Një makinë është shkrumbuar në Rrugën e Kombit. makina është e shkrumbuar totalisht dhe ka mbetur prej saj vetëm struktura metalike. Lidhur me ngjarjen deri më tani bëhet fjalë për një makinë “G Class” vlera e të cilave shkon nga 10 mijë deri në 200 mijë euro.
Author: tirana
Një kameriere në një restorant në qytetin amerikan të Pensilvanisë nuk iu besonte dot syve kur mori 3000 dollarë bakshish për një faturë prej 13 dollarësh. Mariana Lambert u befasua nga “bakshishi” prej 3000 dollarësh nga një klient jashtë qytetit. Ajo tha se tani do të mund të shlyejë disa fatura dhe ndoshta të kalojë disa ditë pushimi me familjen e saj. “Nuk e besoj dot, jam ende ne shok për atë që më ndodhi. Jam shumë lumtur, pasi po kaloja një vështirësi financiare.” Menaxheri i kafenesë, Matt Martini tha se ai foli me klientin, Eric Smith, i cili shpjegoi se…
Gjatë shtatzënisë, trupi i njeriut mund të pësojë shumë ndryshime fizike, emocionale dhe psikologjike, aq sa mund të jetë e vështirë të mbahen nën kontroll. Këto ndryshime mund të ndodhin në mënyra të papritura. -Mund te krijohen nishane: nishanet e lëkurës janë rritje të mishit të lëkurës që mund të zhvillohen kudo në trupin tuaj gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve në nivelet e hormoneve ose shtimit të peshës. – Pështyma e tepërt, e njohur edhe si ptyalism gravidarum, shoqërohet me nauze dhe të vjella. Nuk dihet ende pse ndodh kjo. – Herët gjatë shtatzënive, ushqimi mund të ketë shije…
Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës. Një ngushëllim ka ardhur edhe nga Policia e Tiranës për humbjen e kolegut të tyre.
Një stuhi gjeomagnetike mund të godasë Tokën në ditët në vijim. Paralajmërimi është bërë nga Administrata Kombëtare Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën. Buletini hapësinor paralajmëron se një sasi e dhunshme masive Koronale e Diellit (CME) që daton që nga 15 korriku ka lëshuar një rrymë plazme që do të godasë fushën magnetike të Tokës deri më 23 korrik. Kjo do të shkaktojë stuhi gjeomagnetike në planetin tonë. Megjithatë, sipas parashikimeve, këto do të jenë dukuri me rëndësi më të vogël. Reja e materialit e nxjerrë nga Dielli mund të ndërhyjë në magnetosferën e Tokës. Aktualisht, disa shërbime të vëzhgimit dhe…
Aktorja e njohur, Shonka Dukureh është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Nashaville të SHBA-së. 44-vjeçarja u gjet pa shenja jete nga dy fëmijët e saj, të cilët kishin vrapuar në shtëpinë e një fqinji për ndihmë. Ndërkohë, hetuesit do të presin raportet e autopsisë përpara se të përcaktojnë shkakun e vdekjes. Shonka ka qenë pjesë e filmit biografik të Elvis Presley. Po ashtu, ajo njihet edhe për pjesëmarrjen në videoklipin e Vegasit të Doja Cat.
1.EgoistëtKrenaria nganjëherë është virtyt, por mund të kthehet në arrogancë nëse besoni se jeni më të mirë apo superiorë ndaj të gjithëve përreth jush. Nëse rrini pranë dikujt që nuk ju trajton me respekt, por ju frikëson dhe nënvlerëson, kjo gjë është toksike dhe pengesë për zhvillimin tuaj personal. 2.ZiliqarëtNjerëzit e tillë vlerësojnë më shumë kohët tuaja të vështira, se sa periudhat e fitoreve tuaja. Edhe pse mund të përpiqeni t’i bëni mbështetësit tuaj, duke u bërë të ditur se janë një pjesë e suksesit tuaj, njerëz të tillë vetëm sa ju kanë zët për përulësinë dhe arsyeshmërinë tuaj. Këta…
Një grua gjeti vdekjen këtë të premte në plazhin Apollonia të Durrësit. Bëhet fjalë për një 40-vjeçare. Shkaqet e vdekjes momentalisht janë të paqarta. Gazetarja thotë se autoritetet po sqarojnë nëse gruaja është mbytur, apo ka pësuar atak kardiak për shkak të temperaturave të larta.
Policia italiane arrestoi një çift nga Shqipëria me akuzën e trafikimit dhe posedimit të drogës në qytetin e Mestre. Janë sekuestruar mbi 70 kilogramë lëndë narkotike, sasi e cila do të kapte vlerën mbi 1 milion euro nëse do të dilte në shitje. Një tjetër makinë është gjetur në oborrin e shtëpisë së çiftit, ku ishin fshehur 20 kilogramë hashash. Gjithashtu, janë konfiskuar rreth 300 gramë kokainë që ishte fshehur në tubin e evakuimit të tymit të shtëpisë. Në shtëpi janë gjetur edhe çelësat e një depoje tjetër droge, e cila ndodhej pak kilometra më tutje.
Gent Gazheli, drejtor i Përgjithshëm i Doganave, reagon publikisht pas lajmit që ëhstë publikuar dje në media se ai ka punësuar persona nën hetim në Greqi. Ai nxjerr me emër pronarin e mediave dhe botuesin Irfan Hysenbelliu dhe thotë se po e shantazhon për një gjobë që ka marrë biznesi i tij. “Irfan Hysenbelliu është betuar që nuk do të m’i falë borxhet që i ka shtetit! Mediat e tij janë hedhur në një sulm personal me shpifje e fyerje personale, sapo “Birra Tirana” ka marrë gjobën e merituar sipas ligjit për fshehje të ardhurash në një shumë të konsiderueshme”,…
Mamaja e vëllezërve Veshaj feston sot datëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për familjen e tyre, Donaldi ka postuar një foto ku shfaqet dora e tij kapur me dorën e të ëmës. “Edhe 100 vjeç mami”, ka shkruar ai në Instastory, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe. Më tej, aktori ndau një video të nënës së tij, ku tregon “dhuratën” e pazakontë që i ka bërë. “Mamit i dhurova një filtër për ditëlindje”, ka shkruar aktori. Ndërsa e ëma shprehet e habitur: “Uaaa kështu bëhen ato vajzat e bukura”.
Ka përfunduar në barazim ndeshja e parë e Vllaznisë ndaj rumunëve të Universita Krajova e vlefshme për turin e dytë eleminator të Konferencë Ligë. Takimi i luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër ishte mbushur si rrallë herë me tifozë duke krijuar një atmosferë festive në mbështetje të Vllaznisë, e cila u ndëshkua në fundin e pjesës së parë nga një penallti e dyshimtë e akorduar nga arbitri irlandez . Ivan e ekzekutoi saktë, duke dërguar rumunët në avantazh. Në fillim të fraksionit të dytë trajneri i Vllaznisë Mirel Josa bëri menjëherë dy ndryshime, duke aktivizuar Markun e Hoxhajn në…