Një 4-vjeçare është rrëzuar nga kati i dytë i banesës në fshatin Berdenesh të Sarandës. Gjatë rrëzimit, e mitura me iniciale A.N. ka pësuar dëmtime në kokë. Gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë. Ndaj do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Author: tirana
Lekë Prendi, 42-vjeçari i dënuar me 21 vite burg për vrasjen e priftit Gjovalin Prendi gjatë një grabitjeje autobusi në Kukës në vitin 2000, është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë. “Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, falë koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit: Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç”, njofton policia. Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar Prendin për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim,…
LockBit, një grup hakerash rusë, kanë deklaruar në një mesazh në ‘dark web’ se kanë vjedhur 78 giga bajt, të dhëna nga Drejtoria Italiane e Tatimeve përmes një programi ‘malware’ dhe ka vendosur një ultimatum prej pesë ditësh për pagesën e shpërblimit për kthimin e dokumenteve, skanimeve, raporteve financiare dhe kontratave. Ata kanë kërcënuar se së shpejti do të publikohen pamje dhe materiale të vjedhura, dhe nëse s’ka përgjigje, kërcënimi është publikimi i të dhënave të disponueshme. Policia postare e Italisë po heton për zhvatje dhe së shpejti do të dërgojë një kallëzim në Prokurorinë e Romës. Pierguido Iezzi, CEO…
Shumë VIP-a shqiptarë kanë zgjedhur për pushime pikërisht Mykonos, ishullin grek që është shndërruar në destinacionin e të pasurve. Në këtë ishull pak ditë më parë kaloi pushimet edhe pronari i Teslas, Elon Musk. Por edhe disa VIP-a shqiptarë e kanë zgjedhur Mykonos për të pushuar. Afërdita Dreshaj – Modelja ndodhet në Mykonos me bashkëshortin Jakub Kindl, ku kanë festuar dhe ditëlindjen e saj. Në një nga postimet në Instagram, Afërdita u shfaq e veshur me një fustan të bardhë dhe shkroi se kjo ishte pamja më e bukur për ditëlindjen e saj. Alesia Bami – Prezantuesja ka pak ditë…
Gazetarja Klodiana Lala ka folur sot lidhur me situatën e krijuar nga ngjarjet kriminale në vend. Ajo u shpreh në “News24” se fshati Nikël është një bazë e vrasësve me pagesë dhe Shqipëria e Mesme aktualisht një pikë shumë e nxehtë, ku do të vijojnë të lahen hesape mes bandave, në një kohë që Elbasani ka rënë në qetësi. Duke folur për masakrën e Fushë Krujës, gazetarja e cilësoi si ‘pika e vlimit’, ndërsa shtoi se tashmë ka nisur lufta mes grupeve kriminale. “Tek masakra e trefishtë kishin përdorur armë e kalibrit të sofistikuar qe përdoret nga forcat speciale, dyshohet…
Eduart Seitaj do të jetë drejtori i kabinetit gjatë presidencës së Bajram Begajt. Këtë e ka bërë të ditur paraardhësi i tij, Edmond Panariti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”. “Pas një viti e gjysmë Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi. Faleminderit President Meta”, shkruan Panariti krah fotos. Seitaj ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, kur ajo drejtohej nga Edmond Haxhinasto.
Nga Beti Njuma Thashë të bëhem pozitiviste e ta qëndis një status për Vlorën e bukur. Pastaj kalova te Lungomare dhe u bëra pishman. Lokalet përgjatë rrugës, në një garë të çmendur me volumin e tallavasë të çojnë në depresion. Ndotja akustike është e padurueshme dhe shndërrohet në një beteje cingërritëse notash që përplaset nga kafeneja në kafene. Nuk pi dot diçka e nuk shkëmben dot dy fjalë pushuesi i gjorë se zhurma të buçet nga të katër anët sipas oreksit të pronarëve që kujtojnë se sa më lart ta ngresh (volumin) aq më shumë klientë mbledh. Krejt e kundërta…
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Lezhë dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin: -E.(I).M. 47 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. “Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin qarkullonte në qytetin e Laçit. Pas ndalimit dhe kapjes së tij, është testuar me pajisje alkool-testuese ku ka rezultuar se 47-vjeçari e drejtonte…
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka paralajmëruar drejtuesit e Policisë së Shtetit në qarqet e zonave bregdetare se “do kenë punë me të” nëse lejojnë muzikën pas orës 11 të natës gjatë javës dhe motorat e ujit që rrezikojnë pushuesit.Ministri Bledi Çuçi theksoi se s’do ketë tolerime nëse ata nuk e marrin seriozisht këtë punë, do i thënë se “do përgjigjen personalisht”.“Siç ndodh zakonisht dihet që kulmi pritet në muajin gusht. Pavarësisht se kemi bërë përmirësime të shumta nga vitet e kaluara sërish po shohim fenomene që kurrsesi nuk duhen toleruar. Siç ndodh zakonisht dihet që kulmi pritet në muajin…
The Economist/ Që nga viti 1816 janë shënuar 50 viktima në ditë nga luftërat. Lufta e Rusisë në Ukrainë është shumë më e përgjakshme. Bill Burns, drejtori i CIA, Richard Moore, shefi i mI6(inteligjencës amerikane) dhe Mikk Marran, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Estonisë, kanë deklaruar se rreth 15,000 rusë kanë vdekur që nga 24 shkurti – një normë mesatare prej më shumë se 100 të vrarësh në ditë. Zyrtarët ukrainas nga ana tjetër thanë se numri i viktimave ka qenë i ngjashëm ose mbase më shumë. “Ajo që mendoj unë është që numri i viktimave do…
Ukraina shpreson të rifillojë eksportet e drithërave nga portet e saj të Detit të Zi këtë javë në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB që synon të lehtësojë mungesat globale të ushqimit. Zyrtarë të lartë të qeverisë thanë në një konferencë shtypi se shpresonin se dërgesa e parë e grurit sipas marrëveshjes do të ishte nga porti i Chornomorsk këtë javë dhe se dërgesat mund të kryheshin nga të gjitha portet e përfshira në marrëveshje brenda dy javësh. Ministri i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov tha se nuk kishte kufizime se sa grurë mund të eksportohej sipas marrëveshjes së arritur…
Marrëdhënia e çifteve të zodiakut të mëposhtëm, jo vetëm që nuk do të jetë idilike, por do të bëhet vërtet e padurueshme. Secili prej tyre do të nxjerrë në pah veten e tij më të keqe, por në të njëjtën kohë, për shkak se janë të mbërthyer së bashku, nuk vendosin të ndahen, duke lënduar kryesisht veten e tyre. Cilat janë tre çiftet e zodiakut që nëse janë në një lidhje do të dështojnë? Virgjëresha + Binjakët Virgjëresha është praktike dhe realiste dhe Binjakët janë të lehta dhe gjithmonë në lëvizje. Të dy janë mjaft inteligjentë dhe vlerësojnë aftësitë mendore të një…