Trageti i linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas ka anuluar lundrimin ditën e sotme për shkak të një problemi teknik. Në një njoftim, porti bën me dije se pasagjerët që kishin marrë biletat për këtë lundrim do të rimbursohen 100% ose do të përdorin një nga tragetet e tjerë që udhëtojnë gjatë ditës së sotme drejt Italisë. Njoftimi: Njëri prej trageteve Adria Ferries anulon lundrimin Trageti “AF FRANCESCA” ka anuluar lundrimet e planifikuara për ditën e sotme nga Bari-Durrës(13:00) dhe Durrësi-Bari (ora 23:00) për shkak të avarisë që ka pësuar në Portin e Barit. Njoftojmë pasagjerët se do kenë të drejtën e…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Bussolengo të Italisë, ku raportohet se një braziliane ka vrarë pa mëshirë me thikë e çekiç bashkëshortin e saj Francesco Vetrioli. Edlaine Ferreira ka rrëfyer në prokurori se ia ka marrë jetën burrit nëpërmjet 4 goditjeve me çekiç dhe 18 goditjeve me thikë, në një krim që ka qenë i paramenduar. “Më ka kërcënuar gjithmonë duke më thënë se po të tregoja se më dhunonte askush nuk do të më besonte dhe këtë e bëri dje, duke më përsëritur gjithmonë se nuk i kam dokumentet italiane dhe nuk kam njeri sepse…
Pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’iu bashkuar SHBA-ve për ta shpallur Sali Berishën person “non grata”, kanë reaguar dhe bashkëpunëtorët e kreut demokrat. Tirananews.al liston disa nga qëndrimet e tyre teksa thonë se SHBA dhe Britania janë të kapur nga Soros, ndërsa nuk mungojnë dhe etiketimet si kolonizator. Më poshtë po sjellim gjithë reagimet e tyre. Edmond Spaho: “Të gjithë demokratët dhe të djathtët kanë vendosur që PD të mos zhduket dhe e vërteta të triumfojë. Do të vazhdojmë betejën krah Berishës edhe më të vendosur për të rrëzuar bandën e Edi Ramës dhe Sorosit.” Ylli Manjani:…
200 mijë euro do të jetë çmimi i madh që do të marrë fituesi i Big Brother VIP Kosova. Lajmin e ka zbuluar prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti. Big Brother VIP pritet të startojë në sezonin e ardhshëm televiziv në kanalet e Art Motion dhe Klan Kosova. Deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34,000 episode, 8,500 banorë të përfshirë në format, 6,400 eliminime duke numëruar 90 milionë ndjekës në rrjete sociale.
Pas kërcënimeve për një sulm të mundshëm terrorist, muxhahedinët e strehuar në Shqipëri anulojnë Samitin që do të mbanin më 23 dhe 24 korrik brenda kampit Ashraf 3 në Manzë të Durrësit. ‘Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve.’- njofton sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.
Një i ri nga Britania e Madhe, i cili kishte udhëtuar drejt Turqisë së bashku me të dashurën e tij, është vrarë nga kjo e fundit. Mary Meyers Kayley, 31 vjeçe, shtyu nga ballkoni i hotelit partnerin e saj pas një konflikti dhe përleshjeje në dhomën e tyre të hotelit. Reece Pegram vdiq në vend. Në gjykatën e qytetit Manavgat u tha se policia pas ngjarjes kishte gjetur gjurmë gjaku edhe në muret e dhomës, ndërsa stafi i hotelit raportonte se çifti kishin konsumuar shumë pije alkoolike në orët para incidentit. Gjurmë kokaine u gjetën gjithashtu në trupin e Pegram…
Një 49-vjeçar shqiptar ka dhunuar me grushte dhe mjete të forta bashkëshorten e tij në banesën e tyre në Greqi. 40-vjeçarja ka arritur t’i shpëtojë nga duart duke dalë në rrugë e mbuluar me gjak dhe më plagë në të gjithë trupin. Fqinjët njoftuan policinë, ndërsa pak më vonë një ambulancë e mori gruan dhe e dërgoi në spitalin e Kalkidhës. 49-vjeçari u arrestua dhe pritet të dalë para drejtësisë. Ndaj tij është ngritur akuza e “dhunës në familje” dhe “lëndimit të rëndë trupor”.
Pas shpalljes non grata Edhe nga Britania e Madhe komentuesit kanë vërshuar me komente dhe për Berishën, teksa e ndiqnin live në Facebook. Spikat është njëri prej tyre i cili i thotë pikerisht ne adresen e Berishes: “Mos ta nin fare o gjigant, ka kamion e gomone, shkojmë bashkë në Londër’.
Prej 48 orësh është bllokuar restoranti “Salt Bae” në Mykonos që i përket shefit të njohur turk Nusret Gökçe. Auditorët e DOU konstatuan shkelje tatimore në lokalin e turkut të famshëm. Zyra e taksave kishte vizituar kuzhinierin turk në fillim të javës dhe kishte konstatuar se diçka nuk shkonte me funksionimin e biznesit, pra kishte dyshime se faturat nuk priteshin. Mbrëmë dy audite janë kthyer në dyqan dhe gjatë kontrollit në një tavolinë kanë konstatuar se për një faturë rreth 1000 euro nuk ishte prerë asnjë faturë, raporton protothema.gr. Ajo pritet të rihapet mesditën e së dielës. Operatorët e biznesit…
Teksa lufta në Ukrainë po vijon, problem i madh gjatë këtyre kohëve ka qenë kriza e “bukës”. Ukraina dhe Rusia kanë firmosur në Stamboll marrëveshjen për eksportin e grurit. “Ne jemi krenarë që jemi instrument në një iniciativë që do të luajë një rol të madh në zgjidhjen e krizës globale të ushqimit që ka qenë në axhendë për një kohë të gjatë”, thotë ai. “Marrëveshja e sotme do të ndihmojë me sigurinë ushqimore dhe kontrollin e inflacionit në mbarë botën”, shtoi ai.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson shpalljen non grata të Sali Berishës kësaj radhe edhe nga Britania e Madhe një sulm jo vetëm ndaj ish-kryeministrit, por gjithë opozitës politike në vendin tonë. Sipas tij, Berisha është politikani i vetëm i rangut të tij që jeton prej vitesh në një apartament modest. “Unë nuk e di se ç’korrupsion ka bërë Sali Berisha në Amerikë apo në Britani!? Në Shqipëri di që është politikani i vetëm i rangut të Tij që jeton prej vitesh në një apartament modest. Aq modest sa edhe analistët që paguhen për ta sharë nuk pranojnë të…
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dërguar në spital. Siç raportojnë burimet për mediat, Koka ka lënë qelinë sot dhe është dërguar në spitalin e burgut për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se Koka ka pasur komplikacione shëndetësore, për shkak të problemeve me zemrën.