Author: tirana

Presidenti Ilir Meta ka komentuar shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës nga Britania e Madhe. Gjatë një prononcimi për mediat kosovare, Meta theksoi ditën e djeshme se nuk do që të futet në këto çështje për sa kohë është President, por nga e hëna që do të “zhvishet” nga ky kostum do të flasë hapur për këtë çështje. Megjithatë Meta nuk ka zhgënjyer sërish duke i dalë në krah ish-aleatit të tij të vjetër, ndërkohë që nuk kanë përjashtuar as mundësinë e një bashkëpunimi mes tyre kur Meta të rikthehet në jetën aktive politike për të marrë drejtimin e LSI.…

Read More

Në vitin 2015, një burim duke përdorur pseudonimin “John Doe”, kontaktoi gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung” dhe u dorëzoi dy gazetarëve një sasi të madhe dokumentesh konfidenciale nga studioja Mossack Fonseca në Panama City, një nga qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare për krijimin dhe menaxhimin e kompanive offshore. Gazetarët gjermanë ndanë të gjitha ato të dhëna me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), i cili organizoi dhe koordinoi një hetim ndërkombëtar, të quajtur Panama Papers. Studimi mblodhi së bashku mbi 400 gazetarë nga më shumë se njëqind gazeta nga e gjithë bota, ndër ta edhe L’Espresso ekskluzivisht për Italinë. Që nga…

Read More

Babis Anagnostopoulos , menjëherë pas dënimit për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouchs, vendosi t’ia transferonte të gjithë pasurinë vajzës së tij, Lidias së vogël. Më konkretisht, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të Caroline ka urdhëruar që prona e tij personale t’i kalojë vogëlushes Lydia. Sipas një raportimi të Star, vendimi është marrë pak ditë më parë dhe tashmë po zhvillohen procedurat për t’i kaluar gjithçka fëmijës. Vendimi i Babis Anagnostopoulos vjen në një kohë kur prindërit e vajzës së ndjerë po mendojnë seriozisht ndryshimin e mbiemrit të vogëlushes Lydia. Babai i Caroline kishte deklaruar…

Read More

Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që në pjesën më të madhe të territorit të kemi dominim të kthjellimeve. Por në orët e mesditës dhe pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme në zonat malore duke sjell rrebeshe të karakterit lokal në verilindje të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat nga 18°C deri në 40°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.

Read More

Klevis Preçi dhe 47-vjeçari Ylli Brahimi ndodhen në gjendje të rëndë në spital pasi ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash në Milot mbrëmjen e së premtes. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë zbrazur 100 fishekë. Si Brahimi ashtu edhe Preçi nuk janë emra të panjohur. Biznesmeni 47-vjeçar Brahimi i ka shpëtuar edhe një atentati të bërë në janar të vitit të shkuar. Atentati i parë Atentatorët e biznesmenit Ylli Ibrahimi, mbi të cilin u zbrazën plot 20 plumba aso kohe nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një turiste finlandeze është përdhunuar në grup nga 4 persona. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në zonën e Trapanit, Siçili, ku vajza po qëndronte prej disa ditësh për pushime me disa miq të saj. Ajo ka treguar se së bashku me miqtë shkuan në një festë ku takuan një grup djemsh, me të cilët vendosën që festën ta vazhdonin në plazh. Por një pjesë e grupit u largua më pas, duke lënë vajzën vetëm me 4 djemtë, të cilët e çuan atë në një rezidencë aty pranë dhe e përdhunuan.

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka “thumbuar” sërish paraardhësin e tij, Sali Berisha për shpalljen “non grata”, së fundmi edhe nga Britania e Madhe. Nga Pogradeci, Rama tha se fshatrat në Shqipëri nuk kanë pasur asnjëherë 24 orë ujë, edhe kur “non grata”, që i referohet Berishës ishte komunist. Por ndër të tjera në fjalën e tij, Rama nuk kurseu as kritikat në drejtim të drejtuesve të Ujësjellësve, duke thënë se kanë punësuar 6 herë më shumë punonjës sesa duhen, duke bërë në fakt politikë kriminale me taksat e vendit. “Kemi 6 herë më shumë punonjës ujësjellësi se na na duhen.…

Read More

Shenjat e përputhshme të zodiakut gjithashtu ndikojnë shumë edhe se si do të jenë fëmijët e tyre dhe jo vetëm fizikisht. Edhe pse të qenit prindër është punë e vështirë, këto pesë çifte do të shkëlqejnë në atë rol dhe së bashku do të krijojnë pasardhës të mrekullueshëm. Ja se cilat janë ato: Dashi dhe Shigjetari Një çift i etur për emocione do të bëjë fëmijë të lezetshëm, të guximshëm dhe aventurierë. Fëmijët e tyre do të jenë të sigurt dhe të gatshëm të pranojnë çdo sfidë ashtu si prindërit e tyre! Do të ketë një familje që do natyrën…

Read More

Për analistin Baton Haxhiu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndikuar në vendimin e Britanisë së Madhe për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se SHBA-të janë aleati i madh i Britanisë së Madhe dhe i kanë kërkuar që të vendosin sanksione ndaj Berishës. Sipas tij, SHBA-të nuk arritën sukses që të shkëputin elektoratin demokrat nga Berisha pas shpalljes ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit, në maj të vitit 2021. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si duket nuk kanë pasur sukses të bindin foltoren dhe…

Read More

Instituti Australian ka thënë se presionet inflacioniste brenda vendit dhe kriza e kostos së jetesës janë rritur akoma më shumë nga kompanitë e mëdha që spekulojnë me qëllim për të pasur fitime sa më të larta. Kjo ka bërë që çmimet të rriten akoma më shumë sesa në rrethana normale. Australia dhe pjesa më e madhe e botës po përjetojnë një rritje të lartë të niveleve të çmimeve. Arsyet më të përmendura për të shpjeguar këto nivele të larta janë rritja e çmimit të karburantit, rimëkëmbja nga pandemia Covid-19 dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Drejtorët ekzekutivë në Australi megjithatë…

Read More

Diku pas të 40-ave, do ta gjeni veten duke vënë syze për të lexuar një libër apo në ekranin e një pajisje elektronike. Por zonja, ky është vetëm fillimi. Me afrimin e menopauzës, trupi dhe mendja fillojnë të pësojnë një sërë ndryshime, shumë prej të cilave mund të shkaktojnë parehati apo edhe dhimbje. E keqja është se gratë nuk i ndajnë këto shqetësime me të tjerët por preferojnë të vuajnë në heshtje. Edhe pse mund të mos ndiheni mirë për ndryshimet që po përjetoni, të dini se çfarë ju pret dhe si mund ta përballoni do t’ju ndihmojë të lehtësoni…

Read More

Uashingtoni thotë se beson se ushtria ruse po pëson çdo ditë me qindra viktima. Lajmi u bë i ditur të premten nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha se krahas mijëra ushtarakëve në grada më të ulta, si togerë e kapitenë, në Ukrainë ishin vrarë edhe me qindra kolonelë e shumë gjeneralë rusë. “Zinxhiri i komandës vazhdon të ketë problem”, tha i njëjti zyrtar. Ndërsa janë shënuar rreth pesë muaj që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj Ukrainës, Moska ka arritur të pushtojnë rreth një të pestën e territorit të këtij…

Read More