Author: tirana

Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama bëri me dije se ministri Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv/kryeministër dhe se këtë post e merr Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe e Energjisë. Nënkryetari i LSI-së, deputeti Petrit Vasili shpreh çudinë sesi Rama e shkarkon kur e quan atë të suksesshëm, madje bën edhe një krahasim me kohën e komunizimit, ndërsa më ironi thotë që Rama duhet t’i linte postin e kryeministrit meqenëse qenka kaq i suksesshëm. “Ahmetaj ka mbajtur edhe postin e ministrit të Rindërtimit, madje në një kohë mbulonte edhe probleme të pandemisë, sa i takon mbështetjes logjistike. Ai…

Read More

Një ditë pasi la qelinë e burgut Kleviol Ahmeti, i njohur në rrjetet sociale si Cllevio Serbiano, është përplasur sërish me reperin Noizy, teksa e ka sfiduar sërish për një përballje vetëm mes tyre. Lidhur me këtë ka reaguar Noizy, duke ju përgjigjur ftesës dhe ofendimeve që ai përdor në rrjetet sociale. Reperi ka shkruar se do takohet sërish me Cllevion duke e quajtur “barbon”, “pedofil”. Kur u përplas me Noizyn, Cllevio Serbiano duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje.

Read More

Dashi Këtë ditë të parë të javës, e hënë yjet sugjerojnë një maturi të qartë në dashuri, kini kujdes të mos i merrni gjërat majë më majë, ndryshe dilni të dëmtuar. Në punë, nëse duhet të flisni me shefat dhe të tjerë përreth, mos e shtyni më. Demi Në dashuri, e hëna është dita e duhur për të ekspozuar veten dhe për të kultivuar njohjen me një person që së fundmi është zhytur në mendjen tuaj. Në punë lodhja ndihet, por rezultatet nuk do të vonojnë. Binjakët I bukur ky qiell për beqarët e shenjës Binjakët, nëse keni takuar së…

Read More

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i frikshëm është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre. Mjeti në të cilin po udhëtonin babai së bashku me dy djemtë e tij, doli nga rruga dhe u përmbys. Si pasojë e aksidentit ka marrë lëndime të lehta drejtuesi i mjeti, i cili po lëvizte në drejtim të Lezhës.

Read More

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta këtë të hënë ka dhënë mesazhin e parë pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar në krye të shtetit. Teksa shihet krah bashkëshortes, deputetes dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, Meta shkruan “Një horizont i ri plot dritë e shpresë”. Kjo lidhet me konventën Kombëtare që do të mbajë sot LSI-ja.

Read More

Mëngjesi i kësaj të hëne nis me ndryshime të qeverisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është emëruar zv.kryeministre dhe Arben Ahmetaj ikën nga ky post, dhe lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter. Po ashtu Rama ka informuar edhe se Majlinda Dhuka, bëhet kryenegociatore e Shqipërisë me Bashkimin Europiandhe Ministre Shteti pranë Kryeministrit, duke zëvëndësuar kështu ambasadorin Zef Mazin. Ndryshimi vjen pak ditë pas nisjes zyrtarisht të negociatave. Këto ndryshime do të jenë edhe të parat që do të kenë firmën e Presidentit të ri të vendit, të Bajram Begajt. “Falënderoj Arben Ahmetajn…

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne, për ndjekësit e tij në facebook, kryeministri Edi Rama ka promovuar terminalin lindor të autobusëve në Tiranë, duke iu uruar për një ditë të mbarë. Rama shkruan se ky terminal është një lidhjes mes transportit urban, ndërqytetas edhe atij ndërkombëtar. “MIRËMËNGJES dhe me Terminalin Lindor të autobusëve në kryeqytet, konceptuar si një pikë lidhje ndërmjet transportit urban, ndërqytetas dhe atij ndërkombëtar, për të sjellë një shërbim më të mirë për qytetarët, që do të jetë gati në shtator, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.

Read More

Disa orë pasi la Presidencën pas mbarimit të mandatit, Ilir Meta rikthehet në fushën pa doreza të opozitës. Lëvizja Socialiste për Integrim mban sot Konventën Kombëtare, një event i rëndësishëm politik për këtë parti, që rikthen në politikën aktive Ilir Metën. Konventa e LSI do të jetë politike, dhe jo zgjedhore. Fjalime do të mbajnë përveç Metës, edhe figurat qendrore të kësaj force politike. Pas saj, pritet që të zhvillohen zgjedhjet që do të ngjisin sërish në krye themeluesin e kësaj force politike, që Ilir Meta mund t’i ndryshojë edhe emrin.

Read More

Kjo ditë e hënë do të jetë me kthjellime përgjatë zonës perëndimore dhe vranësira më të pakta në zonat malore. Temperaturat në mëngjes do të luhaten nga 16-25 gradë, ndërsa në mesditë do të jenë me rënie, duke u luhatur në 36 gradë C deri në 36-41°C. Era do të jetë me drejtim Perëndim, me shpejtësi 66 m/sek dhe dallgëzim të forcës 2 ballë në det të hapur.

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në Facebook, pas marrjes së detyrës së Bajram Begajt si president i ri i republikës së Shqipërisë. “Për hajër”, shkruan kryeministri Rama, ndërsa postimin e tij e shoqëron me disa foto nga momenti i betimit dhe ceremonia e marrjes së detyrës nga ana e Presidentit Begaj.

Read More

Mëlçia, si organi më i madh, e mban trupin të shëndetshëm, sepse, ndër të tjera, largon toksinat nga gjaku dhe ruan nivelet normale të sheqerit. Është me rëndësi jetike që të dini se si të njihni shenjat që tregojnë një sëmundje të këtij organi. Sëmundja e mëlçisë është shumë serioze, ndaj zgjidhja më e mirë është parandalimi, këshillojnë ekspertët. Simptomat që mund të tregojnë sëmundje të mëlçisë ngjyrë të verdhë të lëkurës dhe syve dhimbje barku dhe fryrje ënjtje e këmbëve dhe kyçeve ngjyra e urinës të vjella dhe të fikët humbje e oreksit Njerëzit në rrezik më të madh…

Read More

Ish-presidenti i republikës, Ilir Meta, ka bërë reagimin e tij të parë në Facebook, vetëm disa minuta pasi ka dorëzuar detyrën e tij si kryetar shteti, post të cilin për 5 vitet e ardhshme do ta mbajë Bajram Begaj. Në postimin e tij në Facebook, Meta ka publikuar një foto të familjes së tij, ku shkruan se ata janë më të bashkuar pas ditës së sotme. Postimi i Metës: Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja!

Read More