Një përleshje e ashpër ka ndodhur mes dhjetëra personave të komunitetit rom dhe atij shqiptar në perëndim të Selanikut. Sipas informacioneve të mediave greke gjithçka ka ndodhur për shkak se të miturit e dy familjeve janë grindur me njëri-tjetrin dhe më pas janë rrahur me njëri-tjetrin edhe familjarët e tyre. Fillimisht ishin gratë që u kapën mes tyre ndërsa gjithçka precipitoi ku në sherr u përfshinë më shumë se 20 persona. Në sherrin mes familjeve që zgjati rreth një orë, ata kanë përdorur gurë, shishe dhe sende të tjera për të goditur njëri-tjetrin. Banorët e frikësuar kanë lajmëruar policinë e…
Author: tirana
Policia e Kosovës ka arrestuar tre të rinj që dyshohet se dhunuan rëndë imamin e fshatit Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berishën. “Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka njoftuar Policia. Mbrëmë, rreth orës 22:00, policia mori informacion se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, u gjet një person i lënduar rëndë, ku u konstatua se bëhej fjalë për imamin Zeqir Berisha.
Ambasada britanike në Tiranë reagoi pas shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në faqen e saj në Facebook përcillet një deklaratë e kreut të këtij misioni diplomatik, Alastair King-Smith, e cila lë të kuptohet qëndrimin e se Londra nuk po shënjestron në mënyrë të veçantë politikanin veteran. Komentet e ambasadorit në fakt, i referohen qartazi masave të ndërmarra nga qeveria britanike kundër disa shtetasve të lidhur me krimin e korrupsionin, e kjo sic tha ai për një media shqiptare, është vetëm vala e parë. “Unë dua ta siguroj publikun shqiptar që ne nuk kemi shënjestruar ndonjë parti politike, grup…
Gjashtë shqiptarë kanë dalë para një gjykate në Uells të Mbretërisë e Bashkuar, pas zbulimit të një ferme kanabisi në Rhyl. Sipas mediave vendase, të pandehurit dolën para gjykatës së Llandudno një ditë më parë. Akuzat ndaj tyre u ngritën pasi policia vizitoi të mërkurën një pronë në qendër të Rhyl, aty ku zbuloi dhe aktivitetin kriminal. Prokurorja Diane Williams tha se të 6 personat në fjalë dyshohet se merreshin me prodhimin e kanabisit. Të pandehurit janë Robert R., 45 vjeç, Izmir D., 31 vjeç, Zhejson C., 21 vjeç, Klodian D., 38 vjeç, dhe Amarildo L., 30 vjeç, të gjithë…
Festa e beqarisë kthehet në tragjedi. Një 22-vjeçare nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut po festonte me shoqet e saj në pishinën e një hoteli në Shkup, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, e për pasojë ka ndërruar jetë. Autoritetet bëjnë me dije se e reja sapo doli nga pishina, mori mejëherë të përdorte telefonin e saj, i cili ishte në proces karikimi. “Më datë 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hotelerik në rrugen “Qurinçska”, konkretisht, Hotel Bushi, ka vdekur 22 vjecarja me iniciale L.S…
Një automjet që lëvizte nga Tirana në drejtim të Klosit ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Vanar” në rrugën e Arbrit. Mjeti është përplasur me anën e sipërme të rrugës duke u shkatërruar thuajse totalisht. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime, ndërsa kanë qenë banorë që e kanë nxjerrë nga makina, duke i thyer xhamin. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe autoambulanca e Klosit për të transportuar drejtuesin e mjetit.
Nga Fatos Çoçoli Hapja e bisedimeve për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në Bashkimin Evropian, me konferencën ndërqeveritare në Bruksel katër ditë më parë, më 18 korrik 2022, përfaqëson mirëfilli një gur kilometrik për të ardhmen tonë si vend evropian i zhvilluar dhe i qetë. Përfitimet e jashtëzakonshme Përfitimet nga kjo hapje janë të jashtëzakonshme. Përllogaritet që nga perspektiva e sigurtë e Shqipërisë si vend anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, në pesë vitet 2022-2026, sasia e shtuar e investimeve të huaja direkte nga vendet anëtare të BE-së të shkojë në 910 milionë euro. Kjo shumë…
Një i ri egjiptian, i quajtur Ragheb Khalid, qëlloi me armë zjarri një vajzë libiane dhe babanë e saj para shtëpisë së tyre, sepse ajo refuzoi të martohej me të. Pavarësisht se i riu egjiptian i propozoi disa herë vajzës libiane, por prindërit e saj e refuzuan propozimin e tij. Madje i kërkuan që të qëndronte larg vajzës së tyre. Kushëriri i vajzës tha se Khalid e admironte atë dhe se u përpoq t’i tërhiqte vëmendjen dhe ta ngacmonte brenda ambienteve të universitetit ku ajo studionte, por e reja e injoronte atë.
Armina Mevlani, Fatma Haxhialiu, Dalina Buzi dhe Rita Petro kanë qenë bashkëprezantuese të këtij sezoni të ‘Goca dhe Gra’ ku përveçse ftojnë personazhe publike, diskutojnë edhe rreth tematikeve të ndryshme. Por, si qëndron e vërteta e këtyre debateve? Fatma ka sqaruar ditën e sotme ndjekësit e saj pasi dikush i ka shkruar dhe e ka pyetur: “Nuk e kam kuptuar gjithë sezonin: Ju ziheni vërtetë, apo bëni sikur?” Këtij mesazhi gazetarja i është përgjigjur duke shkruar se ato thjesht diskutojnë rreth pikëpamjeve dhe qëndrimeve të ndryshme që kanë dhe çdo gjë mbetet aty, pasi në fund të ditës miqësia vijon si…
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u takua gjatë vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe me zëvendëspresidentin e kompanisë amerikane “Lockheed Martin” për Europën, z. Jonathan Hoyle. Mes palëve u diskutua rreth projekteve aktuale dhe atyre në vijim që FA ka me firmën prestigjoze të teknologjisë së mbrojtjes “Lockheed Martin”, në veçanti për operacionalitetin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore të Republikës së Shqipërisë, si dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare të vendit. “Sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës ajrore e detare”/ Peleshi, takime me përfaqësues të kompanive “Lockheed Martin” e “Airbus…
Dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët që ndërruan jetë ishin nga Tirana, përkatësisht 73 dhe 78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë raporton se 1373 qytetarë kanë dalë pozitivë nga kryerja e 2801 testimeve. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Janë shëruar 1468 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 289,515 që nga fillimi i epidemisë.
Një 47-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës, duke u djegur me benzinë. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të premteje në Delvinë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Sh.Sh., i cili ndërmori aktin në kushte të rënduara psikologjike. Ai u transportua në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.