktua si asistente në ndeshjen Angli-Norvegji, duke shënuar kështu një arritje të madhe personale, por edhe për botën e arbitrimit shqiptar. Në një intervistë për fshf.org, ajo rrëfen emocionet dhe ndjesitë e të qenit e para zyrtare femër që merr pjesë në një event të kësaj rëndësie. Ajo shprehet se përgjegjësia për të qenë pjesë e ndeshjeve të tilla është shumë më e madhe, ndërsa thekson se arritje të tilla vijnë edhe nga puna e mirë që po bëhet nga Sektori i Arbitrimit në FSHF. Gjithashtu, Erinda tregon edhe synimet për të ardhmen.

– Erinda, e para arbitre shqiptare që merr pjesë në një fazë finale Europiani, na tregoni pak emocionet që përjetuat?

– Ndjesitë që kam përjetuar në momentin që isha përzgjedhur në një finale Europiani janë të vështira për t’u përshkruar me fjalë. Ishte pa diskutim një ndjesi shumë entuziaste. Duhet të them pa më të voglin dyshim se kjo përzgjedhje është një arritje e madhe si për mua personalisht ashtu dhe për botën e arbitrimit shqiptar dhe zhvillimin e arbitrimit të vajzave në vendin tonë. Përzgjedhja për të qenë pjesë e një kompeticioni të tillë konfirmon edhe njëherë punën e mirë që po bëhet me arbitrimin.

– Emocionet e ndeshjes së parë. Na trego pak në detaje arbitrimin tuaj dhe diferencën me ndeshjet e tjera ndërkombëtare që keni arbitruar në karrierën tuaj?

– Të arbitrosh ndeshje në një fazë finale europiane dhe ndeshje të këtij niveli, duhet të them se janë komplet të ndryshme nga ndeshjet që kam arbitruar më parë. Pikë së pari emocioni dhe përkushtimi është më i madh, ashtu si edhe përgjegjësia. Ndeshjen e parë, që ishte dhe debutimi im, do e mbaj mend gjatë në kujtimet e mia të arbitrimit sepse janë ndjesi që nuk përjetohen dy herë në të njëjtën formë.

– Çdo të thotë për arbitrimin shqiptar që një vajzë është pjesë e një Europiani?

– Për arbitrimin shqiptar ky përfaqësim në një fazë finale Kampionati Europian ishte një ndër sukseset më të mëdha. Një tregues që sektori i arbitrimit dhe FSHF kanë punuar mirë, janë duke hedhur baza të forta për rritjen e mëtejshme dhe sigurisht konfirmuan faktin se nëse punon fort dhe vendos prioritete, puna shpërblehet dhe ky përfaqësim i imi ishte përfaqësimi i të gjithë vajzave që janë sot në arbitrimin e futbollit shqiptar. Arbitret e reja duhet ta vlerësojnë si ogur shumë të mirë arritjen time dhe të jetë një suport për to dhe të ardhmen e tyre në këtë fushë.

– Kush janë synimet tua për të ardhmen. Çfarë objektivash ka Erinda Kume?

– Pas këtij përfaqësimi të rëndësishëm ndërkombëtar dhe kësaj arritjeje dua të theksoj se dhe synimet e mia janë bërë akoma edhe më të mëdha dhe të vendosura për këtë profesion. Kur arrin diçka që e ke ëndërr fillon e motivohesh për të dhënë më shumë nga vetja dhe për të mos parë limite përpara. Objektivat e mia do flasin me kohën dhe punën që do bëj çdo ditë!.

Erinda Kume
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.