Author: tirana

Një debat me fjalë ka përfunduar në shkrepjen e armëve në Greqi, si pasojë e së cilës ëhstë plagosur në këmbë një 22-vjeçar rom. I riu u përfshi në një konflikt me një shqiptar në mes të rrugës Neroutsou në Sepolia, kur ky i fundit nxorri armën dhe e qëlloi në këmbë. Më pas autori është arratisur, por është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë, 22-vjeçari është transportuar me autoambulancë në spital, ku po trajtohet dhe është jashtë rrezikut, ndërkohë që policia ka marrë tashmë deklaratën e tij të parë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e sherrit.

Read More

Elon Musk ka mohuar pretendimet se ai ka pasur një lidhje me gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin dhjetorin e kaluar, gjë që dyshohet se çoi në divorcin e çiftit, sipas Daily Mail. Musk, 51 vjeç, postoi në Twitter një mesazh për të gjitha spekulimet se ai ishte ulur në gjunjë për t’i kërkuar falje Brinit në një festë në fillim të këtij viti, pasi themeluesi i Google mësoi për lidhjen e Musk me gruan e tij, Nicole Shanahan. Miliarderi shkroi në Twitter në përgjigje të një artikulli në Wall Street Journal që përshkruante sagën e ndyrë: ‘Kjo është absurde.…

Read More

Edhe pse bëri një deklaratë nga shkëllët e LSI-së që në orët e para të mëngjesit, Ilir Meta shkruan se nuk u kthye në seli për të marrë drejtimin e partisë, por për të çuar mesazhin e popullit të 2 marsit. Meta shkruan në Facebook: Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend. Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momenten, si dhe për…

Read More

Komisioni Europian ka miratuar përdorimin e vaksinës së lisë kundër lisë së majmunëve, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale, tha prodhuesi i ilaçeve nga Danimarka. “Komisioni Evropian ka zgjatur autorizimin e vaksinës së kompanisë për linë, Imvanex, për ta përfshirë në mbrojtjen kundër lisë së majmunëve”, në linjë me rekomandimin e vëzhguesit shëndetësor të BE-së, tha kompania Bavarian Nordic. Të shtunën, më 23 shkurt, OBSH-ja e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale. Nga lia e majmunëve deri më tani janë prekur 16.000 persona në 72 shtete të botës. Në BE që prej…

Read More

Pas valës të së nxehtit të javës së kaluar, disa zona të Mbretërisë së Bashkuar ka të ngjarë të preken nga shirat. Reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar të hënën, me stuhi të mundshme në pjesëm jugore të Skocisë dhe pjesën veriore të Anglisë, sipas mediave të huaja. Pjesa më e madhe e vendit do të përjetojë ndryshime të motit, me temperatura të larta dhe shi, ndërsa temperaturat në pjesën juglindore të Anglisë do të jetë kryesisht normale. Shumica e reshjeve do të jenë të lehta, por rreshjet me intensitet më të lartë…

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne, avokati Spartak Ngjela është fotografuar në ambientet e Prokurorisë së Tiranës. Ende nuk ka një informacion zyrtar lidhur me arsyen pse avokati ndodhet në Prokurori. Në media ka qarkulluar një informacion se Ngjela i është drejtuar institucioneve pasi rrezikohet me jetë. Për këtë, vetë Ngjela bëri një reagim në Facebook. Ai shkruajti më 14 korrik se nuk ka forcë që ta kërcënojë me jetë Spartak Ngjelën. “Komedi. Ka disa portale që kanë shprehur si lajm që unë, Spartak Ngjela, i jam drejtuar shtetit për ndihmë se rrezikohem me jetë. Hahahahaha! Ta dinë mirë ata që…

Read More

Nisur nga problemet me platformën e-Albania, Ministria e Financave ka një njoftim për bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave finaciare, ku informon se shtyhet depozitimi i pasqyrave financiare për në regjistrin tregtar. “Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar”. Njoftimi i plotë Njoftim për bizneset mbi afatin e depozitimit të pasqyrave finaciare. Ministria e Financave dhe Ekonimisë njofton se duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit…

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri tregoi se nga sot e në vijim, Majlinda Dhuka do të jetë Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Europian. “Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit”, u shpreh kreu i qeverisë. Kush është Majlinda Dhuka? Dhuka njihet si bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama që kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës. Së fundmi ajo ka mbajtur poste të rëndësishme në…

Read More

Hekuran Marku, ish-truprojë e Saimir Tahirit, në kohën kur drejtonte Ministrinë e Brendshme do të gjykohet në GJKKO. Në seancën e sotme gjyqësore, Gjykata e Posacme vendosi të kalojë për gjykim dosjen e dorëzuar nga SPAK e cila për kultivim droge në kuadër të grupit. Para trupës gjykuese Marku mohoi akuzat, duke kërkuar gjykim të shkruar. “S’kam lidhje me akuzat. Nuk kam kryer asnjë veprim të tillë. Kam qenë në ruajtje fizike të ministrit Saimir Tahiri dhe rregjistrat tregojnë lëvizjet e mia dhe që s’jam marrë me drogë. Kërkoj gjykim të shkurtuar, i ktheva nga Gjermania, ku jam I regjistruar…

Read More

Replikat mes Noizyt dhe Cllevios janë bërë edhe më të nxehta, pasi ky i fundit doli nga burgu. Reperi i njohur e akuzoi Cllevion duke e quajtur ‘pedofil’ dhe tha se e ka përdhunuar një 13-vjeçarem një ngjarje që bëri bujë të madhe në media në vitin 2014. Pak pas këtij postimi, Kllevio në një live në Instagram ka sqaruar se si është e vërteta e ngjarjes, duke thënë se vajza që ishte e dashura e tij për një vit, aso kohe ishte 17 vjeçe e gjysmë, e jo 13 vjeçe. Fjala e plotë e Cllevios: “Që ta kuptoni, e…

Read More

Qyteti i Sidnej në Australi u mbulua plotësisht nga mjegulla gjatë kësaj të hëne. Ndërtesat historike dhe ikonike u mbuluan nga shtresa e hollë e bardhë duke dhuruar një pamje mahnitëse, sikur ishte një qytet i gjithi mbi re. Por jo gjithçka ishte pozitive, të paktën për banorët lokalë apo turistët. Linjat ajrore raportuan për një numër të konsiderueshëm të anulimit apo shtyrjes së fluturimeve nga aeroporti i Sidnej. Këto skena janë të përvitshme në këtë zonë të Australisë gjatë kësaj periudhe. Mjegulla ka filluar të humbasë dendësinë e saj dhe pritet një rikthim në normalitet gjatë ditëve në vijim.

Read More

Ministria e Mbrojtjes dhe dhënë detaje për situatën e zjarreve. Sipas të dhënave, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri. Sipas ministrisë, në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 315 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 36 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter. Deklarata e plotë: Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i…

Read More