Author: tirana

Në një bilanc të 3 viteve të mandatit të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, gjatë mbledhjes me Kryeministrin Rama dhe kryetarët e të gjitha bashkive në vend, Erion Veliaj tha se kryeqyteti, ku është përqendruar sot rreth 40% e popullisë, ka njohur një transformim dhe zhvillim i vrullshëm. Veliaj tha se buxheti i Tiranës është rritur me 350% – pra 3.5 herë në total – kurse vetëm të ardhurat e bashkisë janë rritur 4 herë më shumë. Sipas INSTAT, Tirana rritet çdo vit me 32 mijë vetë, çka sipas Veliajt tregon se destini i qytetit është të përballet me…

Read More

Mbrëmjen e djeshme mbeti i vrarë në Milot i riu Klisman Preçi, ndërsa u plagos rëndë Ylli Brahimi i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike. Ky është atentati i dytë që kryhet brenda 6 ditëve. Të dyja ngjarjet duket se kanë lidhje me një larje hesapesh mes grupeve kriminale të njëjta. Ylli Brahimi njihet si krah i grupit të Ervis Martinajt, të cilit i vranë edhe nipin bashkë me dy miqtë e tij në Fushë Krujë. Duket se Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi i ruheshin një atentati. Ata lëviznin me një “Toyta” të blinduar, por vrasësit…

Read More

Këtë korrik në plazhet e jugut ka pasur më pak turistë. Për kryetarin e Shoqatës së Turoperatorëve, Besnik Vathi, shkak janë çmimet e larta dhe mungesa e strukturave hoteliere. “Zona e jugut historikisht nuk ka pasur më shumë sesa 45 ditë shfrytëzim, gjë që ka dhe pasoja prej këtij frekuentimi të shkurtër, pasoja në çmimet e larta që ofron. Nuk ka atë inventar të madh hotelier që ka zona Durrës-Golem,” tha Besnik Vathi, Kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve. Heqja e kufizimeve të pandemisë ka shtuar numrin e shqiptarëve që po pushojnë jashtë vendit. Risi këtë verë është Spanja, por Greqia…

Read More

Policia ka finalizuar fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Zhavar” dhe ka arrestuar në flagrancë dhe 4 shtetas T. S., 61 vjeç dhe E. S., 34 vjeç (babë e bir); I. S., 57 vjeç dhe A. S., 51 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Daullas, Fier. Gjithashtu ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Ata janë vënë në pranga pasi kanë kultivuar kanabis në prona. Ndërkohë, në fazat e mëhershme të këtij operacioni është arrestuar një 50-vjeçar. Njoftimi i policisë: Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Zhavar”. Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të…

Read More

Policia kufitare në Rinas njofton se është vënë në pranga një shtetas sirian i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga dhe një shtetase siriane, e cila tentoi të dilte nga Shqipëria, me dokumente të falsifikuara. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, krahas punës për përballimin me sukses të fluksit të shtuar të lëvizjes së shtetasve shqiptarë dhe të huaj, gjatë sezonit veror, kanë intensifikuar edhe masat për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë ndaluar shtetasin sirian W.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka nisur dje një ballafaqim me të gjithë kryebashkiakët e vendit, për punën që ata kanë bërë gjatë tre viteve të detyrës së tyre dhe çfarë do bëjnë tashmë që kanë dhe një vit kohë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore. Takimi ka nisur dje dhe do të vazhdojë dhe sot në qytetin e Pogradecit. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka ndarë këtë mëngjes një foto me Edi Ramën, teksa të dy shfaqen duke biseduar e pirë kafe. “Kafe mengjesi me Kryeministrin ne Pogradec”, shkruan Ndreu. Ai ishte ndër kryetarët e bashkive që bashkë me kryebashkiakun e…

Read More

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Prishtinë, ku një qytetare ka denoncuar sot një vajzë shofere, e cila për pak e ka përplasur në vijat e bardha. Por sikur të mos mjaftonte rrezikimi i jetës së qytetares, shoferja e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar gruan që për pak sa nuk e përplasi. Në një moment dëgjohet teksa thotë se e ka babain prokuror. Në disa momentet të tjera ajo përqesh gruan që kalonte në vija të bardha dhe kryen veprime të papërmbajtshme. Mësohet se gruaja po kalonte vijat e bardha bashkë me fëmijën e mitur.

Read More

Loredana Zefi dhe Noizy janë dy artistët që po përfliten për një lidhje të re. Kjo erdhi pas projektit të tyre muzikor “Heart Attack” që duket se ishte sukses i garantuar duke qenë se numërojnë miliona klikime dhe po ftohen në koncerte së bashku. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Mozzik, i cili ka publikuar këngën e fundit që duket se ia dedikon Loredanës. Madje pas suksesit të saj me Noizyn, Mozzik ka prishur marrëdhënien e tij me reperin dhe ka fshirë nga Youtube projektin që kishin sjellë më parë. Por Loredana i ka sqaruar më në fund të gjitha…

Read More

Certifikimi i Aerodromit Fushor të Gjirokastrës i ka hapur rrugë një lloji të ri turizmi, atë të fluturimeve dhe hedhjes me parashutë. Është kryeministri Edi Rama, i cili ditën e sotme, ka zgjedhur të shpërndajë disa pamje mbi qiellin e Gjirokastrës. Në këtë mënyrë sipas tij, qyteti i gurtë merr edhe më shumë vlera turistike. “Dhe me këtë spektakël nga qielli mbi Aerodromin Fushor të Gjirokastrës, që tashmë me certifikimin e tij i hap rrugë një lloji të ri turizmi, atë të fluturimeve dhe hedhjes me parashutë, duke i dhënë Gjirokastrës historike edhe më shumë vlerë turistike, ju uroj një…

Read More

Nga Fitim Zekthi/ Kur sheh gjendjen e opozitës shqiptare mendon se ajo që ka thënë Stalini, një nga totalitaristët më gjakësorë dhe perversë në historinë e njerëzimit, se “idetë janë më të fuqishme se armët, ne nuk do t’i lëmë armiqtë tanë të kenë ide”, është gjëja e vetme që e përkufizon apo që ka fuqi për të shpjeguar atë që ndodh aty. Partia Demokratike ka kohë që është në një krizë të tillë. Kjo gjë, mungesa e ideve, u bë më e dukshme pas krizës që u shfaq në shtator dhe erdhi duke u thelluar për të arritur aktualisht…

Read More

Tre persona dyshohet se ishin autorët e atentatit të një nate më parë në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Lëvizjet e atentatorëve. Ata kanë qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin. Sapo makina e shënjestrave iu afrua për të hyrë në rrugën e pallatit, dolën dy atentatorët dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të makinës. Duke qenë se mjeti ishte i blinduar, njëri prej tyre është afruar tek xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe me…

Read More

Të shijshme dhe plot me proteina, arrat duhet të jenë në listën e produkteve që konsumoni në mëngjes. Ato kanë vërtet shumë kalori, ndaj këshillohet të mos e teproni me sasinë. Për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti, arra ul nivelin e sheqerit në gjak, ndaj është një ndër produktet që nuk duhet të jetë jashtë vaktit të mëngjesit. Por ju mund edhe të merrni të gjitha proteinat e duhura, nëse bëni bashkë pak bollgur, kos dhe disa arra të copëtuara.

Read More